Qershori është afati përfundimtar që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të mbyllë vlerësimin për 24 kandidatët që synojnë të jenë prokurorë të posaçëm në strukturën “SPAK”.
Për këtë arsye njëkohësisht edhe organet e Vettingut kanë nisur kontrollin me prioritet të kandidatëve për në “SPAK”.
Në media po shkruhet gjerësisht për tre nga pretendentët që synojnë të bëhen prokurorë që do të hetojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.
Njëri nga garuesit për në SPAK, Shkëlzen Cena, prokuror i caktuar së fundmi në kryeqytet.
Atij i kaluan në sitat e vettingut të tre komponentët.
Siç rezultoi nga hetimi administrativ kandidati i SPAK kishte probleme me pasurinë, pasi nuk justifikonte blerjen e një banese në Kukës nga prindërit e tij që sipas komisionerëve nuk kishin të ardhura.
Cena rezulton se jeton me qera në kryeqytet, por komisioneret sollën si gjetje faktin se për disa muaj ai nuk kishte paguar qera tek shtetasi me inicialet G.B. dhe se së fundmi paguan një shumë minimale.
Prokurori Cena pretendoi se kërkon ta blejë këtë shtëpi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi pikëpyetje edhe për pastërtinë e figurës përsa kohë Drejtoria Speciale e Informacionit të Klasifikuar kishte raportuar se për një person të dënuar më herët për kontrabandë në Kukës, Prokurori nuk e kishte referuar dënimin penal për të në një dosje të dytë.
Shkëlzen Cena deklaroi se ai vetëm sa kishte lexuar pretencën në këtë rast, pasi sipas tij hetimi ishte zhvilluar nga një prokuror tjetër.
Ndërsa të enjten, do të dalë në vetting prokurori Eneid Nakuçi, që synon të jetë prokuror i SPAK.
Nuk dihet nëse Nakuçi i plotëson apo jo kushtet dhe për këtë do jetë KPK, që do japë verdiktin.
Edhe kandidati tjetër për SPAK, Edvin Kondili do të përballet me vettingun në të njëjtën ditë. Deri më tani nga garuesit për në Spak janë konfirmuar prokurorët Dritan Prençi, Arben Kraja dhe Donika Prela, të cilët sapo morën kartonin jeshil nga vettingu, shfaqën interes për të qenë pjesë e Spak.
Të tjerët mes të cilëve edhe 13 prokurorë të Krimeve të Rënda, dorëzuan kandidaturat dhe tani presin gongun e vettingut që për shumë prej tyre do të jetë një provim i vështirë. Jo vetëm për shkak të standarteve të vettingut, por edhe për shkak sepse synohët që në Spak të shkojnë më të mirët.
l.h/ dita

Lerini furcet .Nuk ka rendesi kush vihet si prokurore ne SPAK .Kete po e ben Amerika ,rini rehat ,edhe nje top m.t te lini prokurore te SPAK do behet puna. FBI i ka te gjitha pislleqet e kesaj bande komuniste ,qe nga 91 e deri me sot ,ciper tavolines ,vetem eshte ceshtje kohe . Kini besim tek Amerika dhe Gjermania o kokpalare popull.Ditet e mira do vijne per ne kokplaret e mjere.
Shkelzen Cena eshte nga kriminelet e Prokurorise.Ka bere masaker Ne Kukes me kosovaret duke ju marre miners euro.Minimum I ai duhet the jete Ne burg.Eshte edge nje komunist extrem.