Ne një sallë gjykatë që duket se sapo ka hapur serialin e të penduarve të SPAK-ut, Euglen Halili rrethohet nga policë të maskuar që e mbulojnë me trup.
Detyra e tyre është t’i garantojnë moment pas momenti jo vetëm jetën, por edhe që fytyra e tij të mos shfaqet askund. Pasi u zbulua nga një gjurmë AND-je, Halili i tregoi SPAK-ut se si u përfshi në vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe të Regis Runajt të kerkuara nga i arrestuari Erjon Alibeaj, të cilit më herët i ishte vrarë i vëllai.
I riu nga Gjinari thotë se u pajtua nën ndërmjetësimin e të akuzuarit Xhuliano Hoxha me premtimin se do të fitonte shumë para, ndaj dhe ai nisi gjurmimin e viktimave. Për Ramazanin, ai e ndoqi ditë mbas dite dhe e priti kur viktima bënte palestër, kurse per Runajt ishte marrë porosia që ai të qëllohej brutalisht me thikë siç edhe u masakrua.
Duke ndjekur gjurmët e italianëve që nisën goditjen e organizatave mafioze përmes rrëfimeve të të penduarve, sot në Shqipëri numërohen 12 të penduar që kanë deklaruar krime nga më monstruozet, porosi droge dhe eliminime grupesh. Por ndërkohë, ndonëse po përpiqet SPAK nuk po ia del të bëjë të penduar persona të lidhur me të korruptuar të nivelit të lartë , pavarësisht aksioneve në fushën e tenderave dhe koncensioneve.
Duke nisur nga të penduar si Aurel Lazaj që dërgoi në burg kapo të droges, Ervis Bardhi që foli për grupin e Çapajve, Ernejt Shyti që rrëfeu vrasjen e Behar Sofisë apo Luftar Reçi, lista e të mbrojturve nga shteti pas fjalës së tyre është e gjatë, mbasi aty përfshihen edhe të afërmit e tyre. Të tjerë në burg si Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj po zbërthejnë çështje të krimit të organizuar nga jugu në veri, ashtu si dhe një i dënuar tjetër që siç raporton Top Channel, u është dorëzuar ftesa për pendesë dhe rrëfim mbi dy krimet më të bujshme në Shqipëri.
Dy prokurorët e SPAK kanë larguar familjet drejt Italisë të pesë të penduarve që gjenden në Itali dhe që zbërthyen çështje të kultivimit të drogës.
a.m/dita
Emrat real të penduarve nuk duhet të dalin në MEDJET e Saliut 99 %.Por me iniciale.Kjo dëmton familjet e tyre dhe zbërthimin e krimit 32 vjeçar në Shqipëri.
-Duhet të ketë shumë të penduar edhe për politikanët,sidomos nga PD+LSI që nga 1992,por SPAK nuk do i arrestoi kurrë,pasi është i kapur nga Sb& Im.Faktet për Sb i ka dhënë DASH,por SPAK bën sikur nuk i di.Kjo është e tmerrshme.
-Mallkimi nënave shamizeza të 21 janarit,Gërdecit,96,97,98,011,etj tashmë do të bjerë mbi SPAK që nuk po vepron nga frika,kur S.Berishës po i bien dhëmbët e shlqyerjes së gjahut 30 vjeçar ..kush i del kundër përfshi SHBA+BE(PPE),popullit,Drejtësisë.
-Në kushtet që Sb ka kapur drejtësinë 90 % që në 92 dhe të medjeve mbi 98 % që në 2005..Sb kërkon revolucion,Destabilizim në zbatim të kërkesave të agjenturave të huaja..Si agjent i shumfisht që është që në vitet 1968,1970..e në vazhdim.
Per korrupsion do te kete te penduar kur zyrtaret te mos denohen nga 2 vjet si Tahiri apo Zv ministrja Voda me me pak se 1 vit , ja kjo eshte drejtesia qe denon 3 vjet ata qe “vjedhin ” energji elektrike me vlere 3 mije lek ( ne te shumten e rasteve jane fakire qe nuk kane mundesi ie paguajne dhe jo se duan te vjedhin ) pra 1 vit per 1 mije lek ndersa PUSHT etaret qe vjedhin miljarda denohen me afate qesharake dhe kjo i ben ata qe te shtrengojne dhembet per pak kohe , sepse pas kesaj ata do te jene te lumtur te gezojne baterdine qe na kane bere , prandaj duhe te ndryshoje ligji per denimet e zyrtareve te korruptuar dhe keto denime te jene drastike deri ne sekuestrim te pasurise qe ata te bejne te penduarin ndryshe do te denohen disa roje te deres se ministrive ndersa kupola e korrupsionit do te vazhdoje te tallet me ne qe vidhemi ore e minute
Po’ mes Prokuroreve ,perfshi dhe ASPAK,Ka ndonje te penduar?vetem atehere do Dale ndonje deshmi per korrupsionin
Ha-ha-ha, 12 apostujt e penduar te krimit permbushen detyren e SPAK-ut! Tashme ata te tjeret le te flene rehat! Deshirat e miqve tane u realizuan, po ashtu edhe tonat, te antishqiptarve, -tallja e menderes me kete milet!