SPAK konfirmon nisjen e hetimit për prishjen e Teatrit Kombëtar

J L

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmon nisjen e hetimeve për prishjen e Teatrit Kombëtar.

SPAK është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020.

Konfirmimi për nisjen e hetimeve ka ardhur pas një përgjigjeje që SPAK i ka kthyer Partisë Demokratike, ku autoriteti i lartë thekson se po hetohet sipas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

Ndër të tjera, bëhet me dije se dhe kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal.

“Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithë anshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informoj në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Ndërkohë, në fillim të muajit korrik Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ndërtimin e teatrit të ri deri në zbardhjen e plotë të vendimit.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb të dielën në 17 maj të 2020 në orët e para të mëngjesit. Aksioni i IMT u ndihmua nga forca të shumta policie, të cilat përdorën dhe dhunën për të nxjerr protestuesit nga godina. Pas shembjes së godinës së teatrit nisën protesta dhe rezistencë nga Aleancapër Mbrojtjen e teatrit të cilat janë mbështetur dhe nga opozita.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Cfar kuptimi ka nji Loje t tille kjo Tallje
    me Drejtesine ,

    qe qellimishte nxit kaosin dhe saboton punen normale te
    institucioneve Kompetente dhe Shtetit vet ,

    kur te gjithe dijme ,se kundershtimi i saj ishte veper e Opozites
    dhe se Problemet e Shqiperise dhe shqiptarev eshte Lufta ndaj Korruposionit brenda vet Drejtesise dhe Krimit te Organizuar nga Vilat e Lalzit ,

    jo zhurma e Pordheve alla Spak ne Krevatin e saliut dhe ilir mutes !

    Kush Kontrollon punen e seriozitetin e Spak ?

    Gjithcka jashte Kontrolli ne bvendin tim .
    Bandat e Lalzit kane marre Peng gjithcka !

  • Bravoooo, bravo, bravo SPAK! Gjithnjë e më shumë po bëhesh ASPAK.
    Në vend që të merreni me kriminelët, me ata që populli i dëshiron brënda mureve të burgjeve, ju merreni me mure tallashi të kohës së Benitto Musolinit.
    Sa qesharakë që jeni bërë!

  • SPAK po e verteton vehten se kush eshte, thjeshte nje bisht i drejtesise se vjeter, por e mbushur me njerez akoma me te paafte dhe te korruptuar nga politika dhe krimi. Me te drejte shkruante nje kolek para ca kohesh dhe paska patur te drejte, po vertetohet:

    Dëgjojmë çdo ditë në media apo në “tribunën e popullit”, e cila ka vite që është kthyer në tribunë
    hajdutësh me kollare, rreth aferave korruptive në CEZ-DIA ku janë përfshir ujqërit e mëdhenj të
    korrupsionit Berisha-Meta, rrugës kombit, konçesionet në mjekësi, në ushtri, PPP e ndryshme,
    inceneratorët, shitja e detit apo pasurive publike, për vilat e politikanëve, etj., janë aq shumë sa ata
    vetë që i kanë rregulluar me dorën dhe për interesat e tyre i kanë harruar tani, ku njëra palë bënë
    sikur akuzon tjetrën, sidomos në periudha zgjedhjesh, por vjedhjet janë me miliona Euro dhe
    drejtësi nuk bëhet. Kapet ndonjë makinë e mbushur me Euro, apo kontejner me banane dhe drogë,
    etj., dhe drejtësia dënon vetëm fukarenjtë që transportojnë ato dhe jo politikanët në krye të tyre.
    Ata konsiderohen vijë e kuqe për drejtësinë. Denoncohet korrupsioni në naftë, në minierat e
    kromit, bakrit, etj., që janë një burim i fuqishëm të ardhurash për ekonominë dhe drejtësia, e re
    apo e vjetër, bënë sikur heton ndonjë cironkë të vogël që ka ngecur në vrimat e rrjetës, e trajton
    si një rast sporadik, të shkëputur, por jo peshkaqenët e mëdhenj brenda saj, ku përfshihen
    politikan të rëndësishëm, qeveritar dhe drejtues në nivele të larta, që dihen mirë kush janë, ata
    vazhdojnë vjedhjen pa ju trembur syri, hetimet zgjaten pa fund deri sa të harrohen dhe çështjet
    mbyllen. SPAK nuk duhet ti hetoj këto si raste të veçuara por duhet të shkoj deri në origjinën e
    tyre, ndryshe kalbësira ngelet brenda dhe plaga nuk shërohet kurrë por vetëm agravohet. OFL e
    famshme që krijoj qeveria është thjeshtë një mjegull për të manipuluar BE, SHBA, dhe indirekt
    të justifikoj mosveprimin e SPAK, se gjoja korrupsioni po luftohet dhe këta janë ata qafirët e
    korruptuar në Shqipëri. Një politikë fëminore, por me qitje të largët, që vetëm korrupsionin nuk
    ndëshkon. KPK dhe KPA i përjashton gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi i kalbur
    i drejtësisë, ndërsa shteti i jep liçencën e avokatit që të mbrojnë para kolegëve të tyre hajdutët
    dhe kriminelët, ndërsa presidenti dhe parlamenti bëjnë lojëra me zgjedhjen e anëtarëve në
    organet e reja të drejtësisë për të futur në to njerëzit e tyre të korruptuar. A janë këta avokat
    pjesë e sistemit drejtësisë? Nuk merret vesh se ç’bëhet, një organizim i ç’organizuar, që bëhet
    në unison nga të gjithë palaçot e politikës, ku qëllimi i përbashkët është vjedhja e pasurive dhe
    mbrojtja e tyre, ndërsa populli shpreson për drejtësi.
    Fukarallëku i madh që ka mbërthyer popullin dhe degradimi i gjithë ekonomisë është i lidhur
    vetëm me vjedhjet dhe konçesionet korruptive të burimeve natyrore dhe përgjegjës direkt janë
    qeveritë e drejtuara nga partitë kryesore PD-PS-LSI. E

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *