SPAK mbyll hetimet, Blendi Teta shkon në gjykatë për vrasjen e Santjago Malkos

Ornela

SPAK ka finalizuar hetimet në lidhje përfshirjen e Blendi Tetës në vrasjen e Santjago Malkos më datë 27 gusht të 2019-ës në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Tashmë dosja është dërguar në gjykatë, ndërsa prokuroria ka si të dyshuar kryesore klanin Duka në Tiranë.

Dyshohet se Teta pati rol në mbajtjen nën vëzhgim të Malkos dhe fshehjes së gjurmëve të autorëve.

Fillimisht Blendi Teta u hetua për “moskallëzim krimi“, por hetimet më të fundit rezultojnë se, Blendi Teta ka qenë në dijeni për atentatin ndaj Santiago Malkos.

Malko ka lëvizur pasditen e atentatit nga spitali i pediatrisë drejt rrugës Xhanfizë Keko, pasi atje kishte djalin të sëmurë dhe sipas prokurorisë, ka qenë pikërisht Blendi Teta me makinën e tij që ka ndjekur objektivin nga spitali drejt vendit ku u krye dhe atentati.

Gjithashtu edhe personat e shpallur në kërkim akuzohen për veprën penale “vrasje me dashje në bashkëpunim“, “armëmbajtje pa leje” gjithashtu dhe “krijimin e grupit të strukturuar kriminal“.

Prokuroria thekson në dosje se grupi kishte planifikuar deri në detaje ekzekutimin e ish-policit.

 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Zonja Kim, Ambasadore e nderuar e SHBA,lutemi nder-
    hyni te SPAK-u se po degjeneron ne ceshtje krejt ordine-
    re ! C’i duhet SPAK-ut me Blendi Teten ?! Nderkohe qe
    “Peshkaqenet e Medhenj” I njohin I madh e i vogel ne
    Shqiperi ?!
    Kupola politike shqiptare, enkas e ka mbushur SPAK-un
    me ceshtje kaq ordinere sa qe ky SPAK qellimisht merret
    me to sepse me sa duket ka frike te merret me “Peshka-
    qenet e Medhenj” ! Ky perben nje turp dhe njolle qe nuk
    do t’i hiqet kurre SPAK-ut nga opinioni publik shqiptar ….!
    Nese she vertete kane kellqe ata “spakiste” mos e anashkalojne gjyqin e Izet Haxhise, I cili perben kycin e
    “arte” per te nxjerre ne drite tere tragedine shqiptare te
    ketyre 30 vjeteve ! Tragedia e “Makbethit” me vrasjet, ajo
    “Otellos” me intrigat dhe tragjedia “Hamlet” me pabesite
    do te eklipsoheshin nga ngjarjet dramatike shqiptare te
    ketyre 3 dekadave te sundimit te anarkizmit ne Shqiperi,
    i amalgamuar me mbeturina te theksuara te bajraktariz-
    mit verior e jugor, qofte Ai I Vicidolit apo Ai i Cepanit, te
    cilet i kane shume borxhe popullit shqiptar dhe qe duhet
    t’ja shlyejne sa me pare. I vetmi autoritet qe mund ta coje
    deri ne pasojat e fundit Reformen ne Drejtesi eshte moni-
    torimi I drejtperdrejte nga SHBA dhe ven Ja mbi tavolinen
    e SPAK-ut emra konkrete te “Peshkaqeneve te Medhenj”.
    Thjeshte te ndiqet “Modeli Panamez” me Noriegen…! Dhe nese “kaposhet”politikane shqiptar nxjerrin nga “syn-
    dyqet” “armet e tyre te ndryshkura donkishotiane” atehere aty shqiptaret Kane NATO- n e cila duhet te
    zbrese ne fushe per te vendosur rregullin dhe Drejtesine.
    Mafia shqiptare duhet te shpartallohet,Zonja Ambasadore
    dhe kete mund Ta beje vetem vendi Juaj i madh dhe i
    LAVDISHEM……!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *