SPAK mbyll hetimet, ish-kryeprokurori Llalla shpallet i pandehur

Leda Hysa

Ish kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pasi ka përfunduar hetimet paraprake, i ka komunikuar Llallës akuzën e ngritur ndaj tij.

Shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal”, thuhet në reagim.

NJOFTIMI I PLOTË

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish – Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

 

 

l.h/ dita

Share This Article
12 Comments
  • Ketij kelyshi te Saliut ti lexohet mire neni i shperdorimit detyres
    duam per kete palaqo 25 vjet burg
    dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive
    Saliut po i rrjedhin ushtaret
    tani radha e tradhetareve te atdheut dyshja Berisha Meta

  • Mbi te rendojne nje mal me shkelje te ligjit, qe ja bejne muuuuu, aSPAK-u mezi e gjeti nje te vetme per te bere adetin dhe qe te laje gojen!? Do te behet gjyqi dhe si perfundim, per shkelje administrative do te paguaj nje gjobe!? Me pas, ashtu si edhe hajduti Fullani, Tiku do te kerkoje pafajsi dhe si rezultat, rikthim ne detyre dhe demshperblim 500 mije Euro per trubullim gjaku! Dhe shteti pa hezitim ka per ta demshperblyer .me dhjete fishin e asaj gjobe qe i kerkon.

    • Sipas akuze qe kemi lexuar keti ja kan hequre pjeset me te rendesishme te krimeve qe ka bere.
      I kan len vetem parat qe i jan gjetur ne Gjermani.
      Keshtu qe sic duket do ta kaloj lehte vetem gjyq sa per sy e face.
      Ne se ndodhe keshtu(qofsha i gabuar) athere SPAK dhe ne pergjithsi reforma ne drejtesi po vdes pa lidur.!

  • Hajt past’ komën e mbarë!
    Ka interes e behet bashkepunetor i drejtesise (pasi t’i merret pasuria dhe te lihet vetem me breke)

  • He he he heeeee

    Donte me bo karshillik Bosit ky Katunari !!!
    Berberi nuk eshte dukur fare ne selamet por ketij do ti iki bibilushi.
    Prandaj tundte pas kurrizit flamurin amerikan ai tjetri ne miting dhe “nuk e kishte vene re” bashke me 200 petritat albo-amerikane me bilete avioni te paguar.

  • Po pronat me se i bleu, me para te pista, nuk eshte pastrim parash? Sa e sa dosje ka lene pa hapur te hajduteve miq te tij? Nuk ka nen per kete. O Spaku mbani drejtesi se meqe bota rrotullohet se mos ju vjen radha juve.

  • Duhet te shpresojme ne drejtesine qe do vere SPAK. Ky eshte fillimi. Me pas rradha e politikaneve qe e kane delendisur kete vend ketu ku jemi sot. Me mbeshtetjen e USA do vendoset drejtesia. Sa me pare drejtesi dhe te rinjte qe jane e ardhmja dhe motorri i ekonomise ta mendojne te ardhmen ne Shqiperi e jo te punojne jashte per te tjeret.

  • Nuk u tregua profesional,por edhe burreror kur deklaroi se ambasadori i USA i ka kerkuar te arrestoje berishen e meten. Edhe se ambasadori i paska nderhyrje per nje çeshtje te nje kompanie amerikane per ta mbyllur. Nuk besoj se ambasadoret aq me teper i SHBA i paska hyr mik Llalles per te mbyllur nje ceshtje. Pastaj ambasadoret e huaj edhe interesohen per shtetasit e tyre por kjo nuk ka pse te trajtohet si nderhyrje. Ato dekkaratat politike te nje prokurori ne detyre ishin te renda per postin,e cilesoi ambasadorin sorosian. Po kete ambasadoren e re qe e solli Trump ne cilin krah do e vendosin, antisorosian.

  • E turpshme!
    Poshteruese!
    Ka njerez qe nuk dine se ku jane kockat e prinderve te tyre, si femijet e Remzi Hoxhes,
    Ka 50000 te masakruar qe do te shtohen qe nga hapja e qellimshme e depove ne 1997,
    Ka nena qe kane humbur femijet e tyre ne Gerdec nga shkerdhenet qe shellehen ne luks,
    Ka njerez qe kerkojne drejtesi per te pushkatuarit e 21 janarit,
    Ka nje serial killer, hajdut dhe nga njerezit me te pandergjegjshem te historise politike shqiptare, qe ka lare vendin me gjak, djegur dhe hedhur ne humnere dhe drejtesia e re ka te vetmin hall te denoje nje vegel mediokre, pse i prishi humorin ambasadorit amerikan pas nje zenke ordinere!
    Duket se pronaret e rinj duan te japin nje mesazh popullit shqiptar, se kush e krruan me ne dhe interesat tona ketu, i keputet koka.
    Me koloni e perdhunuar se kaq?
    Po ambasadorin amerikan do ta hetoje njeri per shantazh kunder hetimeve te gllaberimit mafjoz te sektorit strategjik te naftes dhe aktivitetit kriminal te Bankers Petroleum?

  • Akuza duhet të fillonte me rezultatet e kontrollit në fallsifikimin që z. Llalla përdori për Deftesën e vet
    të Maturës, pastaj të vazhdonte me rezultatin e kontrollit të pasurisë së tij , dhe në fund me rezultatet e kontrollit të vendimeve që ai ka dhënë për çështjet e nxehta ku Ai ka përdorur autoritetin e vet si K.prokuror .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *