SPAK nis procedurat për ngritjen e sektorit të hetimit financiar, një nga armët kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, përmes goditjes së pasurive. Hetuesit duhet të heqin dorë nga privatësia, të lejojnë kontrollin e komunikimeve dhe llogarive bankare, si dhe duhet të kalojnë vetingun e pasurisë dhe kontrollit të figurës
Në raportin e veprimtarisë vjetore të referuar në Kuvend për vitin 2021, SPAK paralajmëron se do të intensifikojë goditjen korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet gjatë vitit 2022. Në kuadër të këtij objektivi, me urdhër të kryetarit Arben Kraja, në SPAK kanë nisur procedurat për konstituimin e sektorit të hetimit financiar në SPAK, një nga sektorët më të rëndësishëm për goditjen e krimit dhe korrupsionit, përmes pasurisë. Parashikohet që të rekrutohen si pjesë të kësaj strukture 8 hetues financiarë. Hetuesit do të kryejnë një verifikim dhe analizë të mjeteve financiare të personave që do të merren në hetim nga SPAK, për korrupsion, pastrim parash apo anëtarë të grupeve kriminale.
Hetimet financiare do të behën për llogari të prokurorit të SPAK që ka çështjen në hetim. Gjatë verifikimeve, hetuesit financiar, do t’i raportojnë prokurorit të SPAK rezultatet e hetimit. Ata do të dalin në konkluzion nëse një person nën hetim nga SPAK e justifikon apo jo pasurinë që posedon apo që e ka fshehur në emra të terë, në ç’masë e justifikojnë, sa është vlera e pasurisë dhe vlera e të ardhura të ligjshme. Ngritja e një kësaj strukture është një mesazh i qartë për protagonistët e korrupsionit dhe krimit, të cilët posedojnë pasuri me vlerë marramendëse.
“Sistemi përzgjedhjes së hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme është një proçes sfidues, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në procesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre që mbështet prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar sipas kompetencës lëndore të parashikuar në ligjin 95/2016”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Kandidatët për këtë strukturë duhet të plotësojnë disa kritere si, të jenë diplomuar për drejtësi, financë apo në fusha të tjera që lidhen me hetimin financiar. Të kenë eksperiencë punë jo më pak se dy vjet si oficerë të policisë gjyqësore. Duhet të hapin pëlqimin për kontrollin periodik të komunikimeve dhe llogarive të tyre bankare. Nëse kandidatët vlerëson si të mundshëm, ata do t’u nënshtrohen më pas 4 fazave vlerësimi, si kontroll të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, vlerësim me shkrim, intervistë me gojë, vlerësimin e jetëshkrimit etj. Afati i aplikimeve është deri në 12 maji 2022./Shqiptarja.com
a.m/dita

Edhe nje zgjatje tjeter kohe per te mos bere drejtesi.Sa kohe do nje “llogaritar” me laps e flete te bej dallimin e ndryshimit te pasurise te sejcilit(politikan e kujtedo)?E pas konstatimit,qe per shume vete behet me sy te lire,hetimi eshte dicka me e thjeshte.Po pati deshire e devocion per punen gjerat behen shume te thjeshta.
Von,shume von….Kjo strukture duhet te ishte ngritur paralelisht strukturave te tjera,paralel me SPAK.SPAK nuk ka dhene shpresa per drejtesi ne Shqiperi.Me keto ritme qe po punon ,hajdutet vazhdojne ti fshehin pasurite e grabitura…Ata po shijojne pasurite dhe pushtetin ne mes te “dites” dhe me karshillek…Rrenjet e korrupsionit jane ne personalizimin e pushteteve…Pa reforma Kushtetuese dhe zgjedhore ,nuk luftohet korrupsioni ne Shqiperi…Sistemi politik hibrid e ushqen korrupsionin…
SPAK llafeshumi e punepaku:
FILLOJENI ME PASURINE USD 200 MILIONESHTE TE EDI RAMES SE E KENI GADI TAZE FARE NGA RAPORTI ZYRTAR I OSBE-SE DO KOHE ME PARE
qe:
E rendit Kryeministrin tone si nje nga njerezit me te pasur te planetit, por qe Forbes nuk e fut dot ne listen e pasanikeve sepse pasuria e Edi Rames eshte grabitur nga taksapaguesit shqyptar pa asnje siklet nga ky bandit me pushtet
SI NJE REZIL I DREJTESISE DHE SPAK – UT TONE KOMBETAR
Saliu e ka permendur disa here kete pasuri hajnie te Edi Rames, por nuk i vjen zeri te thote se pas tij ne raportin e OSBE vjen emeri i tij dhe i Ilir Metes si dy pushtetare te korruptuar qe me hajduterine ndaj fondeve publike jane pengese e demokracise ne Shqypni
Vazhdoni me “struktura”zoterinj te privi-
legjuar ! Turp e di qe s’keni po frike nuk
keni qe nje dite te shkoni edhe ju ne REC si te korruptuar ne batakun e madh te Sali Vucidolit ! Mos i hidhni hi
syve shqiptareve me shpikje e stershpi-
kje por kryeni detyren coni para drejte- sise kryekriminelet e kryemafiozet e
Shqiperise : binomin Berisha- Meta dhe
pastaj merruni me “strutturat” tuaja qe
jane thjeshte sebepe. pretekste per te
shtyre qellimisht te cuarjes para Drejte-
tesise binomin e lartpermendur duke e
lene ate te organizohet ne luften don-
kishotiane kunder Aleatit Tone te Madh
Strategjik, SHBA ! Me sa po shikojme ne shqiptaret e zakonshem SPAK eshte
ne perkrahje dhe ne unison me Morta-
jen e Zeze Berishiane ! Koha do ta ver-
toje kete ! Prandaj ky SPAK duhet he-
dhur tej si i korruptuar deri ne gen dhe ne sherbim te padronit te tij , Sali Ram
Berishes ! Dje ishte nje lajm i mire per
shqiptaret: U qerua nga skena e Drejte-
sise, E. Ymeri, e cila diabolikisht perha-
alibine e “malokerise” nuk i shkoi per te
vetmin fakt se eshte e kirruptuar ashtu si klani i saj qe me aq zell i sherbeu deri
ne minutin e fundit : Sali Berishes Ilir
Floririt e klaneve te tyre ! Dhe pa pike
turpi del edhe ligjeron para mediave
duke e hequr veten “engjell” , te paster si qelibari ! Kjo genjeshtare e mashtru-
se ja hodhi nje here komisionit por nuk
ja hodhi Jonsonit ! Faleninderit, nje mije
here faleminderit Z. Jobson ! alphade