SPAK në dhjetor? Emërohen 8 të parët, tre kandidatë për drejtues

Leda Hysa

Pothuajse një vit nga çelja e procedurave për ngritjen dhe funksionimin e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi tetë prokurorët e SPAK.

Por dita e lindjes së SPAK do të quhet data 19, kur edhe pritet që prokurorët e emëruar të betohen para presidentit.

“Sot është dita e shumë pritur për të gjithë, emërojmë tetë prokurorët e SPAK”, ka thënë Gent Ibrahimi.

Por ndërkohë deri në datën 19 dhjetor, institucionet përkatëse kanë disa detyra shtëpie për të zbatuar që nga invertarizimi i dosjeve që do të presin ngritjen e SPAK deri tek vetingu ndaj administratës.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë çeli garën edhe për këdo nga tetë prokurorët që synon drejtimin e SPAK. Sakaq deri në 19 dhjetor do të shohim nëse do të ketë apo jo surpriza të tjera, sikurse si do të lexohet gjatë dekretit urdhëri i kushtetutës, që kërkon ngritjen e SPAK me jo më pak se dhjetë prokurorë dhe se a do të nxjerrë në kalendarin e saj KPK emrat e katër prokurorëve të tjerë kandidatë për SPAK që po presin vettingun.

Prokurorët që emërohen:

1. Altin Dumani,
2. Arben Kraja,
3. Behar Dibra,
4. Edvin Kondilli,
5. Elida Celami(Kaçkini),
6.Ened Nakuçi,
7. Enkeleda Millonai,
8. Klodian Braho.

Parashikohet të konkurrojnë për drejtues:

  1. Altin Dumani
  2. Arben Kraja
  3. Edvin Kondili

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *