Hetuesit e SPAK falënderojnë SHBA-në për dhuratën, ja si përgjigjet ambasadorja Kim

Leda Hysa

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i bën thirrje qytetarëve dhe politikanëve shqiptarë që të mbështesin SPAK-un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane bën me dije se programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re.

“Përgjatë muajve të fundit, anëtarët e SPAK kanë vijuar hetimet e tyre, duke shqyrtuar dhe ngritur çështje, gjë e cila pasqyron përkushtimin e tyre për ta bërë SPAK një forcë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksohet në mesazh.

POSTIMI I PLOTE I AMBASADES AMERIKANE:

Programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara në Ambasadën e SHBA në Tiranë vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re.

Gjatë diskutimit të tyre me Ambasadoren Kim këtë javë, anëtarët e SPAK thanë se dhurimi i kompjuterave portativë nga OPDAT do të përmirësojë aftësinë e tyre për të punuar në terren duke mbajtur kontakt sa më të pakët gjatë kësaj kohe sfiduese.

Përgjatë muajve të fundit, anëtarët e SPAK kanë vijuar hetimet e tyre, duke shqyrtuar dhe ngritur çështje, gjë e cila pasqyron përkushtimin e tyre për ta bërë SPAK një forcë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, janë kryer hetime proaktive mbi procedura penale të dyshuara për korrupsion.

Ambasadorja Kim nënvizoi se mbështetja teknike e OPDAT është vetëm një pjesë e mbështetjes së plotë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë dhe do të japë gjithmonë për SPAK dhe të gjithë sistemin e reformuar të drejtësisë. Ambasadorja nxiti të gjithë në këtë vend – qytetarë të thjeshtë, zyrtarë, politikanë, të gjithë – që të mbështesin SPAK-un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhës së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

l.h/ dita

Share This Article
11 Comments
  • Une, qytetari i thjeshte i Shqiperise dua ta mbeshtes me te gjitha forcat SPAK-un,por dua qe edhe SPAK-u te me degjoje mua kur ankohem apo denoncoj veprimet antilogjore dhe korruptive te pushtetareve te larte te ketij vendi te cfilitur per 30 vjet nga banditet politike ne bashkepinim me kriminelet irdinere,qe tani komandojne vendin!

  • Qe t’a mbeshtesim SPAK-un ju lutem te hapet nje faqe interneti ku qytetaret te denoncojne qeveritaret!
    Ndryshe do humbet besimi tek institucionet e reja!
    Pa informacion nga qytetaret nuk mund te kete sukses SPAK-u!
    Se kryeministri Rama na i ka mbyllur te gjitha rruget e ankimeve dhe denoncimeve,prandaj administrata publike eshte rrenuar dhe korruptuar!

  • Defiicioni SPAK eshte vertete ky ,

    por praktika dicka tjeter .

    SPAK = KAPS= SKAP

    Nqs kto te huaj medojn se jane iluzonist

    dhe kriminelat e si

    salih rrahma berisha ,

    lulezim muahmut basha ,

    ilir mazllum meta ,

    treshja terroristeve te Shqiperise

    po na i ndryshojne e paraqesin si

    Politikane te Ndershem ,

    gabojn !

    Shqiptaret i shikojne Politikaet ne Shqiperi me syte

    e tyre dhe jo te tjereve ,

    poashtu edhe PseudoDrejtesine qe i afrojn demagoget e huaj .

    Shqiperia nuk eshte Afrik e shqiptaret sjae as afrikan e as arabistan si do t’ju pelqente te hujave !

  • SPAKun do ta mbeshtesim kur te filloj tu tregoj dhembet politikaneve por me sa duket spak ka lindur pa dhembe dhe zonja ambasadore mos te beje sikur nuk e din se me cilet duhet te merret spaku megjithate le te shpresojm se do dalje ndonje prokuroj kok krisur dhe do jua tregoje se ku e kane vendin keta grabitqare 30 vjeqar.

  • Po po ja edhe SSSS PAK edhe nuk do te kete me korrupsion ne Shqiperi. Shoqja Kim vazhdon perrallen aty ku e la shoku Lu!

  • Baca @……..
    Doja tju thoja ,se nuk ka shqiperia as edhe nje prokuror koke krisur ,per te luftuar politikanet e korruptuar shqiptare ,mbare ku jane . Vetem Amerika mund ti urdheroje keta prokuroret tane , e as edhe nje shprese tjeter .Por koha do e tregoje ,e kjo do jete prova e zjarrit ,kush do e fitoje kete gare .Amerika ,apo do e fitojne banditet politikane mbare te keij tranzicionit te tej zgjatur post komunist ,ku qe te gjithe keta politikane jane kondra reformimit te drejtesise ,SPAK e BKH ..Te shohim ,shpresa vdes e fundit .
    Pershendetje nga une personalisht o Bace .

    • Pershendetje dhe ty Adih; komentet tuaja jane te vleshme per shqiptaret qe e kane kuptu se kjo kast politike eshte kolera e ketij vendi. Te pergezoj.!!

  • SPAKU-T I ESHTE VENE KAPAKU NE ZANAFILLE ME HETUESIN E ENVERIT NE KRYE TE TIJ!

    Po pse me disa kompjutere te vjeteruar portative do te harroni ju o zonja e nerume Kim hajdutin Bashkim Ulaj&Lukuni qe vodhi identitetin e firmave amerikane per te vjedhur dhe fallsifikuar fondet publike si “Derri ne Thes” dhe qe komandohet nga Kryehajduti Edvin Droga i George Sorosit qe vete OSBE-ja ja zbathi breket me nje deklarate publike do kohe me pare?

    apo:

    Me firmat mashtruese te ndertimit “Kastrati” dhe “Ndregjoni” oligarke te favorizuar nga Edvin Kaqoli qe kane lene ne Durres ne qiell te hapor me qindra familje kur termeti i shkaterroi plotesisht pallatet e tyre dhe qe nuk mbajne asnje pergjegjesi duke u justifikuar me argumenta qesharake dhe cinike tipike enveriste?

    CFARE SPKAU KARAGJOZ SI ESTRADE ENVERISTE ESHTE KY?

    O zonja e nerume Kim qe po ndjek rrugen e justifikimeve per lekat e hedhura badiava dhe pa kurfare rezultati, per te mbuluar deshtimin amerikan ne Reformen ne Drejtesi me recel enverist si ajo puna e ambasadorit te panerum Lu para teje dhe do kohe me pare?

  • Akoma besojne te ambasada e SHBA-se dhe Evropianet,se do bejne drejtesi politiko-hajduteria ne Shqiperi??? keta nuk tallen vetem me popullin,por edhe me ju znj.Kim…kane 30vjet qe vjedhin dhe vrasin,e
    ne funde mbrojne njeri-tjetrin..

  • Spak nuk eshte kerkund. Nese levdohet per cfare ka bere deri tani, mund te themi qe edhe ky institucion eshte palaçallëku i rralles, nje nga genjeshtrat me te medha, ne te cilen kam patur shprese edhe une. Amerika, me mire le te pranoje deshtimin. Le te pranoje qe Rama, Meta, Berisha e fituan kete “ndeshje” duke e kthyer spakun nje vegel qesharake. Pas spakut do te deshtoje e gjithe reforma ne drejtesi perfshire vetingun. Nuk kuptoj pse behet kaq e veshtire per ShBA te ndeshkoje shpejte, pa hezitim, 24 ore pas formimit te spak, kater çapaçulë ? Ka veshtiresi? Atehere me mire lereni fare sepse nese nuk i denoni, i keni shnderruar ne te “pathyeshem”. Ky eshte rast kur objektivi i arritur eshte krejt i kundert me synimin.

  • Drejtesia u vendos! Tashme i gjithe aktiviteti i zyrtarve te drejtesise ne kompjutera kontrollohet nga zyrtaret amerikane te drejtesise, dhe me gjithe kete drejtesi qe po ushtrohet ka mundesi qe shume shpejt te kapim qiellin e shtate, e te mos kemi me mundesi te kthehemi ne token tone!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *