Është publikuar drafti, në bazë të të cilit anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mendojnë të pikëzojnë dhe vlerësojnë 27 kandidatët për Prokurorinë kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, thënë ndryshe SPAK.
Në këtë projekt-rregullore të publikuar nga tch, diskutohet gjithashtu pjesëmarrja e monitoruesve nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët mund t’iu drejtojnë pyetje kandidatëve, e gjithashtu mund të marrin pjesë në çdo fazë të vlerësimit të tyre.
Por, një pyetjeje së cilës ende nuk i është dhënë përgjigje në këtë projektrregullore, është nëse duhet apo jo të marrin pjesë prokurorët e USKOK-ut në këtë vlerësim.
Në projekt-rregullore përmendet gjithashtu teknika e posaçme e hetimit, veçanërisht për hetimin e rasteve të korrupsionit në Shqipëri, si dhe vendimet e dhëna për rastet për kontroll banese, sigurim të provave përmes letër-porosive jashtë Shqipërisë, apo përdorimi i provave mjekoligjore të ADN-së.
Mënyra sesi prokurorët kanë marrë bashkëpunëtorë drejtësie apo kanë kryer përgjime elektronike gjatë hetimit të krimit të organizuar.
Një vend të veçantë zë hetimi për “çështjet e ndërlikuara”, kështu i quan Këshilli i Lartë i Prokurorisë ato dosje, ku subjekt i hetimit janë funksionarët e lartë publikë, veprimet e të cilëve kanë sjellë pasoja të rënda për pasurinë, jetën dhe shëndetin e shtetasve, apo sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të tyre.
Secilit kandidat do t’i shqyrtohen 5 dosje, thuhet në projekt-rregullore. Por përpara se të vlerësojë këto dosje hetimore, Këshilli do të konsiderojë nëse i përmbushin 27 garuesit për në SPAK kushtet minimale, e nëse konstatohet diçka e tillë do të shpallet skualifikimi i tyre, sikurse mund të ndodhë me dy prek kandidatëve që nuk vijnë nga radhët e prokurorëve.
Pas këtij momenti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë listën zyrtare të kandidatëve dhe do t’i kalojë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit emrat e prokurorëve që nuk i janë nënshtruar ende vettingut, për t’i shqyrtuar me prioritet. Më tej në projekt-rregullore thuhet se, nis vlerësimi i garuesve, ku mes të tjerash parashikohet edhe intervista me ta ballë për ballë, që do të zgjasë 10 minuta. E në rast se gjatë vlerësimit do të ketë pikë të barabarta, atëherë do të fitojë prokurori që ka më tepër vjetërsi në detyrë.
Si kritere vlerësuese do të mbahen parasysh kualifikimi i lartë i prokurorëve, aftësia e tyre për mbrojtjen e akuzës në gjykatë, integriteti, por edhe një raport që do t’i kërkohet Agjencisë së Pasurive të Konfiskuara, e cila duhet t’i referojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë histori suksesi të këtyre prokurorëve që garojnë për në SPAK.
o.j/dita

me kete ritem qe ka nisur SPAKU i bie qe andej nga viti 2030-2035 kur berishaleja te kete ngordhur dhe kur Xeni te dale ne pension te filloje punen..
.
me kujtohen ekspertizat e FBI qe erdhen me buje fix ne 1-vjetorin e masakres te 21 janarit dhe burri i shtetit i arvi-ziut fshiu menderen me to
.
me kujtohet dhe Vetingu i Lu-lit qe filloi ne 2014 dhe me budallai e di se ai po sherben si jelek anti-plumbi..
.
Do Amerika ..Europa dhe PS shpetimin e Shqiperise ??
.
Gjeja me e thjeshte ne bote>
.
Hapni RIGHT NOW rigjykimin e Izet Haxhise…..ballafaqojeni me Berishorrin dhe mbaron historia
.
Boll me keto mashtrime dhe hipokrizi kozmike.
.
Boll me letra higjenike per sekrecionet e Sali Bishes
Nji keshille!!!
Prokurorve deri te shtrohet rruga e ushtrimit te drejtesise te pa anshme duhet tu garantohet qetesia,jeta dhe gjithe familjes.
Kjo duhet te parashikohet edhe per cdo gjyqtar.
Mbasi deridiku shqiptaret jane dhe kamikaz.Kur te arrihet vertet drejtesi e shtetit shtet.Kamikazet rreduktohen dhe fusin veten ne thes.Iu iken zani dhe trimeria.
….BOLL NA CAVE TRAPIN @……
Me kenaqe te keqen e mendjes o i mjere, shejtan budalla .Ti shkruan Do Europa dhe Amerika e PS te rregullohet Shqiperia e tj .Te lutem mos e rrjeshto PS ,me Europen dhe Ameriken se le nam . Akoma nuk e ke kuptuar ,qe si PD LSI po ashtu edhe PS te dashur tende i kane hyre topet ne bark nga frika e SPAK.Nuk e pe dje ate Dilaverun nga Laci , ne proteste me tre tepsi . Keto te trete tepsive te Dilaverit jane ngjizur me spermen e PPSH . Ruhajna ment e kokes o zot ,pse ne ke puq me ….ri???
Pronencimi i Amasadores Gjermane sot si edhe ky shkrim per prokutorine e SPAK,,i kundervihet me te drejte opozites ,per te lene protestat farze , ta harojne RUSINE e PUTININ ,shqiperia eshte ne Europe dhe populli Shqiptar eshte me pro Amerikane ne GLOB. Koha dhe ora po ecen ne favorin e popullit te mjere e te neperkembur Shqiptar qe nga 45 e deri me sot :
….BOLL NA CAVE TRAPIN @……
Me kenaqe te keqen e mendjes o i mjere, shejtan budalla .Ti shkruan Do Europa dhe Amerika e PS te rregullohet Shqiperia e tj .Te lutem mos e rrjeshto PS ,me Europen dhe Ameriken se le nam . Akoma nuk e ke kuptuar ,qe si PD LSI po ashtu edhe PS te dashur tende i kane hyre topet ne bark nga frika e SPAK.Nuk e pe dje ate Dilaverin nga Laci , ne proteste me tre tepsi . Keto te trete tepsive te Dilaverit jane ngjizur me spermen e PPSH . Ruhajna ment e kokes o zot ,pse ne ke puq me ….ri???
Pronencimi i Amasadores Gjermane sot si edhe ky shkrim per prokutorine e SPAK,,i kundervihet me te drejte opozites ,per te lene protestat farze , ta harojne RUSINE e PUTININ ,shqiperia eshte ne Europe dhe populli Shqiptar eshte me pro Amerikane ne GLOB. Koha dhe ora po ecen ne favorin e popullit te mjere e te neperkembur Shqiptar qe nga 45 e deri me sot :
Forza soros