Partia Aleanca Kuq e Zi, doli në skenën politike Shqiptare, si një dallëndyshe me sqepin e patriotizmës, atdhetarizmës, bashkimit kombëtar dhe lirisë së individit. Këtë mision, e kopjoi, (për të mos thënë e vodhi), nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria”, e cila bëri një tubim me praninë e 70 shoqatave mbarë kombëtare, që denoncuan shitjen e 344km det, shtetit fqinjë, Greqisë. Në këtë tubim, u shfaqën dhe “Kreshnikët”, me dëshirën për ta përshëndetur këtë tubim, si një shoqatë me profil kombëtar. Më kërkoi mua fjalën që e drejtoja këtë tubim, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës “Labëria”, që ja respektova kërkesën. Pa bërë shumë histori, kjo lëvizje më vonë u shndërrua në parti, e quajtura Aleanca kuq e Zi. Me slogane kombëtare, patriotike, me denoncime ndaj pushtetit dhe sulltanatit të tij, filloi të hedhë shtat, të rritet, të shtohet, e të besohet, se do sjellë pranverën e politikës shqiptare. Duke vënë në piramidën e partisë, Myslym Pashain, njeriun që denoncoi publikisht me argumenta shkencore tradhtinë shtetërore, që shitën territore neozogistët e rinj, jo më si më parë nga toka, por nga deti, misioni i saj u bë më i besueshëm. Në sfondin e këtij misioni, më tërhoqi edhe mua, si përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”. Deri këtu s’ka asgjë të pa moralshme.
Por, me kalimin e kohës, pehlivani i kreut të partisë, Kreshniku, filloi të zbatoi strategjinë për misionin që kish marrë përsipër nga tutori i tij, patriarku Berisha. Nuk përfillte më as kolegët e tij dhe as mendimin intelektual. Krijoi një grup klientelistësh që i përdorte për ti prirë përpara në tubime. Për tubimin që organizoi me rastin e 7 Prillit, i mbytur në dëlirin e madhështisë, e kompozoi vetë skenarin dhe nuk pranoi asnjë korrektim kur u diskutua në sekretariat, duke u sjellur me arrogancën lilipute, që e karakterizon. Doli para turmës minore, me një pamje madhështore, i pa shoqëruar, nga asnjë nga figurat kryesore të partisë. Kjo sjellje, ra për keq në sytë e shikuesve, dhe u komentua gjatë, kur kryetari i partisë, parakalonte përkrah kuajve. Një butafori diabolike. Dokinshotizma, anakronike. Ndaloi para kryeministrisë, me taborin e tij në krah dhe aty mbajti një fjalim se si do i bëj “gjëmën” Berishës. Dhe se Berisha, sipas tij na qenka trembur dhe ka migruar larg për të mos e kapur në “lak” Spahi Saliu. (Të parët tanë thonin: “ Lena mendjen o zot”, e veçanërisht sot, me këtë “patriot”.)
Por komedia nuk mbaron me kaq. Edhe për problemin e aleancës zgjedhore luajtën komedi. Ata, çdo ditë prodhonin nga një teori të re. Kryetari Spahiu, sekretariatin e ngriu. Konsultohej me një grup klientelistësh, që turbullonin situatën politike, me versione komike. Bënin pazare qesharake, duke nxjerrë çdo ditë nga një ofertë të re para opozitës. Lojën e luante, gjoja në favor të tij, por sipas dirigjentit që i ka caktuar rolin.
Pjesa më vitale e sekretariatit, ishte për aleancë me forcat opozitare, sepse kjo përputhesh me misionin dhe strategjinë e Aleancës Kuq e Zi, në bazë të programit, por rezultoi gabim. Ne nuk e kuptonim, se Spahiu, vinte nga Saliu dhe shkonte te Saliu, ku i frynte në vesh “veriu”. Kjo lojë cic- mic, vazhdoi për disa ditë, derisa u fashit dhe ajo që pritej nga dirigjenti u arrit. Arsyetimi, përse nuk bëri aleancë me opozitën ishte sa qesharak aq edhe i turpshëm.
Të gjitha vendimet,i mori jashtë çdo kodi demokratik, pa u konsultuar qoftë dhe formalisht, me sekretariatin e zgjedhur nga Kongresi i Partisë. Dhe për më tepër, nëpërmjet njërit prej sejmenëve të tij diabolik informon në median elektronike, se ky vendim ishte kolegjial, me ndonjë kundërshti të vogël (!). Për këtë vendim madhor, për jetën e Partisë, Aleanca kuq e zi, sekretarit dhe forumet e tjera të partisë, jo vetëm që s’janë mbledhur, por nuk kanë pasur asnjë informacion kolegjial, deri sa e lëshoi predhën në kufirin limit të mbylljes së afatit, për të deklaruar qëndrimin e tij refraktar.
Unë e kuptoj veprimin e tij, që s’varet nga kryetar Kreshnik, se çdo vendim merret në Kullën e bajraktarit Berisha. Slogani i Kreshnik Saliut është: “Të rrëzojmë Berishën, përkrah Berishës. Sa sofizma të tjera qesharake, kemi dëgjuar me bollëk nga ky doracak i pushtetit. Si mund të harrohen, deklaratat e tija solemne, sa të vij në pushtet Kreshniku, të nesërmen Saliun e pret rreziku. Kësaj, në gjuhën popullore i thonë: “qeni leh, e ujku pirdh”. Kreshniku kur flet, është, korr e mos lidh. Zot na ruajsh nga ky vigan liberator, e bëjmë duva që të mos ketë shumë gjëra në dorë.
Pra, mos u çudisni që ai, me mitingun e “madh” të 1 majit, do heq Saliun, duke bashkëpunuar me Saliun. Kreshnik Spahiu gënjehu dhe zhgënjehu një pjesë të ndershme, patriote, idealiste, që tashmë s’e besojnë, sepse nuk janë naiv. Ata erdhën në këtë parti, duke besuar në moralin patriotik, atdhedashurinë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
Në këtë situatë kondraversale, që prodhoi Kreshniku dhe hafiet e tij, u bë i pa mundur qëndrimi në këtë parti. Tashmë ajo është “private” e një personi që sic e ka deklaruar në mbledhje të sekretariati, pa ndrojtje: “unë e shes shtrenjtë përfaqësimin në parti, po s’fitova nga aktiviteti politik, nuk ka pse qëndroj në krye të partisë”.
E pra, në këtë parti, të kthyer në pronë private, divorcohen aktualisht dhjetë sekretar politik dhe shpërbëhen departamente nga më të rëndësishmit. Mediat e shkruara dhe elektronike, nuk duhet t’i kontribuojnë më kësaj maskarade të re në spektrin politik shqiptar, që e ka emrin “Aleanca kuq e Zi –Spahi” që opero me slogane “të rrëzojmë pushtetin”, duke i vendosur furka pushtetit, që të qëndrojë sa më gjatë në këmbë.
* Autori, sekretar per ceshtjet e Bujqesise ne Aleancen Kuq e zi, Kryetar i shoqates atdhetare kulturore Laberia është një nga të dorëhequrit e djeshëm. Botuar sot ne DITA
*Në foto: Akademiku Ago Nezha dhe akademike te tjere te fushes se Bujqesise, gjate nje proteste para Ministrise se Bujqesise, ku kane djegur gradat e tyre shkencore ne shenje proteste kunder militantizmit te qeverise në arsim (LSA tetor 2012).

i doli boja dhe ak ,politika nuk ngopet duke ngrene popullit te shpresojme vetem ke ps
ke kus ps…ke ajo e bosave qe ka krijuar rama apo ke kualicjoni turpit me ilir meten ak nuk eshte vegel e nuk varet nga 4 pensjonist
Tek PS e PPSH? Gjithe djemte dhe nipat e bllokut? Tek Xhelili , Peza, tek biri i babës vrasës, nipi i Spiro Kolekës ?
Jo, se nuk dua te kthehet prape Dulla, te na mbyllet kufiri, te mos kemi makina dhe prone private.
Më hiq nje kuriozitet të lutem: Çfarë ishin përpara viti 1990, Sali Berisha, Ridvan Bode, Genc Pollo, Sokol Olldashi, Lulzim Basha? Edhe këta sekretarë partie dhe nipa te dikujt ishin. Po ty të paska ngelur ora ne vitin 1991 me sa kuptoj. Zgjohu, se mbi kokë për të të vënë në gjumë ke një ish-sekretar partie që të tregon përralla përditë.
o leshko po ato te pd jane te gjithe kelysh te regjimit pjelle e bllokut komunist po pse rusmajli car eshte po olldashi nipi i dashnor mamaqit po paloka car eshte e deri tek kryetari i semuri mendor saliu sekretari i ppsh me teser prej 25 vitesh le te hapen dosjet dhe te shihni mor injorante se car p.tana komunista fshihen nen siglen e pd po kaq dini ju more mjerane …
Ca ke me Pezakun tim ti mer te keqen qe sdin se ca flet?si i perbalt te tjeret kur as nuk i njeh? sa pa logjike qe flasin keto njerez
ti qenke nje tradhetar i popullit te thjeshte sa per bllokmenet krye bllokmenin e ke ne krye te PD me emrin Sali,qe kane 20 vjet qe po vjedhin popullin dhe po e genjejne cdo dite e me shume ne menyre banale qe dhe kalamajte i kuptojne po zullumi ja u ka zene syte saliut dhe manekineve qe e ndjekin nga pas
Salista qetesohuni mos beni gerr gerr kot
Nuk i doli boja AK-se,por gjithe ketyre rrufjaneve qe na bejne moralistin, qe na qenkerkan rebeluar se pse Aleanca Kuq e Zi nuk u be pjese e “Aleances se Qelbesirave”.
Keto daljet publike,te ketyre rrufjaneve ( si ky rrufjani me grada shkencore…medet!) ,ne fakt deshmojne se keto palaco jane marioneta te politikes se felliqur te partive te medha qe nuk duan ndryshim real te gjendjes ne Shqiperi,por thjeshte nderrime karrigesh .
Te gjitha “argumentat” qe paraqesin keta zuzare ,ne fakt,jane pseudoargumenta qe i diskretitojne perballe opinionit te shendoshe publik(jo turmes rrugacerore te blogjeve e forumeve, ku shajne e shajne papushim si te cmendur).
Menjehere sapo AK-ja shpalli se do te dilte me vete (shume dinjitoze kjo) ,kunder saj, u leshuan me terbim te tere rrufjanet e pehlivanet,mashtruesit dhe hipokritet,zuzaret e sojsezet e te gjitha llojeve,sepse,kane frike nga opozita e vertete qe ndryshon ne thelb nga opozita e 21 janarit(Rama-Meta).
Tashme , sulmeve te mazhorances se djathte kunder Aleances Kuq e Zi, i jane bashkuar edhe ato te mender-opozites…
Tashme,sulmeve te Berishes ndaj AK-se i jane bashkuar edhe Rama me Meten,kjo dyshe qe inskenoi farsen e pergjakshme te 21 janarit…
Te gjithe plehrat jane bere bashke kunder Aleances Kuq e Zi .Kerkojne asgjesimin e saj.Kerkojne vdekjen e saj.
Por,populli shikon dhe mendon ,dhe,keta rrufjane ,keta mashtrues profesioniste ,te mos kujtojne se shqiptaret jane aq syleshe sa te genjehen nga brockullat dhe shpifjet e tyre, edhe kur keto behen nen petkun gjoja moral sic po e ben ky palo profesor qe na paska shkarrashkruar me siper.Flm per mirekuptimin.
robespieri as emer dhe as mbiemer ke dhe nuk mund te shahesh profesorat qe trasmetojne kulture dhe patriotizem.ti do jeshe ndonje dobic.
Dihet se kush jane te ikurit, prandaj AK u pastrua!
Per Ak thoni çfare te doni, Kreshniku eshte njeri i ndershem me vlera e moral dhe i njeh mire te gjithe plehrat e vjeter dhe lojen e piset te politikes qe PD & PS ndjekin, Eshte i vetem ne kualicion me popullin, Ti largojme gjithe te pangopurit dhe diktatoret qe kontrollojne partite, Ak me te miret!!!
Labet trima dhe patriot nuk mund ti terheqi per hunde nje XHUXHMAXHUXH .
Dordoleci Kreshnik Spahiu e tregoi veten se ishte nje LESHNIK i paskrupullt.
Gjeneral Myslym Pashaj duhet sa me pare te largohet nga AKZ.
Me mire nje FUND me NDER sesa nje Turp pa fund.
Nuk kishit pse te jepnit doreheqjen,duhet te tentonit per te larguar spahiun.AKZ eshte nje force qe i duhet politikes dhe publikut shqiptar per te balancuar forcat e njejta te vendeve sllave.AKZ duhet dhe per te ringjallur ndjenjen e nacionalizmit te popullit shqiptar te zbehur ne keto vite te gjata tranzicioni.Spahiu nuk duhet ta perdori si parti private per ter realizuar perfitime personale se nuk i perket atij,por gjithe shqiptareve.Tashme AKZ eshte me e madhe se vete Spahiu.
Agua i Nezhajve,Ago Dukati beri ate qe duhej te bente.Vajti ne AKZ si idealist dhe kur e pa se c’po gatuhej ne ate kuzhine u largua prape si idealist.Ata qe i mbajne ison demagogut Kreshnik shume shpejt do zhgenjehen!
Ago nezha mos eshte ki ish nenkryetari i paa qe e perzuri xhuveli mo? Nese ak kishte edhe kete si sekretar te saj ai ka bere mire qe ka ikur se ak qenka cliruar vertet nga nje njeri karrierist dhe i paafte plus qe eshte llafazan thone ata qe e njohin..ak po shkon drejt katarsisit qe do te beje faktor ne zgjedhjet e 23 qershorit…
Gezimi me emrin e xhuvelit po shkruan?po akoma gjalle je ti o plehe?ku ka vend per te bere krahasim Xhuveli me ago Nezha?
Doni ta njihni se c’fare sharlatani eshte ky pesudointelektual ish paa-ist i perzne nga xhuveli per megallomani dhe si percares i lindur lexoni me poshte se c’ka shkruajtur vetem disa dite me pare pikerisht me daten 13 prill 2013 tek gazeta shqip nje “analize” me titull KAZANI I KOALICIONIT PO ZIEN …
“…Ftesa publike më e freskët, që bëri Edi Rama, mediatikisht, ishte oferta ndaj Partisë së Aleancës Kuqezi, për t’u bërë pjesë e koalicionit të frontit, për të rrëzuar pushtetin e pushtimit të shqiptarëve. Personalisht, këtë ftesë e quaj të motivuar, për vetë faktin se na bashkojnë idealet e shembjes së pushtetit vrastar të Berishës, që lideri ynë Kreshnik Spahiu, e ka vënë në shënjestër të strategjisë të gjithë luftës politike dhe misionit kombëtar, që ka kjo forcë e re progresive.Edhe protesta e 7 prillit ishte një manifestim mbarë kombëtar paqësor, popullor, që kishte në shënjestër rrëzimin e këtij pushteti vrastar, të korruptuar, që u ka zënë frymën shqiptarëve…
ky eshte sharlatanizmi i ketij njeriu qe ka luajtur rolin e kalit te trojes ne ak dhe pas ikjes se tij dhe disa pseudointelektualeve te tjere ak ka arritur te fitoje dhe ta percoje kauzen me tej…shikoni sesa eshte perqindja e ak tek sondazhi i balkanweb per te pare frymemarrjen qe ka krijuar pas vendimit te veshtire por dinjitoz te ak per te mos hyre ne nje koalicion me metrat dhe dulerat…
Po kush e ka bere Profesor kete tutkunin? Prandaj shkojne gjerat keshtu ne Shqiperi se jane Profesore e doktore simky tipi ketu, MORTJA !
akz.nuk humbiste as gje nga koalicioni vetem se i hapte rrug me pas zbatimit te objektivave qe i kish ven vetes.mos futja ne koalicion ishte vet vrasje per demokracine qe i jan shkatrru themelet.mos prisni vota nga populli vetem me fjale se ai kerkon vepra.
DEGJO TI ORE TUTKUN AGO NEZHA ESHTE NJE PROFESOR QE TE GJITHE JA DINE VLERAT NE SHQIPERI E NE EVROPE PRANDAJ QEPE ATE GOJE E MOS U MER ME LLAFE KUR NUK E NJEH.
Profesor e kane bere perkushtimi qe ka dedikuar librave Dhe jo kafeneve mor injorant!!!!
O ago,po tani i kuptuat ju trillet?pak si vone.kush ka sy e ka mend i ka pare qe ne mengjes keto gjera.
turp te kesh qe veprone keshtu.
Kreshnik Spahiu mund ta kete tepruar ne disa raste ,por moshyrja n koalicion me Ps eshte nga gjerat m t mira q ka bere ,,, PS hodhi poshte cdo moral ,ide apo shprese x 1 qeverisje ndryshe nga kjo e Saliut kur morri n krah Ilir Meten ,,, Ti zoti profesor Nezha ,spaske kuptuar q shqiptareve nuk u intereson nderimi i diktatorit te vjeter me nje te ri por nderrimi i frymes se politikes ne Shqeiperi ,vendosja e demokracise se vertete keshtu q n djall Sala ,Rama ,Meta apo edhe Kreshniku nqs ka ndermend t behet si keta ,,,,
Po Niku (kreshniku) kuptohej se c’po bente. Ishte taktika e tille; shaje sa me shume salen, per tu bere i besueshm dhe ne fund meri votat dhe coja sales te ngrota..
Gezim ,lisi,mirel,lani,je i njejti person qe shkruan dhe ben koment,gjoja per te thene qe ka shume partia e dyte e kriminelit berisha Akz,me plehern Kreshik haleja,cfare pret me gjenerali Pashaj,cfare pret me profesori im Lisien,qe ti terheqi per hunde ky klysh i saliut,ju te dy te nderuar dhe te respektuar nga nje popull i tere ,i lexoni komentet e popullit .
fatos – sal – meta nuk jam i njejti po pate b…shiko te dhenat e sondazhit te nje media te pavarur sic eshte balkanweb se ku eshte ak…pastaj fol more edush meta…ju jeni te tredhurit e edit se pasi e shate per 8 vite me radhe lsi e hajdutit tani jeni bere si motra, te pakten ak u tregua dinjitoze dhe nuk ra ne batakun e mashtruesit rama, po ju ikin aleatet dje dule sot gjinushi neser nuk dihet, ai i juaji eshte i pabesueshem, te pakten maloku sale dhe hajdutet e tij jane me burra ne kete drejtim..
AK po mban qendrimin me te mir. dhe se ka kopjuar nga asnje parti programin…..
E bukur eshte tek sheh dhe lexon qe komentuesit qe shajne veprimet e matura te te dorhequrve prej lojes se felliqur te Spahiut,jane jo me shume e as me pak se pedista te thekur,te punesuar vetem per te ndjekur komentuesit e bere tym per te qorrollepsur delen popull.Sigurisht qe i sherbeni bukes se gojes dhe ardhmerise suaj,por i dolen petet lakrorit.Niku juaj nuk mundi te vfshihej me gjate, e dfhjeu u dekonspirua para zgjedhjeve.Do tja terheqe veshin e djathte baca juaj,njelloj si Edi Rama atij trapit te vjenes.
Po mo shoku rilindes po. Ama nese do kishte pranuar koalicion me Ps do quhej burre i mire Niku me dylbi. Se kam honepsur kurre kete sharlatan e prej dy vjetesh ato qe thuhen sot i kam thene e sterthene ne blogje e kudo tjeter. Ama keta burrat qe dolen sot dhe e shajne vetem dy gjera mund te jene. Ose te paafte e injorante qe nuk (e njohen)e njihnin nikun me dylbi ose kokrra e maskarenjve qe marrin kthesa 180 gradeshe sa here te jete nevoja.
Ju lutem te kuptoni dhe te mos “keqkuptoni”.AK-ja akoma nuk ka nje program politik,sepse kur ja kam kerkuak z.Myslym Pashaj ne nje takim,me tha -A deshiron te te genjej.
Dhe e pershendes aktin e z.Nezha qe e ka kuptuar se Ak – je seshte gje tjeter veqse nje fllucke sapuni,pasi nuk mund te luftosh me persona ne politike por me programe,sepse programin e pejne personat.
kryetar kqz -je ne 1996 nen kryetar kld-se deri ne 2009 te thot pak kush ja ka dhen keto pozicione ,e kush tjeter pervec zotit kryminister
Per nje gje me vjen keq,perandoria nga varen keta maskarenj i dha edhe titullin Qyqar nderi te Newyork-ut e maskarait tjeter Burre leshi.Nu dime si do vazhdoje loja e kesaj perandorie qe tani po hedh gurin e fundit ;Edvini pasi i çorri masken moralit politik po bene çmos te marri drejtimin e PD(te djathtes) e satrapi i ka ulur tonet duke pretenduar te marr PS(te majten).,humori ne kete prostitucion politik eshte i papare!.Ka zera qe pas kesaj levizje edhe ambasadori mik do te terhiqet per te vazhduar karieren e tij ne nje vend tjeter.
Shikoni se si eshte eshte katandisur ky vend!!! Ajo qe po ndodh me AK eshte vertetimi cmendurise ku jetojne shqiptaret sot si komb! Nje popull te cmendurish, ku njeriu degjon lloj lloj akuzash dhe kunderakuzash, paditesish dhe mbrojtesish, por asnjehere ate qe qendron mbi te gjitha: te Verteten. Ky vend ka marre fund komplet, pasi eshte krijuar nje det i trauar per keto 23 vite ku llumi dhe ajka jane bere bashke, ku fjalet e Nolit te madh: ” ketu tradhtaret me te medhenj kombit brenda nates behen patriote dhe patriotet brenda nates tradhtare, tregojne qe ky popull ka degraduar me keq ne vitin 1924 se atehere vertete i kishte ca patriote te vertete qe jetonin ne emigracion. Sot ska asgje!
Ata qe dikur ju sherbenin te tjereve kerkojne sherbetore te rinj per ti bere konkurrence sherbetoreve te vjeter kur ata sherbenin! Pra nuk eshte cudi qe ai vend prodhon vetem parti dhe asgje tjeter! Dhe kjo levizje gjamse atdhetare apo patriotike dihej qe do perfundonte si partite e pollos apo rrulit apo te tjereve, se lindin nga i njejti stan qe ka te njejtin bulmet.
Prandaj cdo levizje qe lind ne sot shqiperi eshte e destinuar te vdese ose nese mbijeton ti sherbeje stanit qe e ka prodhuar, pasi keta hane te njejten supe te prishur dhe cdo gje sot nuk ndertohet mbi te verteten apo mbi kontributet njerzore per atdheun, por vetem nga teoria “hajduti therret kapeni hajdutin!
Te nderuar lexues te gazetes DITA,
Para 7-8 vjetesh me grupin e miqve te mij kisha vene bast se shume shpejt nje grup intelektualesh, te tipit te dr.Zabit Brokajt, profesor Pellumb Xhufit e disa te tjereve, qe kishin investuar nje jete te tere per te krijuar personalitetin e tyre intelektual, iu bashkuan rrymes se LSI ne menyre inatcore, dhe shume shpejt do te rivendosnin personalitetin ne vend. Dhe keshtu ndodhi. Keshtu, edhe kesaj radhe, shume intelektuale te nderuar, iu bashkuan me sinqeritet AKZ, por me pak naivitet, se themelues ishte i perkedheluri i Saliut, qe i ngjiste shkallet e karieres tre nga tre, doli ne kupole te drejtesise, dhe kur mendoi se ishte “dicka”, krijoi AKZ, me te cilen u bashkuan dhe shume intelektuale te tipit te atyre qe permenda me lart. Por ata nuk mund ta gjenin vehten aty, kane investuar nje jete per te rritur personalitetin e tyre dhe nuk mund t’i keqperdorte Spahiu, ashtu si beri. U treguan te ndershem e s’mund t’i keqperdorte Spahiu. Si mund te dilte Spahiu para AGAJT, para PASHAJT, kur eshte vetem nje spahi. Atehere po them se pak ka thene edhe VEZIRI I MADH, se ata jane sorra te pushtetit.
Jam dakord me ty gregori,por keto figura te shquara nuk e dinin kush qe Kreshnik Spahiu,njeri i perfolur per mitmarje bashke me Bamir Topin dhe Sali Shehun? Megjithate jemi ne demokraci dhe nuk kemi pse e kryqezojme pse nuk u bashkua ma kete apo ate, eshte mire qe nje grupim politik te dale vete ne gare dhe te shohe influencen qe ka tek votuesit,me mire vetem sesa bashke me renegatin Ilir Meta,shkaktarin e 21janarit,njeriut me pa moral qe ka patur fatin e keq ky vend ta kete
AGO NEZHA KA NDERUAR DISA PA RTI I…PASI SHKON GJITHMONE ANDEJ NGA VINE PERFITIMET QE SJELLE PUSHTETI
1,AGO NEZHA DUKATI KA QENE ANTARE I PPSH PUNONJES SHEF NE KQ TE BRPSH
2.AGO NEZHA DUKATI KA QENE ANTARE I PARTISE SE UNITETIT KOMBETARE TE IDAJET BEQIRIT
3,AGO NEZHA DUKATI KA QENE ANTARE DHE NE KRYESI TE PARTISE AGRARE ME ZOTIN XHUVELI THEMELUESI I XHUVELIZMIT
4.AGO NEZHA DUKATI ESHTE KRYETAR I SHOQATES LABERIA
5.AGO NEZHA DUKATI NE KUNDERSHTIM ME STATUTIN E SHOQATES QENKA EDHE NE KRYESINE E AAK TE KRESHNIKUT……………..
KY TIP SOCIAL BASHKE ME SHOKET E TIJ BREDHIN HU ME HU………..
ylion je shume i informuar persa i perket puneve te partise.mos ke patur ndonje zanat apo kemi te bejme nga jotem?perpara se te besh moral per nje profesor te nderuar duhet te vihesh ne kandar me te.besoj se nuk ke koqe te renda……..
Ta bej te qarte qe ne fillim. Respektin per Spahiun e kam humbur prej kohesh pa i hequr asnje presje meritave te tij per rregjistrimin e popullsise dhe marreveshjen e detit. Te gjithe keto doreheqje tregojne se sa te drejte kemi patur qe e kemi quajtur AK-ne nje filial te PS-se kur elektorati nacionalist shqiptar ka pritur nje levizje krejtesisht tjeter.
Te gjithe keta qe kane dhene doreheqje meritojne respekt ne njefare menyre sepse deklarohen hapur jenicere te Edi Rames. Por ama ka edhe te tjere si Zoti Pashaj qe zemr i rreh per PS-ne.
Per sa i perket tezave se Spahiu eshte vegel e Berishes eshte nje absurditet qe nuk e beson as bufi por thjeshte nje perpjekje per te neutralizuar te majtet qe kane mbeshtetur AK-ne
Rryma të tilla politike , dalin në rrugën e gjatë të çdo ndryshimi shoqëror , madje janë të pa evitushme . Unë i kam besuar sinqeritetit të Kreshnikut . Kur erdhi ne NY nuk munda , jo se nuk desh ata takoja . Dëshiroja të veja dhe në darkën , që shtroi . I besoj këtyre , që parashtron , Ago . Nuk duhet lupë e fortë të shofi karakterin anarshist të Kreshnikut , por pjesmarrja e Agos , Pashait dhe Bashkurtit , na kishte krijuar besimin e rremë . E demaskoi vet veten dhe nuk është von , por u njoh , në kohën e duhur . Illo .
po pse moremore akoma se mesuat se keto te ak-se jane debuar nga pd,dhe u instruktuan nga ekspertet e ps e nga dora e edi rames si gjithmon,mjer populli qe shkon pas ketyre derrava se po na fusin ne vlla vrasje,se keshtu jane mesuar komunistet.dritan losha itali
Dokinshotizma, anakronike Kreshnik Spahia
Profesor Ago , qofsh i nderuar ,! por me pare se te shkruesh keto qe thua per Kreshnikun , mire do kishe bere qe t’na kishe treguar se sa te kane paguar . Une jam i majte ,biles dhe voten e ruaj per PS , por insinuatatave te tilla qofshin ketyre te tuajat , apo dhe te ndonje socialisti tjeter qe shkruajne per ti bere qejfin kryetarit ose te ndonje tjeteri me peshe ne vendimarrje , une per vete nuk i kelltis . Keto qe thua ti te bejne qe te vjellesh , qe gjithecka qofsh , por profesor jo . Ne dijme , te pakten , te lexojme dhe te shofim prononcimet e Kreshnikut po e po , por dhe ato te shume te nderuarit Myslym Pasha . Dhe as pak nuk rezultojne ashtu siq shkruan ti per tu mbushur mendjen te tjerve . Une per vehte qe ne fillimet e para te thirrjeve te ish udheheqesit te fundit komuniste per te shperndare Partine e Punes , pasi ajo ishte plakur dhe gati atrofizuar , me deshire dhe shume bindje i u veshem Partise Socialiste . ku qe nga ajo kohe nuk i kemi luajtur dhe as qe kemi nderment qe ti luajme . Por qe , edhe me mendime te tilla si keto te tuajat , qe per qellime te ngushta meskine , hedh ne leter , mendime te tilla , qe kerkojne te godasin nje njeri qe nuk ka te njejtat mendime si me ty , apo dhe shefat e tu , nuk ben . Qe te jemi me te sakt . Kreshniku i njeh mire parimet e demokracise dhe une mendoj ndryshe nga ti ,se ky nuk gabon . Edhe perse ndonjehere ekzaltohet pak si ne menyre me te tepert , kur bije fjala per qeshtjet qe kane te bejne me interesat kombetare , kjo edhe mund qe edhe ti falet . Nuk ka se si te mos jete keshtu , pasi dhe se sekretarja amerikane e shtetit zonja Klinton kur ishte per vizite ne Shqiperi , nuk do e thirrte ne parlamentin shqiptar per te qene i pranishem . Ketij lloj shkrimi i thone si puna e atij skeqit “futja ko plake” ….Njeriu me negativ dhe me i i demshmi per interesat mbar kombetare eshte bere Sali Berisha , por dhe politikat qe harton e majta per te bere te mundur largimin e Sali Berishes nuk na duken edhe aq te qarta dhe shume dobiprurese se me hahdutet ,po bashkpunove ata edhe do te ta mesojne zanatin e tyre qe eshte VJEDHJA ..PRANDAJ , pandaj pas teje dhe shkrimit tend i nderuar profesor , nuk vjen historia , por na mbulon mjegullnaja …