Trajneri i kombëtares sonë, Christian Panucci ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Spanjës dhe Italisë.
“Nëse marrim rezultat, do të ishte shumë mirë për imazhin e Shqipërisë dhe do u jepte kënaqësi njerëzve. Këto skuadra kanë shumë lojtarë të zotë. Dëmtimet nuk i japin edhe aq shumë dhimbje koke Lopeteguit. Mungesat e Carvajal, Iniesta, Morata dhe situata e Pique janë të rëndësishme, por kanë lojtarë për të plotësuar 3-4 mungesa. Do të jetë shumë e vështirë për ne. Sa i përket Italisë, do të mendoj për të nga dita e shtunë”, tha Panucci.
Tekniku italian theksoi se për ndeshjen ndaj Spanjës ende nuk e ka vendosur formacionin, por do të luajë ai që ka më shumë dëshirë.
“Mund të marr edhe vendime të mëdha. Ne duhet të dimë se kush jemi dhe të respektojmë Spanjën e Italinë. Kur të mundemi, duhet t’i lëndojmë. Kundër Spanjës është e vështirë që të luash mirë. Topin e kanë gjithmonë ata. Duhet vëmendje e madhe sepse shfrytëzojnë çdo detaj. Duhet të luajmë me kurajo. Spanja do na vendosë me shpatulla pas muri. Duhet të jemi realistë: Spanja është e fortë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Luksemburgu barazoi me Francën”, theksoi ndër të tjera Panucci..