Fernando Hierro do të jetë trajneri i ri i Spanjës.
Lajmi vjen pas shkarkimit Julen Lopetegui 1 ditë para Botërorit, pasi ky i fundit firmosi kontratë si trajneri i Real Madrid.
Hierro ka marrë përgjegjësinë për ekipin kombëtar spanjoll dhe do ta drejtojë në Kupën e Botës.
Emërimi i trajnerit të ri erdhi pasi Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që të shkarkojë Julen Lopetegui pasi trajneri i kombëtares pranoi një ditë më parë për të drejtuar Real Madrid për 3 sezonet e ardhshme.
a.s/dita
