Kampionati spanjoll po udhëheq renditjen vjetore të revistës “World Soccer”, në të cilën përfshihen ata që janë, sipas saj, 500 lojtarët më të rëndësishëm në botë. Futbolli spanjoll është i njohur si në rang klubesh, edhe atë ndërkombëtar, teksa La Liga përfaqësohet nga një numër yjesh. Real Madridi është klubi që sjell më shumë lojtarë në “listën 500”, deri në 19 anëtarë të ekipit të tij të parë: Keylor Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Pepe, Nacho, Marcelo, Casemiro, Kroos, Modric, Isco, Asensio, Kovacic, James, Cristiano Ronaldo, Bale, Benzema, Morata dhe Vallejo. Bayern Munich është i dyti, me 14 lojtarë, ndërsa Barcelona është e treta në renditje, me e ndjekur nga Chelsea dhe Juventus, duke e çuar në 13 lojtarë listën e saj: Ter Stegen, Jordi Alba, Samuel Umtiti, Gerard Pique, Sergi Roberto, Rakitic , Andrés Iniesta, Busquets, André Gomes, Alcácer, Leo Messi, Neymar dhe Luis Suárez. Atletico Madrid renditet i gjashti me 12 lojtarë në “Top 500”: Jan Oblak, Juanfran, Filipe Luis, Godin, Gimenez, Carrasco, Torres, Gabi, Gameiro, Koke, Sauli dhe Griezmann. Spanja kryeson renditjen me 47 lojtarë nga kombësia e vet, duke qenë përpara Francës, me 41 lojtarë. La Liga, gjithashtu, kryeson klasifikimin e themeluar nga “World Soccer”, nga votat e numëruara. “Lista 500” përfshin 66 lojtarë nga La Liga, 64 nga Bundesliga, 63 nga Premier League dhe 60 nga Seria A.
