Spanja regjistron shifrën më të ulët të viktimave nga Covid-19 që prej 18 marsit

J L

Situata e shkaktuar nga pandemia COVID-19 po shkon drejt përmirësimit në Spanjë.

Mësohet se në 24 orët e fundit në Spanjë janë shënuar 143 të vdekur duke shkuar në 26.621 në total.

Krahasuar me një ditë më parë, 179 numri i të vdekurve është ulur me 36 raste.

Sipas së dhënave të ministrisë së Shëndetësisë kjo është shifra më e ulët që prej 18 marsit.

Ndërkohë numri i total i të infektuarve ka shkuar në 224.390 persona.

Po ashtu është rritur dhe numri i të shëruarve nga koronavirusi, që ka shkuar në 136.166 persona.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *