Spanja shmang katastrofën humanitare, hap portin për anijen “Aquarius”

Dita

Spanja i ka dhënë zgjidhje bllokimit të anijes “Aquarius” me 629 emigrantë në ujërat e Mesdheut.

Pas refuzimit të Italisë dhe Maltës për ta ankoruar në portet e tyre, kryeministri i ri i Spanjës deklaroi se vendi i tij do ta presë anijen, në mënyrë që të shmanget ndonjë katastrofë humanitare.

Pedro Sánchez tha se do t’i ofronte “port të sigurt” anijes “Aquarius”, duke përmendur kështu si alternativë portin e Valencias.

Më herët, Agjencia e OKB-së për refugjatët dhe BE bënë thirrje për të gjetur sa më parë një zgjidhje për këtë çështje.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *