Spanjë, 14 studentë humbin jetën në aksident

Elton Tafaruci

Të paktën 14 studentë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një aksident rrugor, në një autostradë të Spanjës, në orët e para të mëngjesit.

Autobusi me 50 studentë të kombësive të ndryshme, pjesë e programit Erasmus, udhëtonte nga Valencia për në Barcelonë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se drejtuesi i automjetit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë në krahun e kundërt.

Pjesa më e madhe e viktimave ishte 22 deri 29 vjeç dhe vinin nga Zvicra, Norvegjia, Turqia dhe Ukraina./E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *