Një gjykatës spanjoll urdhëroi arrestimin e dy eksponentëve kyç të lëvizjes pro shkëputjes së Katalonjës.
Jordi Sanchez, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare Katalanase dhe Jordi Cuixart, lider i Organizatës Omnium Cultural u burgosën nën akuzën për rebelim gjatë protestave të 20 dhe 21 shtatorit në Barcelonë.
Dy burrat besohet se kanë pasur një rol të rëndësishëm në organizimin e referendumit të 1 tetorit, i shpallur i paligjshëm nga Gjykatat spanjolle.
Pas referendumi presidenti rajonal Carles Puigdemont nënshkroi deklaratën e Pavarësisë, por e pezulloi implementimin e saj për të lejuar zhvillimin e negociatave.
Të hënën ai kërkoi që bisedimet të mbaheshin gjatë 2 muajve të ardhshëm. Megjithatë qeveria spanjolle ka paralajmëruar se Katalonja duhet të anulojë deklaratën ose në të kundërtën do të përballet me udhëheqjen e drejtpërdrejtë nga Madridi.
Puxhdemont zemëroi gjithashtu autoritetet spanjolle pasi refuzoi te sqaronte nëse e kishte shpallur apo jo pavarësinë javën e kaluar.
Presidenti katalanas, të cilit i është dhënë kohë deri të enjten për të sqaruar pozicionin e tij, sulmoi qeverinë në rrjetin social twitter pas lajmit për arrestimin e Sanchez dhe Cuixart.
Në një video të regjistruar përpara shfaqjes në Gjykatë dhe të publikuar në Twitter pas burgosjes se tij, Cuixart udhëzon separatistët të mos e humbin shpresën pasi, siç tha, populli i Katalonjës e ka fituar te ardhmen tij.
Mbështetësit pro pavarësisë kanë kërkuar mbajtjen e protestave të rejave për lirimin e dy burrave.

Mos e lini te ftohet hekuri i “kovachanes”.
E ardhmja iu perket juve Katalanasve.
Sa ma shume te kunderpergjigjet Madriti aq ma shume jeni te fituar dhe qeveria e Madriti e humbur.Ato nuk do arrestoj gjithe katalanasit.Bota shikon.Ndigjon,dhe ndeshkon.Bota perparimtare iu mbeshtet juve katalanas.
Ja pra kjo eshte Demokracia ne Europen Kurven Plake, nuk njihet e drejta popullore dhe arrestohesh e burgosesh njesoj ne diktaturen e Frankos.
Spanja ka qene dhe eshte BURG per DHE TERROR per popujt a Amerikes se Jugut dhe ata qe banojne ne gafishullin e Pirenejve.
Spanja duhet shkaterruar si ish Jugosllavia.
Te lihen te lire Katalania dhe Basket.
Spanja te perjashtohet nga BE.
Po keshtu edhe Greqia qe shkaterroi Camerine.