Spanjë/ Arrestohet Manuel Charlin, baroni i famshëm i drogës

Dita

Policia spanjolle ka arrestuar sot Manuel Charlin, baronin më të famshëm të drogës, i cili ka qenë në krye të një klani mjaft të dhunshëm në rajonin e Galicës.

85-vjeçari është njëri nga 18 personat e arrestuar gjatë operacionit që u zhvillua në Galicia dhe rajone të tjera spanjolle, përfshirë Andaluzinë, sqaroi për median një zëdhënëse e policisë.

Në mesin e të arrestuarve renditet edhe djali i tij Melchor, i cili ka qenë në arrati prej pesë vitesh.

Zëdhënësja e policisë, Lois Herrera sqaroi se këto arrestime vijnë pas kapjes së një sasie rekord të kokainës në një anije në brigjet e Azores.

Pas arrestimit të trafikantit historik Sito Minanco, Manuel Charlin është baroni i fundit i drogës i kapur nga forcat policore.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *