Spanjë, Cristiano Ronaldo akuzohet për evazion fiskal

Ornela

Ylli i skuadrës spanjolle Real Madrid Cristiano Ronaldo duket se nuk do t’i shijojë pushimet ashtu siç duhet pasi mediat raportojnë se futbollisti është akuzuar për evazion fiskal duke shmangur pagimin e rreth 14.7 milionë euro te autoritetet spanjolle.

Dega e krimit ekonomik në Prokurorinë Provinciale të Madridit paraqiti një ankesë të martën kundër portugezit për dyshimin se kishte kryer katër krime, në mes të viteve 2011 dhe 2014.

Në raportin e saj, zyra e prokurorisë thekson se krimet shkaktohen nga “fshehja nga thesari i të ardhurave të krijuara në Spanjë nga të drejtat e imazhit”, që është një shkelje vullnetare dhe e ndërgjegjshme e detyrimeve tatimore të një personi në këtë vend.

Kujtojmë se Leo Messi u dënua me 21 muaj burg për një krim të mashtrimit tatimor prej 4.1 milionë euro, dmth 10 milionë euro më pak.

Në deklaratat e tij sa u përket këtyre dyshimeve për mashtrim, Cristiano Ronaldo shprehet se është shumë i qetë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *