Spanjë-Kroaci, një sfidë që nuk duhet humbur!

DITA Online

Në Estadio Emanuel Martinez Valero në Elche, mbrëmja e të martës do të ndizet me një sfidë vërtetë spektakolare.

Pas fitores ndaj Anglisë, Luis Enrique do të debutojë edhe përballë publikut spanjoll, me Spanjën që në ndeshjen e dytë të grupit A të Divizionit A në Ligën e Kombeve, sfidon Kroacinë, nënkampione bote.

La Roja me një fitore sot do të hidhte pas shpatullave Botërorin rus që nuk rezultoi aspak pozitiv për Spanjën dhe njëkohësisht do të blindonte vendin e parë në kuotën 6 pikëve.

Kroacia e Zlatko Dalic, nënkampione e botës, vjen me ndryshime në këtë kompeticion. Mandzukic, Subasic e Corluka i kanë dhënë lamtumirën ekipit përfaqësues ndërkohë që i dëmtuar është edhe qendërmbrojtësi i Liverpoolit Dejan Lovren. Nga njëri krah do të jenë De Gea, Ramos, Busquets e Isco ndërsa në krahun tjetër Modric, Rakitic, Kovacic e Perisic emra me peshë që të bëjnë të mendosh se spektakli do të jetë i garantuar në këtë superduel.

Kroacia debuton sot në Ligën e Kombeve ndërkohë që pak ditë më parë barazoi 1-1 në miqësoren ndaj Portugalisë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *