Spanjë: Mbi 50 të vdekur në një aksident hekurudhor

anazapta

Autoritetet spanjolle thonë se të paktën 50 vetë kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë plagosur në një aksident hekurudhor në Spanjën veriore.

Një zyrtar i rajonit ku ndodhi incidenti tha se treni doli nga shinat mbrëmë vonë pranë një stacioni në rrethinat e qytetit  Santiago de Compostela.

Pamjet televizive tregojnë trupa të mbuluar me batanije pranë shinave ku ndodhen edhe vagonat e dëmtuar.

Treni ishte nisur nga Madridi me destinacion qytetin veri-perëndimor Ferrol, ndërkohë që rajoni Galicia në Spanjë përgatitet për festivalin që nderon shenjtorin Santiago.

Nuk është ende i qartë shkaku i aksidentit, por autoritetet po zhvillojnë hetime.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *