Edhe protesta e sotme në Spanjë e mbështetur nga mijëra studentë është shoqëruar me incidente të dhunshme në Madrid dhe Pamplona. Dita e dytë e grevës nga ana e shoqatave studentore ka mbushur sheshet e rreth 50 qyteteve spanjolle. Studentët kundërshtojnë me forcë rritjen e taksave universitare si dhe shkurtimet e bursave të studimit, në një vend të gjunjëzuar nga recesioni, papunësia dhe nga një plan për shkurtim në buxhet prej 150 miliard eurosh. Një javë më parë rreth 100 persona kishin mbetur të plagosur në përplasjet e dhunshme me policinë gjatë manifestimit më të madh në vend që nga greva e përgjithshme në vitin 2012. ministri i brendshëm spanjoll ka pranuar se ka pasur gabime në koordinimin e forcave të policicë, dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve për përleshjet e shpërthyera gjatë marshimit për dinjitet, sic ishte pagëzuar dhe protesta.

Kurse studentet shqiptare rrine kafeneve, luajne me smartphones, bejne ndonje selfie e trashen gjithe diten.