Pa kaluar ende 12 orë nga masakra në Barcelonë, 5 persona të dyshuar si terroristë janë vrarë nga policia spanjolle në qytetin Kambrils, ku po përgatitej një tjetër sulm i ngjashëm me atë të pasdites së djeshme.
Pesë personat mbanin veshur jelekë kamikazë me eksplozivë dhe ishin brenda një makine. Policia iu vu pas duke i qëlluar për vdekje, përveç njërit që mundi të largohej. Të plagosur kanë mbetur 6 persona, 3 prej tyre agjentë policie. Në gjendje më të rëndë është një grua e cila u plagos me thikë nga terroristi që u arratis dhe u vra disa orë më vonë.
Ditën e enjtë, 13 vetë humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan pasi një furgon hyri në zonën e famshme turistike të Barcelonës, “Las Ramblas”, duke përplasur kalimtarët e duke ngjallur tmerr dhe panik në zonë.
Dy janë të arrestuarit në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që raportohet se shoferi i furgonit ka mundur të arratiset. Policia publikoi gjatë orëve të natës foton e një personi të quajtur Driss Oukabir Soprano, që mendohet se ka marrë me qira furgonin e përdorur për ta përplasur mbi këmbësorët, por pak orë më vonë, Dris Soprano u shfaq në polici për të denoncuar vjedhjen e dokumenteve të tij.
Shteti Islamik pranoi se qëndron pas sulmit nëpërmjet një deklarate të publikuar në agjencinë e lajmeve Amaq, por nuk dha prova apo detaje të mëtejshme që të mbështeste këtë pretendim.






Kemba kembes kunder barbareve! Nuk ka rrugezgjidhje tjeter! Cdo gje tu duket ferra brahim! Vetem keshtu, do muind te jetohet qete dhe mbare!
Nje pyetje per gazeten Dita: Kaq te veshtirte e keni te botoni komentet! E per cfare lirie shprehjeje mund te flasim e shkruajme, kur kete na e ndalon dhe shtypi? Dhe te mos harrojme, nuk eshte hera e pare qe ndodh! Me sa duket, demokracia e trumbetuar me kaq buje dhe ne median e shkruar, vazhdon te jete deklarate boshe! E paskemi patur shume te veshtire, marrjen e ktheses drejt botes se civilizuar! Turpi ju mbulofte! Ndoshta, ky mund te jete komenti i fundit ne gazeten tuaj!