Spanjë/ Zhvarrosen eshtrat e Francos

Edona Llukacaj

Këtë të enjte eshtrat e diktatorit spanjoll, Francisco Franco u zhvendosen nga mauzoleumi i tij në drejt një varri të thjeshtë, 44 vjet pas ceremonisë së funeralit të tij.

Kjo ngjarje ka qenë një prej premtimeve të qeverisë socialiste, e cila ka thënë se Spanja nuk duhet të vazhdojë të mbaj me lavdi një fashist që ka keqtrajtuar popullin gjatë katër dekadave që ka qenë në pushtet.

Familja e tij nuk ka arritur të fitojë gjyqin, dhe Gjykata Supreme e Spanjës e mori këtë vendim. Përtej zhvarrosjes nga mauzoleumi, gjykata ka vendosur edhe varrrezën e re publike se ku duhet të pushojnë eshtrat e Francos, duke mos ia lenë familjes ta vendosë këtë.

Framco do të varroset në varrezat El Padro, në afërsi të Madridit.

Kryeministri, Pedro Sanchez u shpreh se zhvarrosja e shtrave të Francos përbën një “fitore të madhe për dinjitetin, kujtesën dhe drejtësinë e demokracisë spanjolle”.

Vetëm disa personave u është lejuar të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, e cila është realizuar nën masa të rrepta të sigurisë.

Shumë ekspertë mendojnë se Spanja asnjëherë nuk është përballur me të shkuarën e saj fashiste, duke implementuar një ”pakt harrrese” gjatë tranzicionitdrejt krijimit të një vendi demokratik.

 

Share This Article
5 Comments
  • Franko ishte shpetimtar i Atdheut.Nuk e la Spanjen te binte ne dore te bolshevikeve.
    Koha e tregoi cfare qene kundershtaret e Frankos.
    Shqiperia e provoi ne lekure kriminelin kanibal Mehmet Shehu,vullnetarin e brigadave antiFranko.

  • Franko shpetoi Spanjen nga bolshevizmi gjakatar !!
    Fakti qe Mehmet Shehu mesimet sadiste i mori ne Spanje nen udhezimet e sovjetikeve ,tregon me se miri se si do katandisej Spanja.
    Franko mbasi stabilizoi rendin ,mbajti Spanjen larg luftes Boterore dhe ne fund te mandatit te tij u dorezoi politikaneve nje Spanje ne zhvillim ,te sigurte dhe te gatshme per te qene pjese e BE !!
    Qe e hoqen nga mazoleumi dhe e cuan ne varr te thjeshte ,bene shume mire ….fundja fare njeri ishte dhe jo Zot !!
    Franko ishte vizionar dhe e tregon fakti qe nje nga betejat me te medha ( sme kujtohet vendi ) e nderoi me nje lapidar gjigand ku nuk i kushtohet asnjeres pale !!
    Aty shkruhet thjesht….ATA rane per Spanjen !!

    • Llogjika e zogut te pules,ne se Franko paska qene vizionar po Hitleri cfare ishte kryvizionar.Balliste dhe neofashiste te mjere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *