Spanjollët kanë shënuar rekord të kërkesave për prodhimet shqiptare, ku në dhjetor dërgesat u rritën me 115 përqind.
Sipas INSTAT rritja më e madhe e importeve është shënuar prej Turqisë.
Ndërsa Italia zë vendin e parë sa i përket shkëmbimeve tregtare.
Viti 2019 është mbyllur me rënie sa i përket eksporteve të prodhimeve shqiptare.
Sipas INSTAT, dërgimi i produkteve “Made in Albania” drejt vendeve të tjera preku shifrën e 299 miliardë lekë duke u ulur me 3.8 për qind, krahasuar me vitin 2018.
Ndërkaq importet kanë vijuar trendin rritës me 1.2 për qind. E njëjta situatë paraqitet edhe në muajin dhjetor.
Krahasuar me nëntorin, eksportet kanë rënë me 11 për qind.
Sipas INSTAT, rritje të ndjeshme kanë shënuar lëndët minerale dhe energjia elektrike me një shtesë prej 7.2 pikë, ndërsa rënie ka shënuar tekstilet dhe këpucët me -4.5 pikë.
Sa i përket shteteve të cilat kanë preferuar prodhimet shqiptare në muajin dhjetor Spanja shënon rekord me një rritje prej 115 për qind ose 1.2 miliardë lekë dhe në 12 muaj 115 miliardë lekë.
E dyta renditet, Greqia me 18 për qind.
Sa i përket Kosovës, pavarësisht taksës që Prishtina ka vendosur ndaj Beogradit, eksportet kanë një rritje me vetëm 3 për qind në dhjetor dhe 10 për qind në të gjithë vitin 2019.
Shtetet me të cilët ka pasur rënie të eksporteve për gjatë vitit të shkuar INSTAT rendit Italinë dhe Greqinë.
Sa i përket importeve, Turqia mban vendin e parë me 23 për qind dhe Kina me 11 për qind.
Rënie të importeve kanë shënuar Rusia, Italia dhe Gjermania.
j.l./ dita

A mund te na e sqaroni me qarte tipologjine e prodhimeve qe Spanja eshte e interesuar te bleje (importoje) nga Shqiperia?
Cfare prodhimesh i ofrojme neve Spanjes?
Nqs dikush me thote qe kemi kapacitete te medha ne fushen bujqesore, do te habitesha sepse Spanja mbetet lideri kryesor ne UE, per exportimin e prodhimeve te saja bujqesore.
Spanja eshte furnizuesi me i madh i tregut evropian me prodhime bujqesore, te cilat me special-cargo fluturojne ne mbare UE.
Kush jeton jashte Shqiperise, mjafton te beje nje xhiro neper supermarkata te medha si AUCHAN-France, INTERSPAR-Austria, LIDL-Germany, ALDI-Germany, COOP-Italia, CARREFOUR-France etj dhe do te verejme qe 80% e produkteve bujqesore te expozuara neper raftet e shitjes ka prejardhjen “Made in Spain”.
Fornitori i dyte me i madh eshte Hollanda, Belgium, dhe Morocco!
Nqs behet fjale per prodhime jo bujqesore, i lutem INSTAT qe te na e sqaroje pak me te detajuar se cilat produkte (jo ushqimore) Spanja eshte e interesuar te importoje dhe cfare lloj produktesh te kesaj kategorie (pra: non-food) Shqiperia prodhon dhe i ofron tregut spanjoll! Falemnderit dhe ndjese per injorancen!
“Eksportet” jan porosite qe bën “Zara”,favorizuar nga krahu i lirë i punes.Te njejta “eksporte” qe bën Bangladeshi.
Ne eksportojme tule dhe miell
Edhe stil gangsterash
Me taksen qe Kosova i vendosi Serbise, ne duhet te kishim perfituar jashtzakonisht, pra miliona euro.
Por sic dihet ne shqiperi nuk prodhohet asgje. Asnje qeveri nuk ka ndihmuar per te futur linja prodhimi ne shqiperi, pasi jo vetem qe duan veç te vjedhin, por kane dakordesi me nje grup banditesh oligark qe per interesat e tyre te bllokojne cdo investitor.
Nuk kemi shte!
Jemi koloni e pushtuar nga :kolonizatoret” Berisha,Nano,Meta,Rama,qe per 30 vjet vetem e kane rjepur kete vend duke varferuar popullin dhe detyruar ate te marre rruget e kurbetit!
Shqiperia eshte pushtuar nga “UFOT” e Rames,qe po e grryejne gjithcka shqiptare,prandaj njerezit nuk ndjejne asgje qe i lidh me kete vend,pevec varreve te te pareve te tyre!
Na e vodhen Shqiperine,si toke,si histori,si pasuri dhe si te ardhme!
deri tani nuk ka lindur asnje burre shteti,qe t’i dale ne mbrojtje ketij vendi!
Sot armiqte me te medhenj te ketij vendi e mbajne veten si antikomuniste dhe kujtojne se me kete gjethe fiku fshehin lakuriqesine e tyre te ndyre!
Nuk kemi shtet!
Jemi koloni e pushtuar nga :kolonizatoret” Berisha,Nano,Meta,Rama,qe per 30 vjet vetem e kane rjepur kete vend duke varferuar popullin dhe detyruar ate te marre rruget e kurbetit!
Shqiperia eshte pushtuar nga “UFOT” e Rames,qe po e grryejne gjithcka shqiptare,prandaj njerezit nuk ndjejne asgje qe i lidh me kete vend,pevec varreve te te pareve te tyre!
Na e vodhen Shqiperine,si toke,si histori,si pasuri dhe si te ardhme!
deri tani nuk ka lindur asnje burre shteti,qe t’i dale ne mbrojtje ketij vendi!
Sot armiqte me te medhenj te ketij vendi e mbajne veten si antikomuniste dhe kujtojne se me kete gjethe fiku fshehin lakuriqesine e tyre te ndyre!