Spartak Braho ikën për herë të dytë nga PS tek LSI

redaktor

LSI është regjistruar si grup parlamentar me 17 deputetë. Deputeti i 17-të është Spartak Braho, i zgjedhur si ligjvënës nga listat e PS për qarkun e Tiranës. Braho një ish deputet dhe drejtues i strukturave të PS-së është shkëputur nga kjo parti në vitin 2004 bashkë me Ilir Metën. Rikthimi i tij në listën e PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit u duk i habitshëm por vetë Rama e argumentoi si shenjë të bashkëpunimit mes dy partive. Tashmë Braho, pa bujë, e ka lënë sërish partinë e dikurshme për tiu bashkuar radhëve të LSI-së në Kuvend. Ai e ndërmorri këtë hap edhe pse deri më tani kishte marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e grupit socialist – raporton e perditshmja MAPO.

Share This Article
16 Comments
  • ujku qimen e nderron por zakonin se harron! urtesia popullore ka gjithmone te drejte!
    vleresoje bagazhin e motshem edvin!

  • OSE LARGIMI BEHET ME DIJENI TE RAMES PER TE KONTROLLUAR ME MIRE GRUPIN E LSI,OSE BEHET ME URDHER TE METES DHE NE KETE RAST MUND TE JENE TREMBUR PLEQTE NGA ARDHJA E TE RINJVE TE PS DHE DUANTE RIGRUPOHEN PER TE PENGUAR RAMEN.DO TA SHOHIM KOHA DO TE TREGOJE.NGA ATA QE KANE NGJYER GISHTIN NE QYP PAVARSISHT CFARE KISHTE NE TE MUT APO MJALTE DUHET TE LARGOHESH SEPSE SE SHPEJTI DO MBLIDHEN MIZAT DHE GRERAT.

  • Kalimi nuk ka se si te mos beje pershtypje, pasi s’po kalon nje mi ne skenen e Skampes, po nje goxha deputet dhe askush s’jep kurkush shpjegime, kur glorifikohet anekend transparenca. Aleanca medoemos duhet te jape nje shpjegim. Si dhe deputeti, pavaresisht se jane “nen nje cati”. Se dreqi e mori nuk eshte duke kaluar nga grupi i vogel te i madhi se ka kaluar moshen. Po kur kaloi nga grupi i PS (dmth kur iku) mori ndonje deshmi, certifikate miresjelljeje dhe mireinformimi se c’ngjet “nga brenda” grupit? Prape merkato politike, te ciles thame se i dhame fund me “politiken e vjeter” e antikombetare te SRB-it. Meqe jemi ketu, si nje nga “1 milion” shuplakat, Aleanca apo Rilindja do te beje paraprakisht nje bilanc-dhurate per nr. e vendimeve te marra nga SRB-i ne periudhen transitive (edhe ato incognito), sektoret, kujt u jane ndare çokat, sa eshte demi ekonomik, pastaj per te ardhur te bilanci me i plote, qe t’i shperndahet marroceve, qe ende bejne be per kryet e SRB-it.

  • Eshte e veshtire te kuptosh qendrimet e Rames. Ky Sapartak eshte i ndryshem ne disa drejtime me Spartak Ngjelen, por jane e njejta gje per te zhvatur dhe per te leheur ne roje te pronarit. D.m.th. ne permbajtje jane e njejta gje. Shpangia e njerit nga qeverisja ishte nje shenje e mire. Pyetja eshte: per cilat vlera e perfshiu kete tip Rama ne listen e deputeteve te PS?

  • Nuk bëhet politika me “bredhje” lart e poshtë! Braho gjithnje e me shume po e humb drejtpeshimin! Natyrisht mund dhe te jete urdheruar!Une per te jatin e tij të paharruar kam nje respekt të jashtzakonshëm si socialist! Braho ende nuk ka shpjeguar mirë denonciin ne parlament qe i beri Berishës si agjent! Kjo e ngriti lartë atëherë,por e rrezoi aq poshtë sa as drejtori i gazetës Telegraf nuk e ndihmon dot! Sepse nuk ka bere trasparencën e plotë!Ja une po e pyes, dhe ndonje gazetar qe do e intervistojë,mund tja thotë:”Ku u bazuat qe nxoret ate deklarim spektakolar? A mund ta ripersërisni tani qe Berisha nuk ka pushtet? A murn ta rithoni ne parlament duke sjellë dokumentim të ri? Taku ka arsye qe lëviz!…Më vjen keq për osbillacionet e tij politike!…Ka dhe një kohë ende për ringritje!Varet nese e kap atë!…

  • Me vjen keq qe ata qe kane dhene opinione , e njohin shume pak ose aspak Spartak BRAHON. Nuk ka asgje per tu cuditur e per te krijuar dyshime.Une kam pasur fatin ta njoh Spartakun ,kam bindjen ,jo vetem une,se Ai eshte me socialist se vete Kryetari i PS.Mos prisni qe Spartakun ta behet ushtar .Ai eshte jo vetem nje Jurist i shkelqyer por edhe nje politikan i mencem ,i urte dhe shume besnik ne krahun e te majtes shqipetare .Kujtoni miq te dashur cdo pozicion e qendrimet e tij politike ne keto 20 vjet.Do keni kohen e duhur per te pare keto qe po shkruaj .

    • Agron ,ndjese por me detyruat nderhyrjen .
      1}Braho eshte jurist i kohes enveriste .5 ligje kishim ateher . 4 per armikun e popullit dhe 1 per republiken e bananeve .
      2} Ai ka qene nje hetues i shkelqyer , tani nuk kam kohe por do ju dergoj deshmite e disa prej atyre qe e provuan shkelqimin e tij .
      3}Braho eshte pragmatist ,eshte nje lavire social shoqerore .
      4} Besnik ,S.Braho besnik ??? Ku e pate besnikerine ,kur ju tundte canten e zeze dhe nxirrte ngadhenjyes para prekurorise ate laviren e LSI ???
      Ajo canta e zeze ka nje histori te vecante .Duhet ta pyesesh Brahon kush e ka stervitur ne rrugen e tij te …shkelqyer ,kush e ka keshilluar per canten ….
      Neveri per ju qe na e paskeni njohur ,neveri per kte klase laviresh qe na udheheq ,NEVERI EDVIN RAMES PER PATURPESINE QE PATI NE HALEANCA TE NDYRA NGJALASH TE JARGOSURA !
      NEVERI PER JU POPULL DEBIL QE NGELET DUKET DUARTROKITUR XHELATET TUAJ !

      DO RILEXOHEMI PERSERI AR MIK VIRTUAL , DO I SHOHESH DHE TI MIQTE E TU SE CFARE PO PREGATISIN !

  • Keto dite u vendosen apo u percaktuan pak a shume njerezit ne poste.
    Braho ndoshta kerkonte mbeshtetje per gjendjen e ndere ne Durres dhe nje vend te mire per te shoqen e aferme familjare edhe e Fidel Yllit, ne krye te AQSH.
    Si duket Rama do te vendose nje tjeter, ne vend te zj.Nevila Nika keshtu qe me mire Braho vete te Lilo, dhe shkon ne pozita mbrojtese, per interesat e tij dhe Lsi ne Durres. Lemshi ne kete qytet nuk do te zgjidhet por do te shpertheje, dhe me siguri dikush do ta pesoje .Braho si dhelper e vjeter ruhet.

  • Ne jemi akoma nen nje regjim anormal , braho eshte nje shembull i tille .Njeri pa asnje vlere kudo qe te shkoje .Eshte misherimi i idiotesive qe ka ky vend Tregon se ketu nuk ka akoma demokraci por zgjebarak qe ju ka ardhur pushteti i pamerituar ne dore . ….por deri kur deri atehere sa Shqptaret te behen si popujt e tjere qe te tille njerez i debojne me tam tame ,akoma jemi shum prapa mjere shqiperia

  • Kjo lëvizje e deputetëve nga listat zgjedhore përkatëse partiake, nuk është e drejtë dhe as duhet të ketë mbështetje ligjore. Në rastin konkret, meqë dy partitë janë në koalicion parazgjedhor dhe paszgjedhor, mbase nuk është dhe aq e rëndë. Por në parim, duhet ti thuhet njëherë e mirë një JO ligjore këtij veprimi. Deputetët bëjnë lëvizje të tilla, sepse ligji hesht. Po të fliste ligji zgjedhor, edhe ata nuk do guxonin të bënin të tilla kapërcime. Sepse së pari, do tradhtonin dhe mospërfillnin zgjedhësit. Së dyti, kjo flet për një karakter jo të qëndrueshëm dhe konsekuent të një deputeti, që presupozohet se ka fituar votat e një komuniteti të caktuar që ka dhe pritshmëritë e veta, në lidhje me politikat e shpalosura gjatë fushatave. Askush nuk duhet të ketë të drejtën e tjetërsimit të votës (sjellim ndër mend këtu, ish deputetët e PS-së, që kaluan me PD-në. Me çfarë të drejte qytetare?). Ligji në këtë rast duhet të flasë prerë. Mungesa e një serioziteti të tillë, flet shumë për papjekurinë dhe interesat e ngushta personale dhe partiake të politikanëve tanë, që akoma nuk e shohin qytetarin si përparësinë kryesore të politikës së tyre. Hamendjet gjithnjë gjejnë terren aty ku nuk vepron ligji. Kur më në fund do shpresojmë në ligj dhe vetëm në ligj?

  • DREAM ; KE 1 STIL TE SHKRUAJTURI SI “VERONIKA” , APO KE NDERRUAR “NICKNAME”,,,,,,,,,,,,,NUK PO KOMENTON ME TEK “TEMA” E BAZE-S,,,,,,,,,,,,?????????????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *