Spartak Braho merr titullin “Qytetar Nderi” i Skraparit

Ornela

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho merr titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Skraparit.

Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, si publicist dhe veprimtar i devotshëm shoqëror në mbrojtje të vlerave historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të rënëve në këtë luftë, promovimit të vazhdueshëm të atdhetarizmit përmes lartësimit të figurave të shquara të Skraparit e më gjerë, si dhe traditave që i kanë dhënë nder dhe dinjitet në çdo kohë krahinës së Skraparit”.

Po sot kjo bashki i ka akorduar të njëjtin titull profesorit Xhaferr Ibro duke e cilësuar si një ndër kontribuesit më të rrallë në arsimimin e sa e sa brezave.

“Këshilli Bashkiak Skrapar, ka miratuar , në mbledhjen e orës 12:00 të kësaj të premte 22.01.2021 propozimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për z.Spartak Braho.

Unanimisht, këshilli miratoi këtë propozim. Po ashtu, në vota unanime, po sot u miratua edhe propozimi për dhënien e titullit “Qytetar Nderi”, edhe profesorin e nderuar Xhaferr Ibro (pas vdekjes), një ndër kontribuesit e rrallë në arsimimin e sa e sa brezave”, thuhet në njoftim.

 

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Faleminderit skraparit per kete vleresim qe i nderuar!
    Deputeti-Spartak Braho- eshte *NDERI i SHQIPERISE*..
    85 vjecari- Guri Naimit D.

  • Komunistos i thekur, qe e kapin edhe ato 2ligje qe nuk e lejojne te mbaje poste. Vetem po t’ia kete dhene çuni kete titull, nje njeriu qe e çnderoi mire e mire njeriun nga substanca ne diktature dhe tani ne demorkari i shikon si ( ) qe duhet t’i pershtaten formes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *