Braho sot në Prokurori, dëshmon mbi atentatin

Dita

Kreu i Komisionit të Sigurisë njëherësh deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Spartak Braho pritet të dëshmojë në orën 18:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi.

Spartak Braho ka qenë një ndër personat e parë që ka folur në lidhje me akuzat e Tom Doshit për një atentat duke thënë të njëjtin version si ai që ka bërë më parë edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Braho në një deklaratë për mediat ka thënë se ai ka pasur dijeni për këtë çështje por jo në versionin e paraqitur nga Doshi.

Sipas tij urdhrin për vrasjen e Doshit dhe të Mhill Fufit e ka dhënë Agim Rama kunati i ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi kjo kishte qenë deklarata e parë e Doshit teksa kishte treguar për atentatin që ishte kryer ndaj tij.

Po ashtu në Prokurori do të pyetet edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka dhe kreu i Grupit të LSi-së Petrit Vasili.

Share This Article
4 Comments
  • Ky Braho ben show kam kete apo ate kasete hidhi ne internet ti shohin te gjithe dhe secili le te nxjere secili konkluzionet e veta Njerezit nuk jane budallenj dine te nxjerin perfundime.

  • Braho te nxirrin vehten e tij kur ne menyre te pa ligjeshme muar te gjitha te dhenat e bisneseve.Mbas ksaj u vrane 17 bisnesmen dhe bankieri Santos.Ky dhe meta jan kupola e mafies shqiptare.Rama edhe pse mafios do ta haje nga Meta.

  • Foli dhe marku nga Ingliterra ,enderrat per atdhe nuk e lene rehat,
    Te shkruaje ete lehe, ashtu si ai, nuk eshte zanat.
    Plasi ishkreti per p.dene e saline te jete avokat..
    Mendon shume se cduhet te beje ,edhe pse eshte psikopat, ,!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *