Spartak Ngjela: Lufta vazhdon…

anazapta

Pas ndeshjes, Spanjë-Holandë, edhe Spartak Ngjela është përfshirë nga atmosfera e ndeshjeve. Në profilin e tij në Facebook, ai bën një analizë të lojës duke shkuar edhe me tej: “Futbolli është pasion, është betejë nacionale, është qellim, është bast, është tifozeri, por ka dhe ndonjë çast që është akrobaci artistike, ose art i vërtetë. Një i tillë ishte edhe goli i Robin Van Persie kundër Spanjës: një akrobaci artistike që ekzekutoi qëllimin e ndeshjes. Një finale e dytë dhe një shpartallim tërësor i Spanjës. Spanja shënoi e para, por me një penallti të simuluar. Beteja s’të fal, sepse ai ishte një gjysmë-gol dhe nuk e dëmtoi dot psikologjikisht kundërshtarin. Eufori e shtirë e Spanjës, dhe shterim forcash i saj. Pastaj një rreshtim tjetër taktik i Holandës, dhe një përmbysje e gjithçkaje, sidomos pasi «holandezi fluturues» Robin Van Persie, i dha historisë së futbollit një gol me përmasa historike… “Lufta Botërore vijon»; por ka edhe diçka: Po sikur trajektoria e lëvizjes historike holnadeze të shkojë nga Van Basten-i tek Van Persie?”- e mbyll komentin e tij, Ngjela.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *