Spektakël dhe emocione në Euro 2020, Belgjika mposht Portugalinë dhe do të përballet me Italinë

Ermir Ermir

Euro 2020 përjetoi një nga mbrëmjet më të bukura që nga starti. Belgjika fitoi 1-0 ndaj Portugalisë në një sfidë shumë të bukur. Djajtë e Kuq do të ndeshen me Italinë në cerekfinale.

Ishte Diogo Jota që provoi në fillim, ndërsa në krahun tjetër Eden Hazard nuk shënoi dot. Momenti më i mirë ishte në minutën e 25-të, kur Ronaldo provoi nga një gjuajtje dënimi, që u ndal nga Courtois.

Minutat e fundit të pjesës së parë janë më mirë për Belgjikën. Dhe pas një aksioni të rrjedhshëm, është Thorgan Hazard që realizon një supergol nga 25 metra. Një top i pakapshëm për Rui Patricio.

Pjesa e dytë është edhe më e bukur. Portugalia luajti shumë më mirë, goditi edhe shtyllën. Belgjika humbi De Buyne të dëmtuar, ndërsa në fund u zëvendësua edhe Hazard. Pas 5 minutash shtesë, nuk pati gjë, Belgjika avancon më tej. / balkanweb

Share This Article
1 Comment
  • Portugalia dukej sikur luajti shume me mire se s’kishte çfare humbiste me dy – tre rastet e Belgjikes ne sulm mund ta çonin ne tre me zero rezultatin kur disa here Lukaku u ndodh ne zonen potugeze vetem me nje mbrojtes dhe per pakujdesi do ta kishte fundosur Portugaline. Pastaj portugezen me Pepé luajten shume rende deri ne perleshje dhe nxorren dy lojtaret me te mire belg jashte loje, ndersa arbitri nuk denoi me kartonte kuq se i dhimbsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *