Një tapet i vërtetë lulesh mes qiellgërvishtëseve të Hong Kongut. Një kopësht shumëngjyrësh që shpalos pranverën në metropolin aziatik. Gjithçka lidhet me spektaklin e luleve, një eveniment që çdo vit “ngjyros” parkun “Victoria” me miliona lule që ekspozohen nga të paktën 200 kompani dhe organizata nga e gjithë bota. Zona e mbuluar nga lulet ka një sipërfaqe sa ajo e gjashtë fushave futbolli të marra së bashku. Evenimenti zgjat deri në 24 mars.