Spektakli i Sarajevës ndihmoi Italinë, ndeshja e “Loro Boriçit” shndërrohet në “miqësore”

Gazeta Dita

Italia tashmë është zyrtarisht në “play-off”-in të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Fitorja e Belgjikës 3-4 sot në transfertë ndaj Bosnjës bëri që skuadra e drejtuar nga trajneri Ventura të mos rrezikojë më të mbetet në vendin e fundit të renditjes së vendeve të dyta.

Në këtë mënyrë, me Italinë që tashmë e ka mendjen te shorti i fazës “play-off” dhe ndeshjet e nëntorit për të siguruar një biletë për në Rusi, përballja e së hënën në mbrëmje në “Loro Boriçi” përballë Shqipërisë shndërrohet në një “miqësore” pasi çfarëdo rezultat përfundimtar që të prodhojë, nuk do të ndikojë aspak në verdiktet e kualifikimit të skuadrave të Grupit G.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *