Emma Bunton, Melanie Chisholm, Melanie Brown e Geri Halliwell, katër vajzat e grupit të famshëm britanik Spice Girls janë mbledhur sërish në Londër për prezantimin e muzikalit “Viva Forever”. Por gjatë aktivitetit, ajo që ka rënë në sy ishte distanca e Victoria Beckham, e cila ka marrë pjesë në aktivitet, por duke qëndruar e mënjanuar.
Ndërsa 4 vajzat e grupit janë përqafuar të buzëqeshura për aparatet e të gjitha mediave në Piccadilly Theatre në Londër, pak më tutje Victoria mbante seriozitetin që e karakterizon, duke pozuar vetëm me familjen e saj: David dhe tre djemtë Romeo, Brooklyn e Cruz. Ajo ka mbërritur me vonesë në premierë dhe nuk është bashkuar me vajzat e grupit për asnjë moment. Mbase kjo është një mënyrë për të vënë në pah statusin e saj si ikonë mode botërore, ndërkohë që koleget e saj kanë mbetur tek suksesi j viteve më parë.
Çarja e grupit është vënë re edhe në mënyrën e veshjes. Emma, Mel e Geri kishin zgjedhur fustane të zgjedhura posaçërisht për eventin, ndërsa Victoria është paraqitur me një look mashkullor. Fotot flasin vetë, duke i dhënë përgjigje pyetjes: Kush është dëfryer më shumë?