Është 28 vjeç. Quhet Urim Shabani. Ai u arrestua gjatë protestës së 2 qershorit mes më shumë se 40 të rinjve, të cilët u panë dhe u filmuan duke hedhur lëndë piroteknike ndaj policisë. Ndaj tij nuk pati akuzë për vepra të dhunshme. Por sepse ishte “spiderman”, pasi ai hyri në brendësi të institucioneve, duke u kacavjerrë në mënyrë të habitshme dhe pa asnjë shkallë. Për Urimin ishte hera e parë që merrte pjesë në një protestë. Në datën 2 qershor fotografia e tij në dritaren e Kryesisë së Kuvendit u bë aq virale sa nuk i shpëtoi edhe humorit në rrjet, ku disa e përshkruanin si spiderman e disa të tjerë si protestuesin që sfidoi kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.
“Erdha në protestë thotë i riu sepse nuk kam punë dhe për rrjedhim asnjë një shpresë nuk kam nga kjo qeveri.” Dy vëllezërit e tij janë larguar dhe punojnë në të zezë në Francë, ndërkohë që në shtëpinë e tij i vetmi që sjell para për të blerë bukën është vetëm i ati. “Babai im punon në minierë, mua s’më merr kush në punë megjithëse kam kërkuar shpesh”, thotë ai për Gazeta Si.
Po pse hipi në dritare? Urimi tregon: “Ishte diçka që më erdhi si mendim i beftë. U ngjita dhe mbi dritare, bëra shenjat me gishta. Pastaj sa hyra brenda në godinë, aty më prisnin oficerët e policisë. Menjëherë pashë në ekrane veten time. Por unë dola nga ajo godinë me pranga në duar. Isha i pari protestues që arrestuan atë ditë”.
A do marrë më pjesë në protestën tjetër?
“Po, sigurisht që do jem prapë. Dhe prapë do ngjitem në dritare. Jam kundër dhunës, unë protestoj si më vjen. S’më ka thënë askush eja në protestë, pashë datën në televizor dhe u nisa për në Tiranë”, – shpjegon i riu, i cili duke qeshur tregon prangat.
Gjykata e Tiranës vendosi për Urimin masën “detyrim paraqitje”, pasi me shfaqjen në dritaren e Kryesisë së Kuvendit nuk konkludohet të ketë kryer ndonjë vepër penale.

l.h/ dita

rraseni ne burg psikopatin
se mbase i vijn atje mend
Nga fytyra nuk duket njeri i keq.Ka te drejten e tij te protestoje,por problemi eshte se hallet dhe protesten e tij e shfrytezojne hajdutet dhe kriminelet Berisha Meta e Basha.
Nga fytura duket lapangjos.Nga veprimi eshte kriminel.Ka cenuar sigurine e institucionit te rendesise te vecante,Kryesine e Kuvendit Popullit.Po te ishte Saliu dhe Lulushi ne pushtet,me kete veprimi ky tashme do ishte duke e ngrene krimbat….
Gjykates dhe prokurore leshi….
Gjejini nje pune si kaskader.
Nga shprehja e syve rezulton te jete me diagnozen; Oligofren Reaktiv i shkalles dyte.
Fytyre idiote !Shiheni me kujdes i ngjan Sali Betishes.
Vemjet e Saliut. Neandertalet e shpellave. Barbar si pjelle serbe.