Topalli-Spiropali, replika të rrufeshme në FB

anazapta

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e ka cilësuar emërimin e Elisa Spiropalit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave si “tallje me financat e shtetit”. Në një postim në Facebook, Topalli shkruan se drejtueset e emëruara dje në krye të Doganave dhe Tatimeve nuk kanë as moshën dhe as përvojën për këto poste.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Spiropalit, e cila e fton Topallin të qetësohet, duke i kujtuar kamionët që kalonin në doganën e Shkodrës për interes të financimit të partisë në pushtet

“Për Jozefina Topallin: Më mirë Elisë në botën e çudirave sesa “Zonjë e leshtë”. Në atë botë që Zonja nuk e njeh nuk kalojnë kamionë në doganën e Shkodrës për interes të financimit të partisë në pushtet.
I uroj znj. Topalli qetësim dhe më pak helm për gratë e tjera të Shqipërisë, të vjetra a të reja qofshin”, shkruan Spiropali.

 

Mesazhi i Topallit 

“Edëini, Briseida dhe Elisa në botën e çudirave !!
Të ardhurat në buxhetin e shtetit tani do jenë në duart e Briseidës, një vajze 26 vjeçe dhe të Elisës pak vite më e madhe. Asnjëra nuk ka lidhje as me doganat as me tatimet. Asnjëra nuk ka punuar më parë as në këtë sektor, as në shtet! Të dyja u emëruan drejtoresha të mëdha, respektivisht të Tatimeve dhe të Doganave! Natyrisht me motivacionin për ” merita e kompetenca të veçanta në sektorin në fjalë” ! Taman si emërimi i Endri Pukës, drejtor i Albetrolit, për meritën e kompetencën e veçantë ,se ishte drejtor i kompanive të Kokëdhimës.
Në çdo fushë duhet seriozitet e kompetencë ,por veçanërisht me financat publike, nuk luhet ! Financat publike janë delikate dhe jetësore! Por, Edvin Kokëdhima nuk mendon kështu! Pupazzi , nuk do jenë vetëm anëtarët e kabinetit të tij! Pupazzi , do jenë të gjithë : drejtorë e mbidrejtorë, ministra e zëvendësministra, këshilltarë e sekretarë të përgjithshëm , përgjegjës , anëtarë bordesh ,shefat e kabineteve, …. E kështu padrinoja do kontrollojë e “punojë”edhe më me lehtësi për të “rilindur Shqipërinë e rrënuar”. Jo më kot dhe Lame, ky bamirës i rilindur , që vullnetarisht hoqi harxhimet për zyrat e Edvinit!!!…. u shpërblye me detyrën e drejtorit për legalizimet!
Në kohë krize globale të tallesh me financat e shtetit është e pafalshme! Të gremisësh buxhetin është fatale !Uroj të mos vijë dita që të thotë ,se nuk ka para për të paguar rrogat ! Natyrisht shqiptarët nuk votuan për ketë! Ato besuan premtimet e Edvinit : se shëndetësia do jetë falas, legalizimet falas, biznesi i vogël do kishte taksë zero, 95 % të shqiptarëve do i hiqeshin taksat, do uleshin çmimet , do kompensoheshin pronarët e vjetër, do i paguhej 25 euro dita e burgut ish të persekutuarve, dhe mbi të gjitha do krijoheshin 300 000 mijë vende të reja pune!!!!!!! Edhe papandreu do ia kishte lakmi! Ekonomia drejt recesionit!”.

Share This Article
12 Comments
  • Ashtu sic u talle ti 8 vjet me radhe dhe me ne fund ktheve ne internet kafe sallen e kuvendit duke vjedhur deri ne momentet e fundit.
    Nje ish bashkepuntore e sigurimit te shtetit nuk mud te akuzoje nje vajze 29 vjecare te pakorruptuar dhe aq me teper ta paragjykoje se si do ta beje punen. Ajo ka arsimin perkates
    dhe eshte e ndershme. Tani zonja Jozefine mund te ma sqarosh pak ate punen e Leshit dhe komisionit parlamentar te Veshit.
    Qe sot e tutje je zonja Leshi.

  • Elisa bukur i je pergjigjur, ashtu e meriton. Megjithate une do tu sygjeroja te gjitheve: mos u pergjigjni zerave, opinioneve, postimeve etj te atyre qe populli i çoi ne hale. ( se aty e meritonin) Une nuk di se prej atij vendi del erë e mire. Nga ai vend, nga ato zera, nga ata njerez veç erë e keqe bie.

  • o gazeta Dita,behuni pak me te qarte ne pyetjen qe beni ,,se si ju ben te ndiheni nga ky lajm,,per cilin lajm??,,reagimin e Spiropalit apo te Topallit(leshit),,se aty shoh qe perqindja me e madhe eshte qe ndihen te kenaqur,,por me ke ?,me topallin apo spiropalin,se komentet anojne nga spiropali

  • “ELISAT” E EDIT ME GJITHEMEND DUHET TE BEJNE CUDIRA.

    qe te rrisin te ardhurat nga doganat dhe tatimet kur Boten e ka pllakosur kolera e krizes dhe kur edhe amerikanet fodulle i ka hyre frika ne bark se mund te mbeten pa paga dhe pensione. Prandaj edhe nastradini i rekomandon ketyre zonjave mjaft zbavitese dhe lozanjare ne perdorimin e batutave cimbithese te harrojne Jozefinat e Saliut dhe t’i pervishen punes. Sepse puna per grumbullimin e te ardhurave ne buxhet nga doganat dhe tatimet nuk kerkon batuta me lesh dhie apo deleje, por pune, pune “NATE E DITE” qe mjeranet te shohin ” PAKEZ DITE”. Ja ku e kane Zamir Manen, biznesmenin barkderr dhe mendjemadh te Kapitalit Privat per ta taksuar me taksen famoze PROGRESIVE te Edi Rames me shifren PROGRESIVE te Kryeministrit francez Holland 75-80 % te te ardhurave. Po si Zamir Mane ka shume te tjere qe Saliu i pasuroi dhe i beri si Rockfelere miliardere prej Amerike. Prandaj keto zonja socialiste duhet te lene llafet dhe t’i pervishen punes qe ta tregojne veten me rrezultate, pasi llafet jane vetem per debilet dhe fansat.

  • “ELISAT” E EDIT ME GJITHE MEND DUHET TE BEJNE CUDIRA.

    qe te rrisin te ardhurat nga doganat dhe tatimet kur Boten e ka pllakosur kolera e krizes dhe kur edhe amerikanet fodulle i ka hyre frika ne bark se mund te mbeten pa paga dhe pensione. Prandaj edhe nastradini i rekomandon ketyre zonjave mjaft zbavitese dhe lozanjare ne perdorimin e batutave cimbithese te harrojne Jozefinat e Saliut dhe t’i pervishen punes. Sepse puna per grumbullimin e te ardhurave ne buxhet nga doganat dhe tatimet nuk kerkon batuta me lesh dhie apo deleje, por pune, pune “NATE E DITE” qe mjeranet te shohin ” PAKEZ DRITE”. Ja ku e kane Zamir Manen, biznesmenin barkderr dhe mendjemadh te Kapitalit Privat per ta taksuar me taksen famoze PROGRESIVE te Edi Rames me shifren PROGRESIVE te Kryeministrit francez Holland 75-80 % te te ardhurave. Po si Zamir Mane ka shume te tjere qe Saliu i pasuroi dhe i beri si Rockfelere miliardere prej Amerike. Prandaj keto zonja socialiste duhet te lene llafet dhe t’i pervishen punes qe ta tregojne veten me rrezultate, pasi llafet jane vetem per debilet dhe fansat.

  • Moj qelebesire po fisi jot legen qe punon neper te gjitha perfaqesite diplomatike te botes ca eksperience kishte?? Grua legene, lere vajzen te filloje punen njehere ti themi pune e mbare, se per ti terhequr veshin eshte gjithmone kollaj.. Pune te mbare te gjithe te sapoemruarve.

  • c ke me vajzen moj laraske,ku e pe ti punen e saj.Ajo[ nuk eshte shoqja jote qe s le avion pa hypur dhe kostume pa veshur,ibete parate e popullit rrush e kumbulla. C ke bere ti moj ,na ngope me fjale banale,ti si arrin dot keto vajza as ne kulture e as ne arsim. turp te kesh ne vend qe ti inkurajosh i shan.Me bemat e tua ke lene nam,futu ne ndonje rreze e mos dil se je bere gazi i botes o lesh i palare

  • zhozi mos u merzit se do te mungojne arabet me callmat e bardha apo kapelja londineze qe mbaje mbi koken tende te dhjere sa ke ndryshyar mi kyedhjeresire e dikurshme kujtim i ndyre qe na ke dhuruar duke bere krahasime me gjermanine e francen e shume shtete te tjera ne europe ishe ne nje enderr te jashtezakonshme moj paturpesi e haleve

  • Jo Zefina ka luftuar shume per te drejtat e grave.
    Por te grave qe shkojne per lesh ( te drejtat e saja ) .
    Kete lufte ajo e ka bere kur bythen e kishte ne karriken e k/parlamentares.
    Tani qe karrikja i ka ikur , zonja eshte ftohur ne bythe dhe flet perçart duke share grate e vajzat tamam si usta saliu i saj.
    Atehere i interesonin vetem fondet qe hante dhe paradat e modes qe bente duke reklamuar Jozefinen.
    Tamam si Saliu qe nuk do njeri por urren te gjithe shqiptaret.
    Nisu poshte nga sheiket arab te qetesohesh e te harrosh ” madheshtine e marrezise ” duke shijuar “marrezine e dashurise” nen diellin pervelues te arabise.

  • Keto gocat eshte e vertete qe s’kane punu ne pune shteti, se s’i le ti me salen, por as te kallijt e misrit s’kan punu, as ne Vatikan si misionare te shefave te sal birishes nuk kan qene. Prandaj leni rehat dhe vadite ate leshin se do na duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *