Spiropali: Kur flet Berisha e ndjej si detyrë t’i përgjigjem

Amelda Amelda

Ministrja Elisa Spiropali ka shpjeguar përse është gjithmonë ajo personi që replikon me deputetin Sali Berisha në Kuvendin e Shqipërisë.

E ftuar në emsionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Spiropali tha se këtë detyrë nuk ia ka caktuar askush, por e bën me kënaqësi, për të ekspozuar shpifjet dhe deformimet e Berishës.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Detyrën kryesore, keni marrë përsipër që Berishës më së shumti ti jepni ju përgjigje. Kush ua ka dhënë këtë detyrë? Fuga i ndan këto?

Elisa Spiropali: Unë jam aty në Parlament, nuk iki asnjëherë. Kur flet Berisha, e ndjej për detyrë ti përgjigjem. E konsideroj si një detyrë, që atij njeriu, shpifjen, deformimin, që e ka praktikë, ti kthehet përgjigje në Kuvend.

Mentor Kikia: Ka patur një vendim të PS që të mos replikohet me Berishën?

Elisa Spiropali: Jo nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Unë i jam përgjigjur edhe Lulzim Bashës. Replikat me Berishën tingëllojnë më të rënda, replikat me të kanë më shumë peshë e më shumë vlerë, sesa me Bashën.

Ylli Rakipi: Nuk ju duket detyrë e vështirë? Se doktori ka energji të pëshembullt, nuk shteron.

Elisa Spiropali: Energjia e mban.

Lorenc Vangjeli: Kanë qenë replika në një kah. Berisha ka akuzuar, zonja i pergjigjet, por ai nuk i është përgjigjur më, nuk i kthehej direkt.

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • Bravo Spiropali! Po ben ne menyre te shkelqyer detyren e saj si deputete e popullit kunder Doktor Mortjes. Ne te vertete Perbindeshi i Vicidolit e do ne lule te ballit, por ne Shqiperi kane vdekur trimat e vatanit. .

    • Shtoj: Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri me prodhimtar i Shqiperise Sali Berisha ka para qe te mbaje te gjithe ata qe nuk paguajne dritat dhe ujin, por i harxhon per te djegur dhe shkaterruar Shqiperine.

  • Moj marioneta e Skenderbeut . Kini 31 vite qe shani njeri tjetrin ne ate palo parlament , kot me se koti fare pa interes e bereqet per ne popullin .Fol po te jeshe ti e mire moj Spiropali ngrije plase baombet ne ate foltore ,qe keni dhjere ju per ceshtjen e pronave . Shkelni kushtetuten nenin 41 & 181 te saj . Prona eshte varremiresja e ekonomise shqiptare . Po vriten me njeri tjetrin Shqiptaret .Rinia po largohet . Prandaj moj Spiropalke , te pakten mos na beni budallenj ,se sje ti me e zgjuar se populli i thjeshte .Ti nuk vlen as per te pastruar bajgat e lopeve moj Spiropali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *