Spiropali ‘thumbon’ opozitën: Nuk merret pushteti me kapsolla

DITA Online

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin dhe njëherësh zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e djeshme të opozitës së bashkuar.

Ajo tha se protesta e opozitës nuk tregoi asgjë më shumë nga ajo që të gjithë shqiptarët e dinin që në fillim. Zëdhënësja e qeverisë përgëzoi dhe iu uroi shërim të shpejtë efektivëve të policisë, të cilat sipas saj u goditën nga një çetë punonjësish të bashkive të djathta.

Gjithashtu ministrja Spiropali në fund kishte edhe një mesazh për opozitën e bashkuar teksa ripërsëriti se nuk merret pushteti duke hedhur kapsolle dhe ndezur zjarre.

Një gjë të mos e harrojë askush. Me kapsolle e me zjarre nuk merret pushteti, por vetëm damka e të paaftit për të parë, dëgjuar e menduar, por me këta ose pa këta, hyjmë në zgjedhje s’hyjmë në zgjedhje, ne do të fitojmë jo për vete, por për Shqipërinë që duam”, shtoi ajo, përmes  një videoje të shpërndarë në  “Facebook”.

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *