Janë më shumë se 22 mijë të infektuarit e sotëm në Itali, në rritje të vazhdueshme prej disa ditësh dhe ndërkohë, viktimat janë 332 në krahasim me 376 të 24 orëve më parë.
Sakaq, Lombardia mbetet rajoni më i goditur me 4422 raste, i ndjekur nga Kampania në rritje të shpejtë me 3034 raste, por nuk mbeten pas Emilja Romanja dhe Piemonte.
Autoritetet mjekësore i kanë bërë apel qeverisë që në këto rajone të fillohet një periudhë karantine të plotë. Qeveria ndërkohë është orientuar të mbyllë sërish bar edhe restorante në të gjithë territorin gjatë fundjavave, aty ku regjistrohen edhe grumbullimet më të theksuara.
h.b/dita

Ja dhe krllk i radhes..