Spitali i Traumës, pa drita në ditën e parë të vitit

DITA Online

Spitali i Traumës është zhytur në errësirë të plotë pasditen e së martës.

Në ditën e parë të Vitit të Ri, pacientët e këtij spitali kanë kaluar minuta të tëra pa energji elektrike.

Në urgjencë, mungesa e dritave ka zgjatur 15 minuta, ndërsa në pavijonet e ndryshme ka vazhduar më gjatë. Familjarët që ndodheshin në mjediset e spitalit për të qëndruar me të afërmit e tyre të sëmurë nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me shkaqet e mungesës së energjisë elektrike në këtë ditë të ftohtë janari.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Po mire,dritat mund te ikin,po generatore nuk kane po drita emergjence jo,atehere ky spital eshte jashte norma e teknike persa i perkete impianti elektrik.Nuk ka shtepi sot qe te MOS kete llamba emergjenze te istaluara pale me ATO portati e.2019 akoma flitet per drita e une,turpi i botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *