“Spitalla 2″ shpallet zonë e lirë ekonomike

Dita

Qeveria vendosi në mbledhjen e saj shpalljen e zonës ekonomike, me statusin “Zonë e lirë”, të territorit me sipërfaqe 22 ha, pjesë e zonës kadastrale nr.8517, në përbërje të së cilës janë parcelat me nr. pasurie 148/6 dhe nr.149/1, në Spitallë 2, Durrës.

Sipas vendimit, lloji i veprimtarisë, që do të zhvillohet në këtë zonë, është: – veprimtari prodhuese, përpunimi dhe agropërpunim; – veprimtari tregtare, import-eksport; – shërbime dhe magazinim mallrash; – veprimtari ndihmëse.

Periudha e funksionimit të zonës është 35 vjet. Procedura e përzgjedhjes së zhvilluesit të zonës së lirë të bëhet në zbatim të rregullave dhe procedurave konkurruese, të përcaktuara në ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *