Spiuni dhe i lari me flori

redaktor

“Shiko drejt të ardhmes: është ndoshta kjo arsyeja pse ZOTI na i dha sytë nën ballë dhe jo pas kokës”/Hans Herman Kersten

Kryesisht në këto 25 vitet e trazicionit ka një përdorim e shpërdorim të dendur të fjalës spiun, e cila është vulgarizuar kaq rëndë, sa që është shtrembëruar krejtësisht thelbi i përmbajtjes së saj. Dhe kjo nuk është bërë nga njerëz që nuk dijnë, por nga njerëz, edhe të shkolluar, të cilët e trajtojnë keqas, për qëllimet e interesat e tyre. Synimi është të pastrojnë fytyrën e së kaluarës, dhe pse jo për të larë hesape me njerëz, nën flamurin e çjerrë të antikomunizmit. Të tillët kërkojnë të na shesin sapunin për djathë, shkruajnë e flasin pa u dridhur qerpiku edhe më të pabesueshmet. Një abuzim i paparë me të vërtetën. E manipulojnë atë skajshëm e duke abuzuar me faktin se përgjthësisht në to ka edhe një pjesë të së vërtetës. “ Gjysmë e vërteta është më e rrezikshme se gënjeshtra- thotë shkrimtari gjerman Teodor Hippel,-gënjeshtrën mund ta njohësh më lehtë nga gjysmevërteta, e cila zakonisht maskohet për të gënjyer dyfish.”

 

Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe jepen disa definicione të kuptimit të fjalës “spiun”, ku në thelb është se spiun– quhet personi, agjent i fshehtë, i vënë nga organe të specializuara a dikush, mbledh dokumente e informacione sekrete, sidomos ushtarake, në një vënd për hesap të vëndit të vet, a për llogari të një vëndi tjetër; apo të ndjekë një tjetër me veprimtari të rrezikshme për shoqërinë a shtetin. Por tek ne fjala spiun reduktohet pikërisht te kallëzimi fshehurazi tek organet e specializuara, tek eprorët a më i madhi për veprimet që ka kryer a për fjalët që ka thënë dikush. Veprimtaria që kryejnë rrjeti i spiunëve quhet spiunazh. Është ndër profesionet e dorës së parë dhë më i vjetër në botë, që zë fill herët. Njihet se ka filluar qysh në Greqinë e Lashtë, e vazhdon dhe në ditët e sotme, ku shoqëria, shtete, etj. e përdorin për të manipuluar, vjedhur, sabotuar informacione dhe interesa.

Spiunët janë njerëzit më të çuditshëm në botë, me cilësi të veçanta, që nga njëra anë i duan, se pa ta nuk bëjmë dot, por nga ana tjetër të gjithë i urrejnë. Në saje të punës së tyre janë fituar luftëra, perandori të mëdha janë gjunjëzuar. Janë shkatërruar, por njëherazi edhe janë shpëtuar jetë njerëzish.Të gjitha shtetet e botës kanë shërbimet e tyre sekrete, kryejnë veprime aktive kundra njëra- tjetrës, sipas interesave të tyre. Rezultati shihet se si dhe sa mundet të penetrohet, t’i vidhet informata, të gënjehet, t‘i behet lojë e dyfishtë ,t’i korruptohen agjentët, etj. Lufta midis tyre, çuditërisht nuk ka mbaruar akoma edhe sot e kësaj dite. Nuk kanë dalë kurrë fituese asnjë palë, veçse fitore të përkohshme, afat shkurtër, dhe “fitore” të madhe e të pashmangshme secila palë ka korrur në humbjen njëpasnjë të spiunëve (agjentëve) të vet. Si duket, është në natyrën njerëzore, e fshehur brenda në shpirtin e njeriut, që e nxit të kerkojë të dijë diçka, që ka tjetri, që e mban sekret: mendimin, gjendjen, synimet, sjelljen, qendrimin që ka për ty a të tjerët. Dhe njeriu qysh herët e shtriu këtë natyrë edhe tek shteti, që vazhdon dhe sot.

Marrëzia e sotme disa njerëzve në vendin tonë, është se spiunin e zhveshim nga funksioni i tij dhe e biem këmbëkryq në qoshetë e shtëpive tona?! Anormale është se në shtëpi, pra familjen tonë, nuk shpallim një spiun, por disa, madje shumicën?! Dhe kështu, më tej, shpallet frika se mos ndoshta të gjithë familjen edhe popullin e bëjmë spiun. Në mos qofsha i lajthitur, nuk është dhe as që mund të bëhet kurrë një popull spiun, por as familja, në kuptimin e urryer që i jepet kësaj fjale. Në gjithë këto vite është thënë e stërthënë shpesh se ndër ne “në 3 veta tek ne 2 janë spiunë”. A është e vërtetë kjo? Le të përdorim arsyen, logjikën e shëndoshë, qoftë edhe të një njeriu me nivel mesatar e jo më të një të shkolluari, a intelektuali. Ta marrim këtë “etalon” a “kut” matës, dhe ta çojë secili në shtëpinë a familjen e vet. Aty janë dy bashkëshortët dhe fëmija. Le të dali njëri e të thotë kush janë dy spiunët, përse janë të tillë, dhe kush është “i pastërti”, ai i larë me ujë floriri. Po a i kemi gjithata spiunë në familjen tonë, me 5-6 veta? Jo! Asnjë s’e pranon një të tillë! Se realisht nuk janë spiunë! Po përse u ngjitim këtë mballomë kutërbonjësve familjeve tona, vetes, prindërve, vëllezërve, motrave, fëmijëve! Kjo është skandaloze, jo normale dhe amorale. Le të ecim më tej! Është bërë e urryer kjo fjalë, duke anatemuar pjestarë të familjes, që kanë deponuar në organet e specializuara për aktin e kundërligjshëm të kryer nga X person, i cili është dënuar, deri edhe me burg. Dhe deponimin (denoncim, deklarim informim, dëshmi etj), në kushte e rrethana të caktuara , e detyron ligji, për këdo, pa përjashtim, kur individi, qoftë ky person familjar ose jo, ka dijeni, ka parë , dëgjuar etj. Ndryshe, mosdeponimi shkakton pasoja për këtë person, se, siç thotë artisti ynë i famshëm, i admirueshëm Luftar Paja “Kishte Çeçua biçak”. Po në këtë rast, siç etiketohet, ai që bëri i pari veprën e kundërligjshme, i dënuari me burg, qënka i larë me ujë floriri, ndërsa ai që tha të vërtetën, qoftë kjo e plotë, gjysmë a të pjesëshme, qënka spiun?! Pra e paligjshmja, krimi, vjedhja, imoraliteti, qënka vlerë?! Dhe vlera, pra e vërteta, duhet ta kthejmë në antivlerë, në gënjeshtër, në amorale?! Se mendojmë e veprojmë kështu, ku paligjshmëria, anormaliteti dhe amoraliteti gjithnjë janë shtuar, nuk janë denoncuar dhe nuk janë dënuar, kemi mbritur në këtë fare feje, gati në gjëndje katastrofike, jo më vetëm ekonomike, por edhe morale, shpirtërore, pa shpresë, dhe shqiptarët po ikin nga sytë këmbët për të gjetur shpëtim.

Sebepi i këtij shkrimi, qe një farë hezitimi e frike e shprehur në disa gazeta, se mos populli bëhet spiun, ngaqë qeveria u bën thirrje e inkurajon qytetarët të denoncojnë këdo e për çdo gjë për kundërvajtje e shkelje ligji. Inkurajimi do të thotë që askush nuk duhet të rrijë indiferent e të kthejë kokën mënjanë, kur ndodhin shkelje ligji, krime, ngjarje të shëmtuar të prishje të qetësisë publike, të vjedhjeve, grabitjeve, gridjeve, e shumë e shumë veprime të tjera të shëmtuara, që u bëjnë keq jo vetëm personave, por gjithë shoqërisë. Personalisht e quaj mëse të drejtë e të vonuar. A duhet të kthejmë kokën, të mbylim sy e veshë , sikur s’ka ndodhur gjë, se mos na thonë spiun po të denoncojmë, e t’u vijmë në ndihmë, kur i vidhet protofoli në autobus një pensionisti, që në rrugë i rrëmbehet çanta një gruaje, që rrihen dy të rinj për vdekje, që vidhen dyqane, që u hiqen vajzave e grave varëset nga qafa, që vidhen drita e uji, e nuk paguhen faturat, që prishet qëtësia në lagje, bllok, apartament? Po nëse nuk bëjmë këto, atëhere le të lëmë të lulëzojnë, jo 100, po mijëra lule, ato të hajdutërisë, imoralitetit, paligjshmërisë, pandëshkueshmërisë ,etj, dhe “të gëzojmë” e të thërrasim “Rroftë “Hajdut-Demokracia”, “Rroftë Hiç-Shteti”, dhe le të shpallim “Krimi-Hajdutëria- Padrejtësia, janë Nderi i Kombit”. Edhe pse lumëmadhja qeveri, në gjëndjen që e katandisi regjimi berishian, por i ndihmuar edhe ca nga këta që aktualisht janë në fron-kolltuqe, dhe që ecën çalë-çalë, kur do të bëjë ndonjë një çikë reformë, në arsim, në ekonomi etj., menjëherë i vëmë shkopinj nën rrota. Ngrihen të ashtuquajturit studentë, të nxitur edhe nga petagogë,që vetëm të tillë s’janë, dhe për turpin e tyre, qëllojnë me vezë kryeministrin e vëndit, se duan arsimin falas dhe nuk qëllojnë nënën a babanë, që nuk u n jep para të bëjnë shkollën, siç bëhet kudo në botë. Dhe më e keqja është se ne e kishim arsimin falas dhe e përmbysëm atë sistem, dhe se ata që e bënë të tillë kanë vdekur. A ngjallet i vdekuri? Komunizmin e urrejmë, po shëndetësinë e arsimin që bëri falas, i duam. Pra e duam të mirat e komunizmit, por pa komunizmin!. Çudi është përkrahja e opozitës. Ishin në këto karrike, shumë vite, e nuk i bënë falas. Nuk e bënë së paku që arsimi të qe arsim dhe diplomat të merreshin me djersë, e jo të blihen, si te tregu i trangujve, specave, domateve jo bio. Nuk e konsideroj të udhës e as të drejta për momentin dhe për çështjen për të cilën kërkohet denoncim, mendimet shprehur në disa gazeta, se kjo përbën frikë se mos populli bëhet spiun . Denoncimi nuk është kurrfarë spiunllëk, dhe s’ka lidhje fare me të. Denoncimi nga kushdo e përçdo gjë,ka të bëjë me shkeljen e ligjin, normave morale e shoqërore të gjithpranuara, është një detyrim qytetar, që gjithkush të respektojë ligjin. Frikë duhet të ketë shkëlësi i ligjit dhe jo denoncuesi. Por tek ne, derisa shkelja e ligjit quhet e moralshme, doemos që denoncuesin e quajmë anormal, amoral, i lig, spiun, se i prish qetësinë shkelësit, hajdutit, dhunuesit etj. Dhe sokëllasin, e shfryjnë kutërbim ata që kanë shkelur në vënd të keq e bien erë, dhe ankohen për ata që tregojnë me gisht se cili bie erë, që qelbet vetë, e kutërbon edhe të tjerët. Dhe në këtë rast, kurrrësesi kutërbuesi nuk mund të quhet as i pastër, e as që bie erë trëndafili.

E mbyll, me mendimin se frikë nuk duhet të kemi nga inkurajimi i denoncimit, por të kemi frikë, nga degjenerimi i këtij inkurajimi, ngaqë nuk funksionon Shteti Ligjor, Shteti i së Drejtës.

 

 

Share This Article
17 Comments
  • FILOZOF I KUKUMJAÇKAVE

    Sikur te ishe pak me konçiz me ato qe ke shpresuar te na trullosesh, do ishte me mire edhe per ne qe jemi te etur per pak …filozofi.

    E di ti Isufi qe ne vogeline tone te hereshme, sa here nje kukumjaçke, degjohej te “kendonte” rreth nje grumbulli shtepishe, sillte helm e vrere, ndillte zi per te palumturin e radhes. Kush me temena e kush duke bere kryqin i lutej perendise qe ziun e ndjelle nga kukumjaçka ta largonte nga familja e tij.

    “Ku, ku isuf.”- ishte kenga ndjellezeze e kukumjaçkave te pafajta, ne te shumten e rasteve ogurzimi ndodhte me te vertete.

    Nuk ndihem i lodhur as sot e deri sa te mund te frymoj ne kete bote, te te perseris, si shume te tjereve, kete historine e “komunizmit” kukumjaçkor. Me qe e mbakerke vehten edhe si filozof, duke sjelle fraza te vjedhura nga te kater anet e botes internetiane, mundohu te gjesh edhe historine, origjinen dhe realizimin praktik te kesaj shoqerie qe si shume te tjere e paskerka ndertuar nje fare Enver Hoxha ne Shqiperi.

    Qe te mos trumaksesh ne kerkimin tend, ja te jap nje dore ndihme une : nuk ka ekzistuar jo vetem tek ne, por ne asnje vend te botes. Ah, nese pastaj do arrish te studiosh Biblen, ne se ta lejon muslimanizmi yt, do shohesh te parin komunist te dy mijevjeçareve me pare Jezu Krishtin. Nuk je i bindur? Studjo Biblen…..

    Nuk di se ç’moshe ke, po per te te pershpejtuar, apo me mire, iniciuar njohjen tende ne kete fushe, po te sqaroj se ne Shqiperi sistemi i ndertuar ishte ai socialist i fazes se pare dhe u fillua ndertimi i fazes se dyte me te avancuar, qe u nderpre nga sebo-boshnjaku Ramiz Qelbesire Alia dhe dashnorja virtuale e tij Xhuglinja – maqedonsja qe urrei shpiqtaret qe kur lindi.

      • EDHE PSE ME QUANIN MALOK

        kur bere dhume dekada me pare nje gjashtemujor ne nje shkolle fillore ne Vlore, nuk mund te jem me ty.

        Kupto ate per te cilen jam shprehur: per gogolin “komunizem”, qe aq shume i turfullon injorantet e pamase.

        Apo harrove, se ti si malok qe je nuk ke nevoje te te sqarohet historia e shpikur e nje shoqerie komuniste qe nuk ka ekzistuar ndonjehre ne kete vend me male te larte, me fusha te gjera me lule, ku “ti” i ke mendet dite e nate.

        Kur u ktheve per here te pare ne Shqiperi, pas shume vitesh arratije, mesova, qe nje nga nepunesit qe kisha nen hysmet, para arratisjes, kish deklaruar pa ja kerkuar njeri, ne degen e puneve te brendeshme, se me kish pare duke shetitur ne qytetin tim te lindjes pas nja tre muajsh qe ndodhesha ne perendim.

        Kur e pashe, pas kthimit, uli koken e nderroi rruge me bisht ne shale si qelbesire qe ishte.

        Spiunet, kane qene aq te shumte, sa nuk kish nevoje sigurimi ti rekrutonte, e benin falas shpifjen.

        Andaj, em qe jemi ne teme, jam i mendimit (ti me siguri je kunder) qe raste te tilla dhe jo vetem te trajtohen me precizionin e atij sahatçiut shkodran qe njihej perderi ne fabrikuesit e oreve svicerrane.

      • ripublikim per ndreqje gabimesh ortografike !

        EDHE PSE ME QUANIN MALOK
        kur bera, shume dekada me pare nje gjashtemujor ne nje shkolle fillore ne Vlore, nuk mund te jem me ty.

        Kupto ate per te cilen jam shprehur: per gogolin “komunizem”, qe aq shume i turfullon injorantet e pamase.

        Apo harrova, se ti si malok qe je nuk ke nevoje te te sqarohet historia e shpikur e nje shoqerie komuniste qe nuk ka ekzistuar ndonjehre ne kete vend me male te larte, me fusha te gjera me lule, ku “ti” i ke mendet dite e nate.

        Kur u ktheva per here te pare ne Shqiperi, pas shume vitesh arratije, mesova, qe nje nga nepunesit qe kisha nen hysmet, para arratisjes, kish deklaruar pa ja kerkuar njeri, ne degen e puneve te brendeshme, se me kish pare duke shetitur ne qytetin tim te lindjes pas nja tre muajsh qe ndodhesha ne perendim.

        Kur e pashe, pas kthimit, uli koken e nderroi rruge me bisht ne shale si qelbesire qe ishte.

        Spiunet, kane qene aq te shumte, sa nuk kish nevoje sigurimi ti rekrutonte, e benin falas shpifjen.

        Andaj, me qe jemi ne teme, jam i mendimit (ti me siguri je kunder) qe raste te tilla, dhe jo vetem, te trajtohen me precizionin e atij sahatçiut shkodran qe njihej perderi nga fabrikuesit e oreve svicerrane.

  • Profesioni me i preferuar i shqiptarit eshte spiunlleku! Pas i vjen servilizmi! Me vone hajdutlleku! Pas tij vjen servilizmi qe pasohet nga mercenarizmi! Por ngandonjehere sherbejne duke pritur te shperblehen me vone! Dhe jane shume “cilesi” qe shqiptaret jene te vecante!

  • Boro Labi: Per Xume Sali Protopapa:
    Qe je I tullullosur, nuk do as mend as kalem. Dhe ne se e pranon qe ne faliljen tende prej tre vetash ke dy spiune, kjo eshte puna, mendja, gjaku I hershem yti!!! Atori nuk ka asnje faj, qe flet per familjet e ndershme shqiptare, dhe jo llumine faliljeve shqiuptarere dhe nuk e di se ku e ve veten tende apo falijne tende????!!!!. Shikohu ne pasqyre, dhe mos llomotit brockulla! Ki se paku dinjitet njerezor!Mos u hiq si filozof, qe nuk u vjen as tek thoi I kembeve filozofeve, , madje as tek….!!!

    • O I DEGJENERUAR

      paske harruar kur jot’eme dilte rruges per tek pusi i lagjes per tu lare, me pantallonat e tyt’eti te çara nga pas. A e ke pare ndonjhere surratin ne pasqyre qe me shume se sat’eme i ngjan Mazllumit te Xhijes, qe te beri sa nje cope muti, qe te dha fryme e zgerlaqje, qe beri tyt’ate nga turpi te mbytet tek Gjoli i Brrakes.

      Meso shqipen e pastaj ndyej tastieren e ndonje kompjuteri qe ta ka dhuruar Mazllumi, se nuk te harron ai o shpirtzi.

  • Anto-Komunisti I thekur Sali Berisha:
    O xume, qenke I lodhur e derrmuar o ditezi, sa qe te ka lene me semundje te rende ku dreq komunizmi, sa qe edhe te bardhes I thua e zeze. Po spiun je Ti, gruaja a femija o njeri? Na thuaj, per koken tende?! Ma ler mua ta telendis komunizmin, por mos u merr me veten e familjen tende , se del xbuluar! Hap syte, se do gremisesh, e me dhimsesh!

  • Per te vertetuar sa te drejta jane mendimet e Z. Isuf do t’ju tregoj nje ngjarje te vertete: Ndodhesha ne Gjermani dhe po shetitja ne nje rruge, me nipin per dore. Nipi zhveshi nje karamele dhe, pasi e futi ate ne goje, letren e hodhi ne rruge. Une, si shqiptar qe isha, nuk i dhashe rendesi kesaj dhe vazhdova rrugen. Nuk kisha ecur as 100 m kur perpara meje ndaloi nje motorr me nje polic mbi te. Polici m’u drejtua duke me thene: – Ke hedhur nje leter karameleje ne rruge 100 m me tej. – Po, – i thashe, – nuk u be kjameti per nje leter. – Ktheu, – me urdheroi, – merre, hidhe ne koshin perkates dhe mos e perserit tjeter here. – Mire, – u bera kureshtar une, – ti nga e more vesh? – Me lajmeroi ne telefon nje grua qe te pa nga dritarja, – m’ u pergjigj ai dhe iku.
    Tani me thoni: a ishte spiune ajo gjermania, apo dashamire e pastertise dhe e rregullit?

  • Artikull i mire SHqiperia do te behet shtet kur njerezit te ndergjegjesohen per te mirat dhe te ardhmen e tyre Kam jetuar disa vjet ne CANADA dhe ne nje rast kur ne nje pike benzinatoje vrane nje vajze me gjithe se kishin prishur dhe kameren policia i kapi mbas 18 oresh nja800 km larg nga vendi i njarjes dhe punonjesi i policise deklaroi qe FALNDEROJME POPULLIN QE ME INFORMACIONET QE NA DHA U BE I MUNDUR JO VETEM ZBULIMI POR DHE KAPJA ishte shkurt 2007 krkoni ne arshiva dhe do ti gjeni ju te semuret psiqike qe na qelbet atdheun. DHe po perpiqen ambasadoret e huaj te na lidhin breket se dhe ato nuk i lidhim dot

    • Bravo z.Ismet Isufi ! Nje sqarim dhe interpretim i nevojshem dhe i domosdoshem per keto kohra kolere ku denoncuesit e vatrave te koleres quhen te keqinj dhe perhapesit e koleres te mire. Nje shkrim per clirimin e shoqerise sone nga murtaja e hajduteve ,te korruptuarve, kusareve dhe sojit te tyre qe per te vjedhur rehat u versulen per te demonizuar denoncimin dhe informimin ne qendrat dhe institucionet e profilaksise.Nje kapje shume inteligjente e nje problemi te madh te shoqerise sone e cila Pa denoncimin dhe Informimin do te bjere cdo dite e me shume nen thundren e hajduteve dhe te sojit te tyre qe duan te vjedhin rehat pa u denoncuar,pa u shqetesuar,pa u hyre ne bythe gjembat e ligjit,pa e mare ne lule te ballit per shitjen qe iu bejne interesave kombetare, pa u prekur si agjente ,seksere e bishtra te agjenturave te huaja antishqiptare .Murtajen e mosdenoncimit dhe te mosinformimit e perhapi i pari kelyshi udbash sali ram berisha me qellim qe te mos zbulohej si shebetor i antishqiptarizmit dhe ta bente Shqiperine sic e beri, cope e therrime dhe vater infeksioni te padroneve te vet ? Organet dhe institucionet e zbatimit te ligjit do te jene te verbera pa informimin dhe denoncimin qytetar.Pa informacin shteti dhe pushteti do te jene kurdohere te dobet. Informacioni eshte PUSHTET dhe kete aksiome e kane thene te mencurit e shtetndertimit dhe te shtetformimit. Eshte pushtet mbi te keqen qe iu ve gure dhe shkopinj nen rrota .Nderime miku im i mencur !!!

      • Z.Ismet Isufi e ka qare kete shkrim por dhe komentuesi Zaimi i ka bere plotesimin e duhur ketij shkrimi mjaft te goditur.Respekt!

        • Pse i shajme e mallkojme antiviruesat e quajtur agjente,spiune e me the te thashe.A nuk jemi dhe ne Antivirusa te tille . A nuk jemi dhe ne spiune dhe agjennte. Jemi si s’jemi.Edhe ata keshtu si ne kane pasur pseudonime. Asgje me shume se kaq. Prandaj edhe une ashtu si Ismeti do ti quaj antivirusa kunder se keqes Dhe nuk i luan topi dhe Raketa keto qe thashe. Vetem saliu i di ndryshe keto pune. Ka frike muti se mos i zbulojne mutesirat atij dhe bandes se tij kusaro-U D B-she. Hajt zbuluesat dhe antiviruesat e komenteve. Ju ecte puna mbare kunder se keqes qe perhapesi i murtajes Saliu futi nder radhet e shqiptareve.

  • Pa mendoni sa i rrezikuar dhe sa i domosdoshem jam une spiuni brenda radheve te Mafias ose ai qe punon per te mbrojtur shtetin brenda agjenturave te huaja.Mendoni pak mendoni qe te kuptoni cfare sakrificash me duhen mua qe ju dhe shteti te punoni te qete. Respekte Ismetit !

  • Ky shkrim i zotit Isufi duhet te sherbeje si platforme korigjimi e te gjitha qendrimeve te gabuara qe jane mbajtur ndaj denoncuesve te se keqes ne Shqiperi Per shkak te demonizimit te rolit te informatoreve dhe denoncuesve e keqja ka hedhur rrenje shume te thella ne mjedisin tone politik, ekonomik ushtarak, strategjik etj.etj Mjaft me me denoncimin por me te keqen qe ka ardhur nga mungesa shume serioze e tij.Pershendetje autorit !

  • Nuk kisha nder men me lexue artikllin e kalemxhiut se as e shuen e as e nez debatin, por me gazetën që mu ndodh në dorë për tjetër arsye, takoj kojshiun e shkallës, i cili, pasi i hodhi një sy të shpejtë, u ndal tek emri i z. Isufi , e më tha : lexoje se ka gallatë dhe pasi të mbarosh këte shkrim, do të rekomandoj nje t fort shkrim që ka dalë para disa vjetsh për te, kur ky zotni përmenet se ka dal me dishmue me gjith grun e vet në gjygjin e eprorit t vet, kadri hazbiut, se ky i funit, natën e vrasjes së kryeministrit, mehmet shehut, gjoja ka qen në shpin e zotit isufi me t ftuem tjerë, tue festue ditlindjen e z. Isufi. Nuk di sa asht e vrtet, por ja premtoj kojshiut t mirë se do ta gjej gazetën në fjalë e do t marr vesht për çka ban fjal, së dyti nga kjo prrall kuptoj se zotnia kalemxhi paskesh kenë i sferave t kadri hazbiut ose fol me gjuhn e hazbihit, “kobrës”, ose me gjuhn e popllit, kryespiunit, kryekasapit, që pasi hapi gropa pa fund për “armiqt e popllit”, dhe për armiqt e partis s vet, që njikohsisht ishin edhe shokt e tij t lufts, puns, e idealit, ma s funi ra dhe vet n kurthin e tij. Po qe e vërtet kjo që kojshia ma rekomandoi me lexue, zgjidhet dhe rebusi se përse ky zotni i nerum, ka nel pa gjum e merak t madh ka dal n krah t spiunit e spiunllikut. Thojn se spiunin nuk e do kurrkush, po spiunllikun e dun t gjith, por ky zotni, qi munohet me ba moralizuesin dhe qytetarin e civilizum, jo vetëm që e adhuron spijunllikun, por nostalgon edhe spiunin. Mos ja vini re se ka 25 vjet rrjesht qi qytetari shqiptar babaxhan nuk e ka fshi nga memorja e tij alergjin që i njall ky profesion apo cen, edhe sikur 1/1000000000000 me qen propabiliteti i spijunve në shqipni, e jo më 2 në tre që po na paraqet ndihmsi i vyer i kryespiunit “kobra” tëkrye krye krye spiunit ENVER. Si t trash që jena na alpint, po e kuptoj me vones, manin e zotnis me marr n mbrojtje dhe me nrit n institucion dukurin e spiunllikut, duke na filozofu për çka ma nalt. Çashtja asht se jo se nuk ka t drejt për letrat e karameleve n gjermani, por ai largon vemenjen prej problemit të tejkalum 25 vjet që ka shoqnia shqiptare, për mos me hap dosjet e spiunve t vërtetë e jo të letrave t karameleve, se ngaqë nuk u bë ku pastrim prej kobrave, na dalin tani qelibarë dh zonja e zotrinj t nerum edhe ca vrasës poetësh, persekutorë e inkuizitorë me emra t pafajshm e pseudonime shenjtorsh si p.sh.”MADONA” djana çuli, t m fali që po ja shkruj emrin me t vogla se e ka lavdin t madhe. Jo vetëm që s kan ndër men me ba “mea kulpën” me kërku falje viktimave dhe t afermve të tyne, por kan përmyt mediat përdit tue na dhan msime demokracie, madje tentakulet e tyne jan shtri edhe n trojet etnike , me rezultat e n padije të ktynet funit, me dekoru edhe grat e diktatorve, si zojn vito kapo, kryegrun shqiptare të skllavrimit t grus shqiptare për 50 vjet, apo ministren e diktaturs dhe miken e ngusht të kryediktatoreshs gjuglini. Kështu, miqt e mij, asht mobilizu gjith ushtria e pafundme e politikano – mediatistëve me majt me thoj e me dham, privilegjet e tyne që jua siguroj sigurimi i shtetit me 800 lekshat a.g.b.v me njall zanatn e vjetër t ambalazhum me etiket letër karamele made in germany, për me livadhis preçt e demokracis. Mir e ban zoti isufi, ndihms i tan ministrave t mbrojtjes së diktaturs dhe diktatorit, kolegt e tu të diktaturs së hitlerit, kërkohen nga bota e qytetnume deri n fund t globit, ende sot në moshën e pleqnis së thellë. Kur do dali nji ANTISPIUN, me fshi nga faqa e historis dhe daljet e pozicionet publike t tanë lukunit e spiunvet? Kaq për sot, bani durim për serinë e dytë sa me gjet gazetn që shkrun për kalemxhiun e ministrave t mbrojtjes së xhuglinit. Ju uroj shnet nga bjeshkt e dlira të alpeve të veriut e të alpeve e të bashkfshatarve të z. Isuf që i ka spiunët me tepri saqë edhe nji gru e kan spiunu e dënu me burg në koh t vet sepse kritikoi shefqet peçin, kryespiunin e labrisë trime dhe marjonetn personale të diktatorit gjinokastrit, paranojakut, përbindshit, apo “kolaqit” thën në dialektin e kalemxhiut. Lutem zotit mos me na lan pa të till spiun! Rrofshin e mretrofshin me far e fis u shofshin se me llogarin e kalemxhiut i bie me pas n shpin e vet 2 spiuna. Epo çoç din ai se ndryshe nuk do mbretnonte 40 vjet n ministri, një msues fshati. Po iki dhe un se m duhet me spiunu ndonji spiun, para se me vajt ai i pari. Nuk ësht dhe aq keq, tue qen se tan bota ka të tillë, veçse ajo di ku me i përdor…

  • Ti mor laberia trime e trimave turq te paspavaresise dhe e spiuneve greke qenke nje pinjoll i andarteve greke nga ata qe hyne ne brekushet e turqve kur shqiptaret rrembyen pushket per liri.Pale na dalke dhe me dialektin e Vicidolit duke vertetuar se nga ato koqe e mendje loqe ke dale.Hajt shporru nga forumi se nuk eshte vend shpellaresh ketu. Perndryshe bicaku i cecos do tju tredhe mire qe te beheni koqe poshte dhe lart se keshtu jini ne origjinal.Meso dhe shqipen hajvan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *