“Spiuni” i Shqipërisë

Elton Tafaruci

Patrick Gonfalone është trajneri i kombëtares U-19 të Francës dhe që prej muajit Mars ai ndjek të gjitha stërvitjet dhe ndeshjet e Kombëtares Shqiptare.

Gonfalone ka ndjekur nga afër përballjet e Shqipërisë me skuadrat e tjera, duke vëzhguar mënyrën e lojës dhe skemat e përdorura nga tekniku italian De Biasi.  Edhe të shtunën, në ndeshjen kundër Zvicrës, ai ishte i pranishëm në stadium.

Sot, ai do të bëjë raportimin tek trajneri i Francës Didier Deshamp, për t’i treguar mënyrën se si luan Kombëtarja jonë, “hiletë e sekretet” e kuqezinjve.  Raporti i këtij “spiuni” do të përdoret nga Deshamp në ndeshjen Francë-Shqipëri më 15 qershor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *