Që kur plasi skandali i spiunazhit që e ka vënën nën presion Qeverinë e Angela Merkel, shtypi gjerman rrëmon vazhdimisht në bashkëpunimet e realizuara mes shërbimit të inteligjencës gjermane,BND, dhe shërbimeve sekretet amerikane.
Zbulimi i fundit i “Bild”, që citon burimet amerikane është se agjenti që informoi CIA-n për vendndodhjen e Bin Laden ishte gjerman, e dhënë kjo që lejoi dhe ndalimin dhe vrasjen e tij.
Sipas këtij versioni, ka qenë një agjent i mbuluar që punonte për shërbimet sekrete pakistaneze ISI, por edhe për llogari të gjermanëve, ai që i mundësoi BND-së të dhënat për vendndodhjen dhe masat e sigurisë që ndiqte terroristi, në gusht të 2010-ës. Inteligjenca gjermane kishte kaluar informacion SHBA dhe operacioni kishte filluar në pritje të një momenti të përshtatshëm.
Kjo kundërshton versionin zyrtar që SHBA-ja dha në fillim, sipas të cilës Pakistani nuk dinte asgjë që Bin Laden, familja e tij dhe një ushtri e tërë fshiheshin në veri të territorit të tij. Versioni zyrtar shton se qeveria e Pakistanit nuk u informua më parë për operacionin e 2 majit të vitit 2011-të. Përgjatë 7 muajve që zgjati përgatitja dhe mbledhja e të dhënave për operacionin në terren, ishte thelbësore bashkëpunimi mes BND-së, e cila ka përgjuar trafikun e telefonatave dhe adresave elektronike në veri të Pakistanit.
Këto të dhëna pastrojnë imazhin e bashkëpunimit mes dy shërbimeve sekrete, pasi në javët e fundit BND është akuzuar për realizimin e përgjimeve me kërkesë të SHBA-së ndaj qeverisë së Francës, Austrisë ashtu si dhe Komisionin Europian. Javën që shkoi më media janë publikuar informacione që vënë në dyshim deklaratën zyrtare.
Gazetari veteran 72 vjeçar dhe fitues i ccmimit Pulitzer, Seymour Hersch, publikoi një artikull në të cilën vinte në pikëpyetje deklaratën e SHBA-së për rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve për arrestimin e Bin Laden. Sipas Hersh, SHBA mësoi se ku ndodhej Bin Laden pasi një zyrtar i artë i ISI u paraqit personalisht në zyrat e CIA-s në Islamabad për t’ia thënë vendndodhjen e tij në këmbim të parave./DITA
ME KUJTOHET HISTORIA E AGJENTIT GJERMAN QE “INFORMOI”” CIA-N SE SADDAMI KISHTE ARME NUKLEARE.
KY FAKT DOLI TE ISHTE TOTALISHT NJE MASHTRIM ME PAS, POR PUSHTIMI I IRAKUT MBAROI SI MUHABET.
NE NJE INTERVISTE TE KETIJ “SPIUNI”, AI E PRANONTE QARTE SE KISHTE SINJALIZUAR DICKA TE TILLE SEPSE “ASHTU ISHTE NJE MUHABET” DHE NUK KISHTE PATUR ASNJE TE DHENE PER KETE PUNE.
Per agjentin CURVEBALL …. karagjozlleku i CIAse per te sulmuar Sadamin….
E verteta ishte se sherbimi Gjerman i kishte terhjeke verejtjen CIAse se ai ishte sajese dhe genjeshtare por kjo nuk kishte rendesi fare, projekti i CIAse ishte tjeter.
ARSYEJA PERSE U “KANALIZUA” INFO NEPERMJET RRJETIN GJERMAN, ISHTE SEPSE GJERMANIA UDHEHIQTE KESHILLIN E SIGURIMIT, DHE SHPRESONIN PER NJE MANDAT NGA OKB-JA.
Po parate a i mori ky gjermani?
Jo nuk i mori parate agjenti gjerman, ato i mori sigurimi Pakistanez qe vertete edhe e
beri punen duke kurdise vrasjen e B.Ladenit. Kjo e sherbimit gjerma eshte vetem nje shaka e rastitpasi sa per te dezinformuar, tani dihet e tere kjo histori.Shkrimi i veteranit te gazetarise Seymour M. HershThe Killing of Osama bin Laden demistifikon tere kete tregim.