E shkruan “Sport Bild” dhe bëhet fjalë për një lajm të besueshëm, i cili ka ndodhur në javën e kaluar. Manchester United ka ofruar plot 85 mln euro për Thomas Müllerin, pavarësisht se ky i fundit ka një kontratë deri në vitin 2019.
“Djajtë e Kuq” e duan me çdo kusht kampionin e botës dhe bëhet fjalë për një interesim serioz, ndryshe nga sa pretendon Karl-Heinz Rummenigge me deklaratat e tij. A mund t’i bëjë ballë Bayerni një oferte të tillë?
