Nëse inatin që keni me celulitin e shfryni në palestër, ngadalësojeni ritmin. I njohur ndryshe si “lëkura e portokallit”, celuliti është mankthi i shumicës së femrave sapo nis stina e nxehtë. Por studimet e kohëve të fundit tregojnë se nëse merreni tepër me sport, celuliti jo vetëm që nuk zhduket, por mund të rëndohet. Dr. Lanfranco Scaramuzzino, kirurg vaskolar në Itali, thotë për Ansën se aktiviteti fizik ekstrem e përkeqëson situatën e celulitit.
“Nga studimet e fundit ka dalë se ekzison një predispozitë gjenetike për shfaqjen e celulitit. Por ajo që kemi kuptuar kohët e fundit është fakti se aktiviteti fizik ekstrem ka ekzaktësisht efektin e kundërt me atë që shpresojnë shumica e femrave”, thotë ai.