PORTRET / Media fqinje: De Biasi, trajneri “normal one” në Itali që meriton një stol të artë në Shqipëri

Dita

Shqipëria e kualifikuar në Euro 2016­-të është një festë kombëtare!

Por Shqipëria e kësaj mrekullie të Futbollit është edhe një festë italiane, – shkruajnë mediat sportive italiane.

De Biasi konsiderohet jo fort i njohur në Itali krahasuar me Lippi, Ancelotti, Capello, Zaccheroni, Trapatoni.

Por ai arriti mrekullinë shqiptare.

“Një trajner që vjen nga larg, nga një jetë të kaluar në drejtim të skuadrave gjysmë të vogla: Pro Vasto, Carpi (dhjetë vite më parë), Cosenza, Spal, Modena, Brescia, Levante, me një eksperiencë shumë pozitive në drejtim të Torinos dhe një zhgënjim i madh tek Udinese deri te transferimi në Shqipëri, në 2011­” – shkruan Sport Mediaset.

 

Dhe më pas thekson:

“Ka bërë një punë aq të mirë sa ka merituar edhe nënshtetësinë. Ka mundur Portugalinë e Ronaldos në një ndeshje kualifikuese dhe Francën në miqësore. Ka qenë arkitekti i kësaj aventure historike të futbollit shqiptar, që do të marrë pjesë në një Europian, për herën e parë në historinë e vet”.

Dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të mund të ndodhë në Francë mbas tetë muajsh.

Ndjesia e triumfit është e gjitha për popullin kuqezi.

De Biasi është 59 vjeç, ka qenë një futbollist i mirë, në rolin e mesfushorit, e ka mbyllur karrierën e tij si lojtar në 1990­ dhe prej 25 vitesh bën një punë që i pëlqen: trajnerin.

Ka fituar një kampionat në C2, një në C1, dy Kupa të Italisë në Lega Pro dhe në Serinë C, një Superkupë në C1 dhe stolin e argjendtë në 2001­.

Por arritja e realizuar me Shqipërinë vlen një stol të artë. Edhe më shumë!

Share This Article
5 Comments
  • te gjithe shoket te kishin inat
    s ti je me i miri edhe se murinjo pordhaci qeshau shqiptaret ne demtimet ne loje te lojtareve te tij ne ndeshjen me serbine 0;2.
    po ti ishe me zotin, i patser kurgojet e liga vollen vrer e tani ata po e pine vrerin dhe festojne me ta qe bsuan, dhe ishin shume ne shqiperi,
    bravo de biazi kuq e zi
    bravo italiani de biazi
    bravo shqipari me zemer de biazi
    urime kombetares
    te fala olsenit te danezeve.

  • te gjithe shoket te kishin inat
    s ti je me i miri edhe se murinjo pordhaci qeshau shqiptaret ne demtimet ne loje te lojtareve te tij ne ndeshjen me serbine 0;2.
    po ti ishe me zotin, i pasetr kur gojet e liga vollen vrer e tani ata po e pine vrerin dhe festojne me ta qe bsuan, dhe ishin shume ne shqiperi,
    bravo de biazi kuq e zi
    bravo italiani de biazi
    bravo shqipari me zemer de biazi
    urime kombetares
    te fala olsenit te danezeve.

  • E sakte. Ky trajner fale dhe talenteve te reja diti te bente nje ekip per te cilin tashme ndihemi krenare. Nje ekip te mrekullueshem per mundesite tona modeste qe edhe kur rrihesh te mos turperohesh. E theksoj: edhe pse u rafem brenda si nga Portugalia dhe se fundi nga Serbia, kane qene ndeshje qe fare mire mund te kishin dale barazim dhe sidoqofte u ndeshem si te barabarte.
    Nje merak kam. Qe pas europianit te mos perfundojme si tifozet e Brazilit duke qare e te themi ne kor: Po çna u desh qe u kualifikuam…… Pasi te ndeshesh me BIG-et e kontinentit eshte kenaqesi kur i perballon dhe humbet me dinjitet. Po shkuan me kete mentalitet atehere ai qe eshte larte ka edhe surpriza te kendeshme per ty Gani e ti Lorik, qe per momentin nuk guxoj ti permend.

  • U kualifikuam si u kualifikuam e dim tashme te gjith me brek neper kembe por ja aritem qellimit tashme na duhet pregatitje serjoze dhe nje futboll me cilesor ne zgjedhjen e talentve qe de biazi duhet te fokusohet tek te rinjte e jo tek trykimet e fantazis se fiton ai qe din ta dredhe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *