Spoti që bindi 100 mijë njerëz të linin duhanin (video)

anazapta

Historia e vërtetë e Territ, tashmë ish-duhanpirëse

Spot shokues – Terri e ka filluar duhanin që në moshën 13-vjeçare dhe sot dëshiron të japë disa këshilla për duhanpirësit “sa për të filluar ditën”:

“Quhem Terri, dikur kam qenë duhanpirëse. Dëshiroj t’ju jap disa këshilla për t’u bërë gati në mëgjes. Më parë vendosni dhëmbët, pastaj paruken dhe më pas aparatin që të mos i kini duart e zëna. Dhe tani jeni gati për vijimin e ditës”.

Zëri i saj ka një ngjirje të panatyrshme dhe ndërsa flet, mbyll me një gisht vrimën e lënë nga laringektomia (e praktikuar për shkak të kancerit).

Kështu nis spoti publicitar i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i hedhur në treg një vit më parë, pjesë e një fushate të ngjeshur kundër duahnit në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara. Sipas disa vlerësimeve kjo video e shkurtër ka nxitur të paktën 100 mijë amerikanë që t’i lënë cigaret, të vënë përballë rrezikut se një ditë mund të përfundojnë si kjo grua.

100 mijë duhanpirës më pak – Nga ajo që raporton gazeta zviceriane “Le Matin”, fushata e qendrës në fjalë ka kushtuar 54 milionë dollarë dhe ka bindur rreth 1.6 milionë amerikanë që të bëjnë të paktën një tentativë për ta lënë duhanin. Prej këtyre 100 mijë ia kanë dalë mbanë./Dorina Gjuzi  

 

 

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *