Nga Bedri Islami
Një ditë më parë, një ish deputet opozitar, Spahia, duke marrë mendtë e shefes së Bashkisë së Shkodrës, deklaroi se në vitin 2020, pra në 4 muajt e parë të këtij viti, vdekjet në qytetin e Shkodrës, janë më të rritura me rreth 40 për qind.
Ai, më tej tha se e gjithë kjo mbështetej në një studim që paska bërë bashkia, megjithëse, pak më vonë shtoi se për të ditur nëse të larguarit nga jeta kanë qenë me simptomat e Covid 19 , duhet bërë një studim i veçantë. Askush nuk e di se ku është ky studim, cilët e kanë ndërmarrë atë, për më tepër bashkia e Shkodrës dhe drejtuesja Ademi nuk e kanë publikuar askund. Të jetë vetëm “shija” spaihiane apo një bashkëpunim i heshtur mes tyre, por kjo nuk ka rëndësi.
Nuk është e para herë dhe as e fundit që synohet të ndërtohet një gjendje e rëndë, deri në një klimë terri dhe psikike të rëndë për vetë jetën e qytetit. Në fakt, të dhënat zyrtare tregojnë krejt të kundërtën! Kështu për periudhen janar – prill të këtij viti, numri i vdekjeve në Bashkinë Shkoder është 29 më pak se në të njejtën përiudhë të vitit të kaluar! Kjo është një e dhënë nga Instat, mbështetur mbi informacionet e dërguara nga Gjendja civile në Shkodër. Pra, është zyrtar.
Të vdekurit nuk janë patate që mund të fshihen ose të numërohen nga dy herë. Ish deputeti Spahia, i cili ka studiuar për mjekësi, por bluzën e bardhë nuk e veshi asnjëherë si duhet, nuk bën asnjë ndryshim nga të tjerët, kolegë të tij, bluzëbardhë apo jo, të cilët, në këtë kohë pandemie, kanë përveshur mëngët dhe kanë bërë rolin e varrmihësit, duke pasur fatalitetin dhe vdekjen si krahë të opozitës dhe të larguarit nga jeta si mjet për të ardhur në pushtet.
Pandemia ishte shansi i opozitës që të rritej. Të bëhej serioze, e pjekur, dinjitoze, e besueshme për njerëzit dhe, në fund, të niste atë rrugë që e dëshiron që nga dita kur humbi pushtetin, rikthimin në qeverisje.
Pandemia nuk është shansi i qeverisë, por u bë shansi i saj për të mbijetuar, për të konsoliduar veten dhe për të marrë pamjen e shpëtimtarit të vetëm. Nëse kjo po ndodh dhe vëmendja tashmë është diku tjetër, më shumë se meritë e saj është rrjedhë e qëndrimit, shpesh herë, foshnjarak të një pjese të opozitës, shumica rishtarë në politikë, të cilët idenë e kanë hedhur tej dhe kanë mendimin se vetëm përmes egërsimit, rrënimit dhe goditjes mund të jenë të besuarit e shefit të qeverisë.
Pandemia tregoi se tek opozita, në rrëmujën e saj të shumëllojshme janë, të paktën, tri grupime, të cilat nuk puqen askund me njëri tjetrin, pavarësisht se vazhdojnë të qëndrojnë nën të njëjtën strehë.
Të parët janë ata që mund të quhen skifterët, të cilët janë të grumbulluar, në mos fizikisht, me qëndrimet e tyre, rreth ish shefit të strukturës së tyre, Berishës, dhe, të mësuar që forca është më e vlefshme se sa mendimi, do të bëjnë të njëjtën gjë si edhe ai.
Nëse Berisha flet për vdekje të fshehura, edhe ata do të flasin për këtë. Nuk ka rëndësi nëse janë të sakta pretendimet e tyre. E rëndësishme të shkohet pas qejfit të shefit dhe, kur këtë e bën edhe një ish deputete, Grida Duma, e për më tej një si Spahia apo, më vjen keq që ndodh kështu, mjekë si Shehu apo një halabak politik si Vasili, atëherë gjithçka është në fazën e fillimit të mendimit opozitar.
Të vdekurit nuk të sjellin në pushtet, por të bëjnë pjesë e grupimit që synon të ketë pushtetin edhe brenda vetes. Këto statura politike që nuk kanë asnjë mendim të tyrin vetjak, pra që bën çfarë bën shefi, thonë çfarë thotë shefi, rrahin grushtin mbi tryezë si bën shefi, mallkojnë si ai dhe kërcënojnë më fort se sa ai janë dobësia më e ndjeshme e opozitës dhe të përkdhelurit e pushtetit të tashëm.
Kur opozita ka një përfaqësues si ish-ministri hekuraxhi i shendetësisë së kohës së tyre qeverisëse, si Nard Ndoka, që deklaron budallshëm se Shqipëria ka pasur edhe Covid 18 e Covid 17.. dhe ky i fundit nuk është gjë, atëherë qeverisjen duhet ta marrë me dashuri e qetësi, pasi do të jetë shumë e vonshme.
Ka pasur momente kur kjo opozitë e tashme, përmes forcës ka ardhur në pushtet ose ka synuar të marrë pushtetin, por tani njerëzit janë më të mençur dhe opozita më e njohur. Nëse dikur ishte gjithçka enigmë dhe shpresë, tani nuk ka mbetur asgjë nga enigma dhe shpresa. Një opozitë që si pjesët e qeverisjes, në mëngjes u qan hallin atyre që kanë vdekur e janë gjallë e, për më tej, atyre që nuk kanë bukë dhe presin urinë dhe në darkë ata vetë shkojnë e pushojnë në vilat e Gjirit të Lalzit, përplasin grushtet mbi tavolinë në konferenca shtypi apo media zëmadhe dhe në darkë përplasin letrat e bixhozit, kjo nuk të sjell në pushtet, nuk të jep shpresë dhe nuk është as enigmë. Ajo vetëm fotokopje e keqe e pushtetit që shkoi.
Pandemia shfaqi edhe një grupim tjetër, të heshtur, brenda opozitës, të cilët, duke qenë prej kohësh në politikë dhe që e kanë provuar edhe rrugën e parë, pra lojën me shifra, mallkimin, lojën e rëndë, kësaj here zgjodhën të ishin më të heshtur, disi të tërhequr, dhe, duke e ditur se do të kishte një përplasje dikur mes të rinjve agresivë, të pamend dhe zjarrnxitës të politikës, nga njra anë, dhe atyre që mund të duan të kenë vijësjellje tjetër, e kishin më relaksuese të prisnin në heshtje.
Të dukur më afër shefit të dikurshëm të partisë së tyre, por me njërën këmbë edhe me shefin e ri, ata i kanë bërë më qartë hesapet e tyre: nuk duan të jenë në zbehur, por nuk duan të jenë as budallenj. Loja me vdekjen nuk është tashmë e tyre, ripërsëritja e slloganit e dinë se nuk të çon drejt përfundimit dhe, po ashtu, e dinë se rruga e tyre në politikë nuk duhet mbyllur në të njëjtën kohë me atë të ish shefit të tyre politik, i cili, ende sot, sëbashku me shefin real të kësaj pjese të opozitës, Ilir Meta, kërkojnë të mbivendosin përkohësisht skifterët për të qenë vetë në vendin e tyre si drejtues.
Shefi de jure i PD-së, Basha , në të gjithë këtë kohë pandemie ishte ndoshta më i sakti në perceptimin e saj dhe në deshifrimin e një mendimi ndryshe, që shkonte përtej shfaqjeve të para shkollareske me trasta ushqimesh, militantë në udhëkryqe dhe shegë e domate nëpër duar.
Nuk e di se çfarë ka ndërruar në perceptimin e tij, ndoshta grupi i ri i këshilltarëve nuk është i njëjtë me ata që e dërguan drejt humbjes fatale të vitit 2017, ndoshta ai po kërkon me ngulm diçka ndryshe nga fenomeni Berisha brenda partisë, e, mund ta ketë kuptuar se lufta brenda llojit, në disa momente është më e vështirë se sa me kundërshtarët që ka përballë.
Ata që u mblodhën rreth tij, me mendime të arsyeshme dhe një vizion më të qetë, ishin më të paktë, pasi tradita e egërsisë dhe britmave ka zënë vend prej kohësh dhe se forca politike është ende nën dirigjimin nga jashtë. Ndaj, megjithëse ai u bë i përditshëm në media, në një konkurencë të hapur me shefin e qeverisë, vija e tij politike nuk u bë zyrtare, nuk u ngjit edhe tek të tjerët dhe nuk mori atë trajtë që duhej mbajtur.
Fakti që një ish deputet në Shkodër, i pamend dhe i trullosur nga ideja se një ditë do të jetë ministër, e sheh rrugën drejt pushtetit përmes vdekjeve dhe të keqes, apo se një rreth afër tij i mëshon pikërisht kësaj ideje, pa e mbështetur atë tek pikëzimi i problemeve të mëdha të pandemisë, është jo vetëm sprova e tij, por edhe sprova e mundësisë apo e pamundësisë për të qenë një forcë e reformuar.
Nëse PD do të jetë, si shpesh herë, vatra e spurdhjakëve politikë që nuk rriten kurrë, atëherë i bën mirë të jetë edhe më tej në opozitë.
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Po per Ramen, a ke ndonje fjale?
Rama po kerkon me pak fjale te legalizoje dhe legjitimoje gjithe veset e veta! Meqe ky nuk u reziston dot vete duhet ti perqafoje gjithe shoqeria!
Pergatituni te ndryshoni dhe emrat nga Haxhi ne Entela, And ne Sonila, Muharrem ne Lola etj.. Dhe ky eshte akoma vetem fillimi!
Kryetari i opozites e ka kollaj, germen e fundit te emrit ndryshon dhe eshte ne rregull!
Rama shpjegoi, sot, se çfare jane oligarket dhe, mbi kete baze, argumentoi se ne Shqiperi nuk ka asnje te tille. Opozita thote se ne Shqiperi ka oligarke, prandaj eshte koha qe opozita te shpjegoje kush jane oligarket dhe pse ajo mendon se ata jane oligarke. Nese ajo nuk (gjen kuraje) per ta bere kete, duhet te mos flase me per oligarke, por te ule koken e te pranoje ate qe thote Rama dhe te mos e akuzoje me Ramen per ndarje parash me oligarket.
T’i cilesosh “spurdhjake” bandat politike PD-LSI,eshte sa e pa vertete aq edhe mashtruese!
Te jesh spurdhjak do te thote je “axhami”,i vogel,i pa djallezuar dhe qe demin me te madh,qe mund t’i japesh komuniteti eshte te besh zhurme ne kohen kur te tjeret flene ne dreke!
Por PD-LSI nga pervoja e tyre 30 vjecare kane vertetuar para shqiptareve, se kane kryer krime te medha,se kane percare popullin shqiptar,kane grabitur shumicen e pasurive kombetare dhe kane lene shumicen e popullit ne mjerim!
Si qenka “spurdhjak” Sali Berisha qe i ka lyer duart me gjak?
Si qenka “spurdhjak” Basha kur gllaberoi 300 milion eurot e rruges se Kombit,vrau 4 protestues ne 21 janar,firmosi shitjen e detit JON Greqise,vodhi votat ne zgjedhjet per kryebashkiak te Tiranes etj?
Se kur cileson “spurdhjak” PD dhe LSI,atehere automastikisht i bie,qe PS-ja qenka banda e vertete kriminale,qe rrenoi vendin dhe largoi shqiptaret nga vendi?
Atehere drejtojini tere topat ndaj Rames dhe keshtu merr fund puna!
Gertruda, Bedriu ka te drejte. I quan spurdhjake se ngelen spurdhjake para Ramutit. Keta spurdhjake i kane bere keto bema qe thua ti, por ska ndonje gje. Puna eshte kush i ben dhe merr fletelavderimi si Ramuti. Fletelavderimi dhe fletevotimi.
Keta nuk i marrin dot me aq shume, as votat dhe as pjesen e luanit ne tepsi, prandaj u thuhet spurdhjake
Ta tha mer qorr. Rama po del fitimtar dhe i vetem prej idiotesise se ketyre.
Nepermjet vdekjeve i jati u be deputet.
Ne,qe nuk e njihnim njohem GJUHEN E GJARPERIT.
Bedri,je nje bir i denje i nenes PPParti flamurtar i Edi Rames.
Po mire more Didi , Bedriu qenka bir i denje i PPSH , jo asshtu si ish sekretari i PPSH (Saliu) , por a i ke syte ne balle dhe mendjen ne koke , se ku e kane cuar dhe ku po e cojne opoziten keta idjotet qe drejtojne sot opoziten , PD-ne , LSI-ne e nje tufe vasalesh vetem me emra partish , por pa elektorat , qe i jane ngjitur si muti pas kepuces PD-se , sepse nuk mund te behen kurre deputete me votat e partive te tyre ? Njeriu qe nuk e sheh me sy kritik edhe veten , kalon ne aventurizem dhe shkeputet fare nga realiteti . me sakte se askush tjeter , kete e pohojne shkodranet , kur mallkojne ndonje , duke i thene “Te hyfte vedi ne qef ” ! Keshtu si ti mendojne edhe shume te tjere , duke mos ngjallur asnje shprese per ta rikembur opoziten ! Ku do te shkoje Shqiperia keshtu , me kete opozite lolosh ?!
Mos Bedri, i ke derrmuar rende kesaj radhe
Une e mbeshtes Bedroun .kemi nevoje per spurdhjak qe rriten mbi kockat e nje partie te vdekur e te pakallur
DITA:Ne shkrimin e sotem B.Islami u kthye 100 % me mëndje te kthiellte dhe kembe ne toke.
-PD eshte nje grumbullim njerzish pa tru qe imitojne Sb dhe turren ne tregun e GABIT per te bere zhurmusin me qellim te erresojne punen e Qeverise,te ulin imazhin e vendit dhe tu japin mundesi qarqeve kundershtare per mos hapjen e NEGOCIATAVE,etj.
-Nje parti qe merret me te VDEKURIT,ka vdekur vete qe ne 1992 qekurse ne krye te saj u katapultua Sb,nga RAMIZ ALIA,Tropijani ELEZ BIBERAJ nen diktimin e Rajersonit dhe teorine e ÇEKUT TE BARDHE TE XH.BEJKERIT.
-Persa kohe do te jete mbi toke S.Berisha,PD do te vuaj pasojat e tij qe ne mendje ka kanunin e Lek Dukagjinit per lufte ndaj kujt-do qe del kunder tij.
-Shumica e Pd-isteve qe shkojne pas tij,kan frike nga asgjesimi politik e fizike..siç e psuan Azem Hajdari,Ali Spahia(i jati shpifsit ne shkrimin tuaj),S.Zhulali,P.Arbnori…deri tek Sokol Olldashi.
-Ne kete kohe pandemie Luli ka qene me kembe ne toke diten e pare,por ne te dyten eshte kthyere ne INDENDITET,duke shpifur me tendera SEKRET,PPP,KRIM,KORRUPSION …sikur ishte ne fushate zgjedhore,a thua se populli nuk e njeh se çfar BIRBO eshte, ku ne sivine e tij ka vetem humbje qe ne 2013.
-Nè keto kushte,me gjithe gabimet ne Qeverisje-Edi Rames i duhet thene OK,pasi ka menaxhuare mire Pasojat e Termetit e Covid 19 si ne asnje vend tjerer te botes.Dhe populli thote ” Kiji inatin por jepi hakun”.
-FLM-DITA,FLM-B.ISLAMI.
Ethemi ka ngadhenjyer perseri mbi armiqte. Eshte teper i mallengjyer
Zotni Bedri
Mbreme ne TV ishin ne debat televiziv, tek Sokol Balla, per te dhenat e personave te vdekur ne Shkoder.
Edhe pse aty ishte Drejtori i Pergjithshem i Gjendjes Civile, nuk u tha nje fakt qe i hedh poshte te gjitha hamendjet.
Per ato qe kane provuar nje mort ne familje, e dine mire se si procedohet.
Per te marre nje leje varrimi, duhet patjeter qe te shkosh ne gjendjen civile e te marresh certifikaten e vdekjes. Nuk ka varrim pa leje varrimi e certifikate vdekje.
Po u dha certifikata, automatikusht personi quhet i vdekur dhe hiqet nga sistemi i te gjalleve.
Pa u futur ne politike, kjo eshte procedura.
Nuk eshte sot per sot PD-LSI rreziku me i madh per demokracine ne Shqiperi,se kjo bande politike eshte damkosur me kohe nga shumica e shqiptareve si armike e Shqiperise!
Me keta njerez dhe me kete filozofi,qe kane as per 50 vjet nuk vijne ne pushtet edhe sikur Rama te beje krimet me te medha!
Por rreziku me i madh i Shqiperise sot eshte Edi Rama,ky diktator teper i djallezuar,ironik e cinik pa kufi,qe komunikon me te gjithe brenda vendit si harbut,ndersa me nderkombetaret u rri si pule!
Berisha kriminel sundonte me arme,ndersa Rama sundon me nje propagande gebelsiane,me e sofistikuar se propaganda , qe solli Hitlerin ne pushtet dhe qe i shkaktoi botes mbi 100 milion viktima!
Nazistet e Gebelsit edhe para pushkatimit therrisnin “Hail Hitler”,ndersa militantet tru shplare nga propaganda e Rames therrasin:
-“Po iku Rama do vije Basha”!
-“Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere njeri para tij”!
-“Ne PS nuk ka njeri me te afte se Rama”!
Dhe ne vend te embelsires vdekje prurese Rama u ka shtruar ketyre militanteve te rrjedhur sloganet:
-“Shqiperia ,qe duam”!
-“Bashkia qe duam”!
Dje qershia mbi torte eshte krye slogani super mashtrues,super talles dhe super poshterues per nje popull se, Rama po “Bashkeqeveris me qytetaret”!
Te shkretet militante,qe gjykojne si ai idioti qe, ndonese “NUK E QASNIN AS TEK PORTA,AI KERKONTE TE BIJEN E MBRETIT PER GRUA”!
Dhe pas kesaj propagande djallezore, me te cilen ka 7 vjet,qe eshte pompuar elektorati i PS-se,vulen ia ka vene llogjika e tyre feminore ,qe kur zihen me njeri tjetrin mburren se ”
-“Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!
DITA:Sipas ketij FERNANDOS nese PD+LSI dhe PS qenkan hajdute dhe nuk punojne per popullin,athere kush duhet ta drejtoi kete vennd-E EMA E ZEQOS MAJ THANES..!? Keta idiot qe nuk jàpin ALTERNATIVA jane fshatar te VIÇIDOLIT qe nuk e duan vendin,por mendjen e kane ne VERI-JUG-LINDJE,andej nga vijne rrymat e djathta agresive si LEPENIT, AGIMIT TE ARTE,etj,per coptimin e Shqiperise,duke bere therror si KACIFASI Grek me pretendime per VORJOEPIRIN.
-Dhe nese Saliu i dha detin Greqise,Rama e ndaloi kete MYNXYRE tradhetare Berishiane.Lind pyetja..pse kritikohet RAMA,kur sot B.Islami shkruan per opoziten qe ka humbur rrugen e arsyes dhe eshte kthyere ne nje BANDE SHPIFSE kampion Bote..dhe vendi ka ngelur pa opozite reale.?
1-Rama eshte i pakonkurueshem nga asnje person tjeter ne te DJATHTE E TE MAJTE.Pasi eshte punetor,vizionar,orator…, dhe ne 7 vite ka bere ne shume se ne 30 vite demodemokraci Berishiane.
2-Rama nuk ka asnje dosje vjedhje e krimi,ku Sb ka 65,Luli-30,Likja-31.Nese faktohen nga gjykata-athere flasim ndyshe.
3-Rama perkrahet nga 90 % e popullit,SHBA+BE.Kjo eshte faktuare ne 7 vite.Dhe Rama do iki kur te doi vete,por dhe SHBA qe monitiron reformen ne drejtesi per te cilen ka investuare miljona $,ku PD+LSI e sabotuan qe nga 2016 e ne vazhdim.Them ne vazhdim se edhe sot kerkon qe te rikthehen ne Zgjedhore gjyqtaret e Prekuroret e hedhur NOKDAUN nga VETINGU…per turp te Botes.
-Flm-Dita.
O mallakastra,
Asmje politokan nuk la dosje por ka vetem llafe.Rama e meriton drejtimin e ish PS dhe ish shtetit.Opozita eshte e kenaqur me drejtimin e Rames.I ka xhepat plot.
Deet blegerijne dy a tri here dhe ikin e marron dhene.Drejt europes ,
Eh,more turpi i Mallakastres trime,o kapterri tru shkulur Teme Lalaj,qe je si Sanco Panco pas Don Kishotit Rama!
Jane shume 30 vite,ne jeten e nje brezi njerezor,per te provuar dhe gjykuar nje klase politike se si ka punuar per interesat e popullit apo per te mbushur llogarite e veta bankare!
U rrezua sistemi socialist,nga vete komunistet,qe sunduan po vetem per 30 vjet dhe sot eshte nje popull i tere qe i gjykon dhe ndjehet i zhgenjyer komplet ndaj tyre!
Sot nje grusht hajdutesh dhe kriminelesh grabiten 95% te pasurive kombetare,ndersa 95% e popullit shqiptar vuajne per buken e gojes!
Se cfare i kane bere ketij populli keto 3 banda politike kriminale,mjafton te lexosh akuzat qe i kane bere njeri tjetres sa here kane dale ne opozite,jane te mjaftueshme per t’i nxjerre jashte ligjit dhe kreret e tyre per t’i nxjerre para drejtesise!
Nje popull me dinjitet,qe ka ne gjirin e vet intelektuale idealiste,qe per interesat kombetare jane gati te sakrifikojne edhe jeten e tyre,meriton t’i rikthehet ketyre 30 viteve dhe t’i beje gjyqin e historise te gjitheve pa asnje perjashtim!
Jemi nje vend me pasuri kolosale nentokesore si askush ne Europe,kemi nje bregdet nga me te bukurit ne bote,nje natyre ku parajsa nuk e konkuron dot me ate dhe nje popull te zgjuar,arsim dashes dhe puntor,qe ndertoi per 50 vjet Shqiperine e dale nga Lufta boterore e djegur,shkaterruar,me 90% analfabete,pa asnje industri,me nje bujqesi mesjetare,pa hidrocentrale,me shumicen e tokave mocale dhe keneta,pa asnje miniere,universitet,stadiume,pallate sporti,hekuridha,rruge te asfaltuara,hekurudha,Flota Detare Tregetare e Luftarake,nje ushtri gjigande te pajisur me armatimin me modern te kohes,me nje arsim,shendetesi,drejtesi falas dhe per te gjithe popullin etj,ndersa sot plotesisht te gjitha te shkaterruara!
Eshte kjo klase politike antishqiptare,qe pasi i zhgenjeu te tere shqiptaret,i detyroi te marrin rruget e kurbetit kudo ne bote!
Sot kemi nje rini pa asnje shprese,se mbarojne shkollat e larta (pavaresisht se si),por mbi 90% e tyre nuk gjejne nje vend pune!
Cdo 2 vjet thirren shqiptaret te votojne,se per te zgjedhur nuk i le njeri,por vetem kaq mbarojne lirite dhe te drejtat e tyre se pas dites se votimit nuk i njeh njeri se jane gjalle apo kane vdekur!
Shikoni cfare u bene 700 mije pensionisteve gjate ketyre 3 muajve te covid-19,ku Rama i izoloi duke mos u dhene asnje mundesi te masrrin sherbimet shendetesore,ndonese kane derdhur tere jeten kontribute me shume se te tjeret!
Shkurt i la pensionistet te vdisnin!
Doemos,se Rama nuk qeveris,por SUNDON kete popull,se ai gjate gjithe 24 oreve te cdo dite jepte njoftime ne medioa vetem per covid-19,e jo per qindra pensioniste qe vuajne nga semundje mbase me vdekje purese se covid-19,sic ndodhi me nje vajze 21 vjecare ne Laprake,qe jo vetem u la pa asnje ndihme mjekesore,nga infeksioni ne vesh,por edhe se “Urgjenca Kombetare” nuk i hapi asnjehere telefonin,pa le t’i jepte ndihme deri sa vdiq ne 17 prill!
Se Rama turfullonte duke kercenuar pensionistet te mos dilnin nga shtepia,jo se i plasi barku per ata,por se me numurin e te infektuarve dhe te vdekurve Rama konkuronte ne shkalle boterore,pra luftonte per imazhin e tij mashtrues e jo per shendetin e popullit!
Me keto dhe PPP korruptive ne shendetesi,qe dolen nga covid-19 pa asnje efektivitet,Rama meriton te dale para drejtesise e jo te lavderohet!
Ne se nuk do t’i therrasin mendjes 2 milion shqiptaret e mbetyr ketu,se u iku jeta ne mizerje,atehere per cfare jetojne me gojen mbyllur?
Rruga e zgjidhjes eshte vetem demokratizimi i partive politike aktuale PS-PD-LSI,qe ne krye te tyre te dalin njerez te devotshem e jo arriviste antishqiptare,si deri me sot ,qe vte mbjellin ne popull fidanet e shpreses se ky vend mund te behet!
Oir ky besim kurre nuk mund te lulezoje ne se e gjithe klasa politike e deri tanishme nuk diskreditohet para popullit shqiptar dhe te shporret nga politike!
Nje ndihme te madhe mund te japin sidomos shtetasit shqiptare kudo ne bote,qe t.u jepet mundesia te votojne per zgjedhjet e pergjitheshme!
Jane gjysma e vituesve shqiptare,te pa interesuar per nje vend pune ne Shqiperi,te karikuar me pervojen demokrastike te vendeve ku jetojne e punojne,qe as blihen e as shiten sic ka ndodhur ne Shqiperi per 30 vjet!
Se deri me sot ne Shqiperi kane vendosur militante idiote tru shplare si kapterri Ethem Lalaj e jo njerezit idealiste!ZGJOHUNI SHQIPTARE,SE PO JU SHQYEN UJKU!
Fernando,
Best comment!
Bedri djali:ti e njeh mire PD e Shkodres,ti e njeh mire arsimin,mentalitetin,rrenat e mashtrimet e pa tjeter manipulimet e pothuaj se gjithe drejtuesve kryesor te PD aty e patjeter edhe “aktivistat” e zellshem e shume agresiv ,nje pjese jo e vogel e atyre kan qene burgjeve ne kohen e DULLES per shume arsye,prandaj ata nuk jane spurdhjak,por “vagabonda ,vagabonda politik te rrezikshem”.Prandaj brutaliteti,terrori ashpersis kunder kujdo qe mendojne ndryshe nga PD asht teper e eger e njerezit (familjet e vjetra shkodrane) kan frige nga ky terror I cdo diteshem I tyre e ne te gjitha format qe ushtrohet kryesisht nga drejtusit kryesor te PD (Ademi,Spahija etj).Prandaj kjo praktik e mrapsht e PD ne Shkoder ka bazen ne antikomunizmin e qytetit.Gjithemon do kete probleme me PD e drejtimin e saj ne Shkoder e rrjedhimisht Shkodra do vazhdoj ti keqesohet jeta ne kte qytet tashma ne emergjence po thuajse totale.
DITA:Lutem me lejo ti pergjigjem FERNANDOS.
1-E zeme se PS,PD,LSI..jane kriminale e duhet te eliminohen..jam dakort Si do behet kjo..?
2-Si do krijohet partia e RE qe dite me pare e ka kerkuar gazeta DITA ?
3-Kush eshte Ai burre te dali para Sali Berishes.Se fundja opozites i takon te marr pushtetin me zgjedhje..!
4-Apo ju kerkoni qe partit te eleminohen me REVOLUCION me arme..! KJO ESHTE ÇESHTJA.!
-FLM DITA.
O turpi i Mallakastres,kapterri i maskuar keq Ethum Lalaj!
Qe je gomar e shohin te gjithe pervec femijve,gruas tende dhe komshinjve qe nuk te japin ndonje ilac!
E kush tha se po u zhduken PS.PD.LSI etj do zhduket njerezimi?
Lexoni cfare thote ne piken “3”,gomari i Mallakastres,qe ha mut ne Fier:
– “Kush eshte Ai burre te dali para Sali Berishes.Se fundja opozites i takon te marr pushtetin me zgjedhje.”?
E kush qenka ky perbindeshi,qe ia paske kaq shume friken ti o kelysh i zgjebosur?
Po a nuk ishte populli i revoltuar qe e hodhi ne plehra ne 97-ten kete Berishe?
Po ne 2013 a ishte populli qe me 1 milion vota e hodhi ne plehra Berishen?
Po ne 2017 a ishte populli qe me 1 milion vota hodhi ne plehra Berishen dhe Meten bashke?
Mos kujton ti se populli e votoi PS-ne dhe Ramen se kishin dhene p-rova se punonin per popullin?
Jo,more kelysh i zgjebosur,joooo,nuk votuan Ramen per syte e bukur te tij,por se u mashtruan,nga ai sharlatan se do ndertonte shtetin ligjor,do conte Berishen &CO para drejtesise,do luftonte korrupsionin dhe do i shtonte popullin shpresen se ky vend mund te behet!
Nje prej atyre qe e kam votuar Ramen,jam edhe une familjarisht,se kam qene,por nuk jam me antar i PS-se se Rames,por jam i zhgenjyer aq shume sa e quaj PS-ne si VARRMIHESEN E DEMOKRACISE NE SHQIPERI!
E DJATHTA shqiptare asnjehere nuk ka luftuar bper interesat e Shqiperise edhe me pare,ndersa tani nuk ekziston fare e DJATHTE se PD-ja dhe PR-ja etj jane parti te mbushura dhe dejtohen nga ish komuniste e bijte e tyre!
Shqiperine mund ta beje shtet modern me mireqenien me te larte ne Europe vetem e MASJTA,por jo kjo qe eshte sot se keta nuk kane asnje lidhje me te majten,por me ARMIQTE e Shqiperise!
Aq gomar je ti,sa me idiotizem thua se e paska radhen per ta marre e DJATHTA!
Ha ha ha haaaas!
Po kush e paska caktuar kete radhen e “qumeshtit apo kosit?”
Ne se e majta qeveris si e majte dhe jo si Rama,qe e4shte ARMIK i se majtes,ajo mund te qendroje ne pushtet tere jeten!
Ate radhen mbaje ti kur te shkosh ne m,engjes ne wc,ne se ke vetem nje te tille ne shtepi!
Ose dil ne ballkon dhe shurro qe andej duke vaditur lulet ne vazo!
Kujdes ilacet e idiotit,Teme!
Se te njoh mire,prandaj t’i thashe keto fjale,qe per dike tjeter kurre nuk do t’i thoja!
Mallakastrioyi,
Me revolucion?! Pse jo? Vjen nje moment kur popullit i vjen litari ne fut edhe nuk ka tjeter rruge pos me ba ate qe nuk e beme ne 90: me va ba keture grabitcareve si Rumunet Cauceskut!
DITA:Ky FERNANDO shfrytezon hapsiren ne DITA dhe ofendon sikur te jet RRUGAÇ 400 brezash.Biles thot se me njeh mire,por nuk tregon EMRIN e vertet siç e tregoj une,pasi nuk kam frik as nga vdeja qe e kemi peshqesh nga Zoti.
-Sejcili ka mendimin e tij te lire pa ofenduare kerkend,pasi shpifja dhe ofendimet nuk jane argument per asken qe ka 2 gram shkolle.Meqense ky qenka krriç gomari po citoj:
1-Nese eshte burre-te dali e te krijoj partin e tij me program bindes per ndertimin e Vendit me te mire se 129 partit ekzistuese 30 vjeçare..dhe une do e votoj me 300 familjaret,fisin,fshatin,qytetin ku banoi.Ne te kundert ti veri thembren prapanices dhe ta qep wc-ne qe nxjerr vetem fekale duke helmuar dynjane.
2-Une nuk e kam takuar kurre Edi Ramen.Por duke pare punen e vizionin e tij 20 vjeçar ne Bashki e Qeverisjen e vendit…dhe duke lexuar e degjuare Alfred Moisiun e Rexhep Qosen(besoi i njeh kush jane) te cilet thon se “..Edi Rama eshte KM me i mire ne 30 vite..” Dhe une shtoi..I treti ne 108 vite pas I.Qemalit e M.Shehut.Besoj se sonte nuk do flesh gjum ne shtepi,por ne kotecin e qenit.
3-Nuk ka PS dhe RILINDJE.Ajo eshte 1..1..1.Dhe eshte nje URAGAN i pathyesheme ne Shqiperi.Dhe ate po e ben Edi Rama,i cili pranon mendimin ndryshe.Nuk ishte Edi Rama kryetar kur u shkeput fraksioni LSI(leshelise) me ne krye LIKE-FLORIN dhe partive te tjera.Rama e lejoi Ben Blushin 4 vjet deputet ne PS dhe ndose shpifi me shume se Saliu,nuk e largoi,por e la te diskreditohej dei sa iku vet,krijoi partin Libra e cila shkriu si kripa ne uji.Te tjeret nuk po i permend sot.
4-Une nuk e kam frik Sb,ndonse horrat e tij me futen ne burg ne 96 per te me vjedhur votat.Por dua te them se ai si person ka mbrojte nd/Kombetare,pasi ne 97 disa ambasador nuk lejuan arrestimin e tij.Eshte e pa precedent ne Bote qe nje funksionar shteti te bej mbi 65 krime dhe te mos arrestohet.Si ka mundesi qe Ai deklaron e TV se ne 21 janar urdherova vrasjen me snaiper 4 veta dhe “…do vrisja edhe Edi Ramen me snaiperin tim..po mu fshehe qeni..” dhe drejtesia hesht..!
5-Ne keto rrethana..une ju them se ne kushtet tona eshte e pamundur te krijohet nje parti e Re deri sa Sb eshte mbi toke..dhe po qe se nuk arrestohen te gjithe ata persona qe nga 1992 qe shkaterruan pasurin e popullit ne 46 vjet te mbi 400 mild.$,ku vetem pasuria ushtarake i kalon shifrat e 130 mild.$.Dhe kjo nuk mund te behet me kete drejtesi qe kemi.Por me nje trup gjykuese nd/kombetare deri 5-8 vjet.Ndryshe do jemi ketu ku jemi ose me keq seç jemi.
-Kush ofendon-eshte i ofenduar 100 breza.
-FLM-DITA.
Teme,pij ilacet,se te ka zene terbimi keq!
Nuk je bere ti me 300 spartanet e tu aq trima sa te me prishesh gjumin mua,qe kam mbi 500 spartane afer teje,por qe nuk merren me njerez te dalldisur si ty,qe per nje kocke qe i lepin pushtetit,shtrihesh barkas!
Qetesohu kapterr Temja dhe pil ilacet e prostates qe te mos ngrihesh shpesh naten e t’u zesh wc te tjereve!
Te njoh nga afer se cfare trimi je,por hiqesh si xha Temja mburravec e servil i pushtetit i luajtur bukur nga aktori i madh Agron Llakaj!
o gjergj keke kokrra e karit,si mor bole po thu se familjet e vjetra jane te terrorizume prej PD,po kush e voton PD ne Shkoder ju malcort e ram te lagja mal-ula
E pse te mos votohet PD-ja jo vetem ne Shkoder por ne te gjithe republiken (qe ty shkodrani te vika turp ,megjithse nuk je shkodran,)kur ndermjet ketyre partive dhe drejtuesve te tyre nuk ka asnje ndryshim programi (per partite )dhe veprimi e mentaliteti (per drejtuesit ) Ne i themi:Njeri mut e tjetri kak. Me falni per fjalorin por nuk ndihesha rehat pa e shprehur.