Një sqarim i nevojshëm për lexuesit: Në adresën e internetit opozita.com është botuar një dialog me SMS midis meje dhe A. Ramës, si përgjim i tyre në telefonat tanë. Dua t’ju sqaroj se kjo lloj rubrike në adresën në fjalë është sajesë dhe fantazi gazetarësh, imitim bajat i intervistave të Kaso Kosës që unë dhe krijues të tjerë botonim dikur tek gazeta “Intervista”. Po mbi kokën e çdo interviste shkruhej: “Ju lutemi të mos e merrni seriozisht!” Ky sqarim i vogël, që bën gjithë diferencën mungon tek opozita.com, ndaj ju them që të mos i merrni seriozisht ato dialogje banale të sajuara pa pikë kulture letrare. Këtë sqarim e bëra për arsyen e thjeshtë se kam marrë disa telefonata nga njerëz të shqetësuar. Ju lutem dhe një herë që të mos i merrni seriozisht nëse ju shfaqen diku në internet. Arben Duka
