Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
I nderuar z.Kryeredaktor! Nëpërmjet gazetës suaj super të nderuar, kemi nevojë të bëjmë një sqarim publik. Televizionet lokale në Vlorë si “Vlora Channel”, ‘‘Reald’’ etj. të mos intervistojnë njerëz që nuk e njohin realitetin, që hedhin në publik të pavërteta që i çorientojnë njerëzit. Koculi ka problemet e veta, urojmë t’i zgjidhin. Por është e vërtetë, unikale: vendburimin gjigant të naftës në Gorrisht (në tre lagjet Llapaj, Frengaj, Mustaj, që deri më sot ka dhënë 12 milionë ton naftë) e ka zbuluar legjenda e naftës, Koço Plaku. Gorrishti ka pasuri sipërfaqësore dhe nëntokësore, të pakontestueshme. Bejkush Çaushaj, Gorrisht, Vlorë.
